VENDIM

Nr. 520, datë 6.8.2014

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E SIGURISË DHE SHËNDETIT TË PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME KANCEROGJENËT DHE MUTAGJENËT NË PUNË”[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 38, pika 2, shkro­n­ja “b”, 39, pika 1, shkro­n­ja “b”, e 44, pika 1, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e min­istrit të Shën­de­të­sisë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve nga risqet e lid­hu­ra me kancerog­jenët dhe mutag­jenët në punë”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen të gjitha min­istritë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

RREGULLORE

PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET E LIDHURA ME KANCEROGJENËT DHE MUTAGJENËT NË PUNË

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qël­li­mi

  1. Kjo rreg­ul­lore ka për qël­lim mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve nëpër­m­jet paran­dalim­it të risqeve që janë të pran­ishëm ose mund të kri­jo­hen nga ekspoz­i­mi ndaj kancerog­jenëve ose mutag­jenëve në punë.
  2. Lid­hur me asbestin si agjent kancerog­jen, dis­poz­i­tat e kësaj rreg­ul­lore­je zba­to­hen kur ato janë më të favor­shme për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë se sa dis­poz­i­tat e rreg­ullave të zbat­ueshme për asbestin.

Neni 2

Përku­fiz­ime

Për qël­lim të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e për­dorur kanë kup­ti­met e mëposhtme:

  1. a) “Kancerog­jen” është:
  2. i) çdo sub­stancë që plotë­son kriteret për klasi­fikimin si kancerog­jen i kat­e­gorisë 1A ose 1B, sipas legjis­lacinit në fuqi për klasi­fikimin, etike­timin dhe pake­timin e sub­stan­cave dhe përzier­jeve kimike;
  3. ii) çdo përzier­je e për­bërë prej një apo më shumë sub­stan­cash, të për­men­d­uara në pikën a(i), ku përqën­dri­mi i një apo më shumë sub­stan­cave indi­vid­uale plotë­son kërke­sat për kufi­jtë e përqen­drim­it për klasi­fikimin e përzier­jes si kancerog­jene e kat­e­gorisë 1A ose 1B, sipas legjis­la­cionit në fuqi për klasi­fikimin, etike­timin dhe pake­timin e sub­stan­cave dhe përzier­jeve kimike;
  4. b) “Mutag­jen” është:
  5. i) çdo sub­stancë ose përzier­je që përm­ban një ose më shumë sub­stan­ca dhe që plotë­son kriteret për klasi­fikimin si mutag­jen i kat­e­gorisë 1A ose 1B, sipas legjis­la­cionit në fuqi mbi klasi­fikimin, etike­timin dhe pake­timin e sub­stan­cave dhe përzier­jeve kimike;
  6. ii) çdo përzier­je që përm­ban një ose më shumë sub­stan­ca, të për­men­d­uara në pikën b(i), ku përqën­dri­mi i një apo më shumë sub­stan­cave indi­vid­uale plotë­son kërke­sat për kufi­jtë e përqen­drim­it për klasi­fikimin e përzier­jes si mutag­jene e kat­e­gorisë 1A ose 1B, sipas legjis­la­cionit në fuqi për klasi­fikimin, etike­timin dhe pake­timin e sub­stan­cave dhe përzier­jeve kimike;
  7. c) “Vlerë kufi” është, me për­jash­tim të rasteve kur është parashikuar ndryshe, kufiri i mesa­tares së pon­deru­ar në kohë i përqen­drim­it të një kancerog­jeni ose mutag­jeni në ajër bren­da zonës së frymë­mar­rjes[2] së një punë­mar­rësi në lid­hje me një peri­ud­hë ref­er­ence të speci­fikuar, siç për­cak­to­het në shto­jcën III.

Neni 3

Fusha e zba­ti­mi, për­cak­ti­mi dhe vlerësi­mi i risqeve

  1. Kjo rreg­ul­lore zba­to­het për veprim­tar­itë, në të cilat punë­mar­rësit janë ose mund të jenë të ekspozuar ndaj kancerog­jenëve ose mutag­jenëve si rezul­tat i punës së tyre.
  2. Për çdo veprim­tari që mund të përf­shi­jë një risk të ekspozim­it ndaj kancerog­jenëve ose mutag­jenëve, për­cak­to­het natyra, shkalla dhe kohëzg­jat­ja e ekspozim­it të punë­mar­rësve në mënyrë të atil­lë që të mundë­so­het vlerësi­mi i çdo risku për sig­ur­inë ose shën­detin e punë­mar­rësve, si dhe të për­cak­to­hen masat që duhen mar­rë.
  3. Rivlerësi­mi i riskut kry­het rreg­ull­isht të pak­tën një herë në vit, si dhe në çdo rast kur ndodh një ndryshim në kushtet që mund të ndiko­jnë në ekspoz­imin e punë­mar­rësve ndaj kancerog­jenëve ose mutag­jenëve.
  4. Punëd­hënësi duhet t’i japë autoriteteve të inspek­tim­it, me kërkesë të këtyre të fun­dit, gjithë infor­ma­cionet e për­doru­ra për të kry­er vlerësimin e riskut.
  5. Kur vlerë­so­het risku, mer­ren parasysh të gjitha rrugët e ekspozim­it të tilla si përthith­ja në ose përmes lëkurës.
  6. Kur kry­het vlerësi­mi i riskut, punëd­hënësi i kush­ton vëmend­je të veçan­të çdo paso­je që ka lid­hje me sig­ur­inë ose shën­detin e punë­mar­rësve në risk të veçan­të. Punëd­hënësi kujde­set që punë­mar­rësit në risk të veçan­të të mos ekspo­zo­hen në zonat ku mund të jenë në kon­takt me kancerog­jenët ose mutag­jenët.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Neni 4

Reduk­ti­mi dhe zëvendësi­mi

  1. Punëd­hënësi reduk­ton për­dorim­in e kancerog­jen­it ose mutag­jen­it në vendin e punës, konkretisht duke e zëvendë­suar atë, për aq sa është e mundur teknik­isht, me një sub­stancë, përzier­je ose pro­ces, i cili në kushtet e për­dorim­it nuk është i rrezik­shëm ose është më pak i rrezik­shëm për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve.
  2. Punëd­hënësi doku­men­ton masat që merr për reduk­timin dhe zëvendësimin dhe i paraqet autoriteteve të inspek­tim­it, me kërkesë të këtyre të fun­dit, rezul­tatet e kërkimeve të kry­era dhe/ose masat e mar­ra sipas pikës 1 të këtij neni.

Neni 5

Paran­dal­i­mi dhe reduk­ti­mi i ekspozim­it

  1. Kur rezul­tatet e vlerësim­it të riskut tre­go­jnë një risk për sig­ur­inë ose shën­detin e punë­mar­rësve, ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve duhet të paran­dalo­het.
  2. Kur nuk është e mundur teknik­isht që një kancerog­jen ose mutag­jen të zëvendë­so­het me një sub­stancë, përzier­je ose pro­ces, i cili, në kushtet e tij të për­dorim­it nuk është i rrezik­shëm ose është më pak i rrezik­shëm për sig­ur­inë ose shën­detin, punëd­hënësi sig­uron që sub­stan­ca kancerog­jene ose mutag­jene të prod­ho­het dhe për­doret në një sis­tem të mbyl­lur, bren­da mundë­sive teknike.
  3. Kur një sis­tem i mbyl­lur nuk është teknik­isht i mundur, punëd­hënësi sig­uron që niveli i ekspozim­it të punë­mar­rësve të reduk­to­het në një niv­el sa më të ulët që është e mundur teknik­isht sipas teknologjive më të mira të disponueshme.
  4. Ekspoz­i­mi nuk tejkalon vlerën kufi të një kancerog­jeni të për­cak­tu­ar në shto­jcën III.
  5. Kur për­doret një kancerog­jen ose mutag­jen, punëd­hënësi zba­ton të gjitha masat e mëposhtme:
  6. a) kufiz­imin e sasive të kancerog­jen­it ose mutag­jen­it në vendin e punës;
  7. b) mba­jt­jen e sa më pak punë­mar­rësve të ekspozuar ose që mund të ekspo­zo­hen;
  8. c) pro­jek­timin e pro­ce­seve të punës dhe masave të kon­trol­lit inx­hinierik, në mënyrë që të shmanget ose min­i­mi­zo­het çlir­i­mi i kancerog­jenëve ose mutag­jenëve në vendin e punës;

ç) largimin e kancerog­jenëve ose mutag­jenëve në burim, pran­inë e një sis­te­mi lokal të ekstrak­tim­it ose ajrim­it të përgjithshëm, të gjitha meto­dat e për­sh­tat­shme dhe në për­puth­je me nevo­jën për të mbro­j­tur shën­detin pub­lik dhe mje­disin;

  1. d) për­dorim­in e pro­ce­du­rave të për­sh­tat­shme ekzistuese për mat­jen e kancerog­jenëve ose mutag­jenëve, në veçan­ti për iden­ti­fikimin e her­shëm të ekspoz­imeve anor­male që rezul­to­jnë nga një ngjar­je e paparashikuar ose nga një aksi­dent;
  2. dh) zba­timin e pro­ce­du­rave dhe meto­dave të për­sh­tat­shme të punës;
  3. e) masat mbro­jtëse kolek­tive dhe/ose masat mbro­jtëse indi­vid­uale, kur ekspoz­i­mi nuk mund të shmanget me anë të mjeteve të tjera;

ë) masat higjieno-san­itare, në veçan­ti pastrim­in rreg­ull­isht të dyshe­meve, mureve dhe sipër­faqeve të tjera;

  1. f) informimin e punë­mar­rësve;
  2. g) cak­timin e kufi­jve të zon­ave me risk dhe për­dorim­in e shen­jave të për­sh­tat­shme të par­ala­jmërim­it dhe të sig­urisë, përf­shirë shen­jën “Ndalo­het duhani”, në zonat ku punë­mar­rësit janë ekspozuar ose mund të ekspo­zo­hen ndaj kancerog­jenëve ose mutag­jenëve;
  3. gj) har­timin e plan­eve për për­bal­lim­in e emergjen­cave që mund të rezul­to­jnë në ekspoz­im shumë të lartë;
  4. h) mjete për mag­a­zin­im, tra­j­timin dhe trans­portimin e sig­urt, në veçan­ti duke për­dorur kon­te­jn­erë të mbyl­lur dhe të etike­t­u­ar qartë­sisht dhe në mënyrë të dal­lueshme;
  5. i) mjete për mbled­hjen, mag­a­zin­imin dhe mba­jt­jen e sig­urt të mbet­jeve nga punë­mar­rësit, përf­shirë për­dorim­in e kon­te­jn­erëve të mbyl­lur dhe të etike­t­u­ar qartë­sisht dhe në mënyrë të dal­lueshme.

Neni 6

Infor­ma­cion për autoritetin e inspek­tim­it

  1. Kur rezul­tatet e vlerësim­it të riskut tre­go­jnë një risk për sig­ur­inë ose shën­detin e punë­mar­rësve, punëd­hënësi, kur i kërko­het, vë në dis­pozi­cion të autoritetit të inspek­tim­it infor­ma­cione të për­sh­tat­shme lid­hur me:
  2. a) veprim­tar­itë dhe/ose pro­ce­set indus­tri­ale të zhvil­lu­ara, përf­shirë arsyet për të cilat për­doren kancerog­jenët ose mutag­jenët;
  3. b) sasitë e sub­stan­cave ose përzier­jeve të prod­huara ose të për­doru­ra që përm­ba­jnë kancerog­jenë ose mutag­jenë;
  4. c) num­rin e punë­mar­rësve të ekspozuar;

ç) natyrën dhe shkallën e ekspozim­it;

  1. d) llo­jin e pajis­jeve mbro­jtëse të për­doru­ra;
  2. dh) masat paran­daluese të mar­ra;
  3. e) rastet e zëvendësimeve.

Neni 7

Ekspoz­i­mi i paparashikuar

  1. Në rast të një ngjar­je­je të paparashikuar ose të një aksi­den­ti që mund të rezul­to­jë në një ekspoz­im të lartë të punë­mar­rësve, punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësit lid­hur me këtë ekspoz­im.
  2. Derisa sit­u­a­ta të rik­the­het në nor­malitet dhe shkaqet e ekspozim­it të lartë të jenë elimin­uar:
  3. a) Lejo­hen të puno­jnë në zonën e prekur vetëm ata punë­mar­rës që janë të domos­doshëm dhe të tra­jnuar pro­fe­sion­al­isht për kry­er­jen e riparimeve dhe për punë të tjera të nevo­jshme.
  4. b) Punë­mar­rësve në fjalë u sig­uro­hen pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale, në veçan­ti vesh­je mbro­jtëse dhe pajis­je mbro­jtëse të frymë­mar­rjes, që mba­hen për sa kohë zgjat ekspoz­i­mi i lartë. Ekspoz­i­mi nuk mund të jetë i vazh­dueshëm; koha e ekspozim­it për çdo punë­mar­rës mba­het në min­i­mu­min strikt të kohës së nevo­jshme.
  5. c) Punë­mar­rësit e pam­bro­j­tur nuk lejo­het të puno­jnë në zonën e prekur.

Neni 8

Ekspoz­i­mi i parashikueshëm

  1. Për disa veprim­tari të cak­tu­ara, si mirëm­ba­jt­ja, ku është i parashikueshëm ekspoz­im i lartë, pasi janë shteru­ar të gjitha masat e nevo­jshme paran­daluese teknike, punëd­hënësi për­cak­ton masat e nevo­jshme për të reduk­tu­ar kohëzg­jat­jen e ekspozim­it të punë­mar­rësve në min­i­mu­min e mund­shëm. Këto masa mer­ren nga punëd­hënësi pas kon­sul­tim­it me punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre në ndër­mar­rje ose fil­ialet e saj. Këto masa nuk kufi­zo­jnë ose për­jash­to­jnë përgjegjës­inë e punëd­hënësit, për mar­rjen e masave të nevo­jshme për të reduk­tu­ar kohëzg­jat­jen e ekspozim­it të punë­mar­rësve në min­i­mu­min e mund­shëm dhe për të garan­tu­ar mbro­jt­jen e tyre gjatë kry­er­jes së pro­ce­seve të tilla të punës.
  2. Në zba­tim të pikës 1 të këtij neni, punë­mar­rësve në fjalë u sig­uro­hen pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale, në veçan­ti vesh­je mbro­jtëse dhe pajis­je mbro­jtëse të frymë­mar­rjes, që mba­hen për sa kohë zgjat ekspoz­i­mi i lartë. Ky ekspoz­im nuk mund të jetë i përher­shëm dhe duhet të mba­het në min­i­mu­min strikt të kohës së nevo­jshme për secilin punë­mar­rës.
  3. Punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar që zonat në të cilat zhvil­lo­hen veprim­tar­itë e për­men­dura në pikën 1 të këtij neni të jenë të cak­tu­ara me kufij dhe të shënuara në mënyrë të qartë, ose të ndalo­het me mënyra të tjera hyr­ja e per­son­ave të paau­tor­izuar në këto zona.

Neni 9

Aksesi në zonat e riskut

Punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar akses vetëm për punë­mar­rësit, që për shkak të punës dhe funk­sion­it janë të detyru­ar të hyjnë në zonat ku zhvil­lo­hen veprim­tar­itë, për të cilat rezul­tatet e vlerësim­it të riskut tre­go­jnë një risk për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve.

Neni 10

Masat higjieno-san­itare dhe të mbro­jt­jes indi­vid­uale

  1. Për të gjitha veprim­tar­itë ku ka një risk për ndot­jen nga kancerog­jenët ose mutag­jenët, punëd­hënësi është i detyru­ar të mar­rë masa të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar që:
  2. a) punë­mar­rësit të mos kon­sumo­jnë ushqime, lëng­je dhe duhan në zonat ku ka një risk për ndot­je nga kancerog­jenët ose mutag­jenët;
  3. b) punë­mar­rësit të pajisen me vesh­je të për­sh­tat­shme mbro­jtëse ose me vesh­je të tjera spe­ciale të për­sh­tat­shme;
  4. c) të ketë vende të ndara të mba­jt­jes për vesh­jet e punës, vesh­jet mbro­jtëse dhe për vesh­jet e zakon­shme;

ç) punë­mar­rësve t’u vihen në dis­pozi­cion mjete dhe mjedise të për­sh­tat­shme dhe të mjaftueshme për shër­bimet higjieno-san­itare;

  1. d) pajis­jet mbro­jtëse të ruhen në mënyrë të për­sh­tat­shme në një vend të për­cak­tu­ar. Ato kon­trol­lo­hen dhe pas­tro­hen pas çdo për­dori­mi dhe, nëse është e mundur edhe për­para për­dorim­it të tyre;
  2. dh) pajis­jet me defek­te të riparo­hen ose zëvendë­so­hen për­para për­dorim­it të mëte­jshëm.
  3. Kos­tot finan­cia­re të masave të parashikuara në para­grafin 1 të këtij neni nuk u ngarko­hen punë­mar­rësve.

Neni 11

Formi­mi i punë­mar­rësve

  1. Punëd­hënësi merr masat e duhu­ra për të sig­u­ru­ar formimin e mjaftueshëm dhe të për­sh­tat­shëm të punë­mar­rësve dhe/ose për­faqë­suesve të tyre në ndër­mar­rje ose në fil­ialet e saj, mbi gjithë infor­ma­cionin e disponueshëm, në veçan­ti në for­mën e infor­ma­cionit dhe udhëz­imeve lid­hur me:
  2. a) risqet poten­ciale për shën­detin, përf­shirë risqet sht­esë për shkak të kon­sum­it të duhan­it;
  3. b) masat për të paran­dalu­ar ekspoz­imin;
  4. c) kërke­sat higjieno-san­itare;

ç) vesh­jen dhe për­dorim­in e vesh­jeve dhe pajis­jeve mbro­jtëse;

  1. d) masat për të paran­dalu­ar aksi­den­tet, si dhe hap­at që duhen mar­rë nga punë­mar­rësit, përf­shirë edhe per­son­elin e emergjencës, në rastin e aksi­den­teve dhe për të paran­dalu­ar aksi­den­tet.

Formi­mi për­sh­tatet me ndryshimet e risqeve ekzistuese ose mundës­inë e risqeve të reja dhe përsëritet në mënyrë peri­odike, sa herë është e nevo­jshme.

  1. Punëd­hënësit infor­mo­jnë punë­mar­rësit mbi instalimet dhe kon­te­jn­erët e lid­hur me to që përm­ba­jnë kancerog­jenë ose mutag­jenë, si dhe sig­uro­jnë që këta të jenë të etike­t­u­ar në mënyrë të qartë dhe të dal­lueshme, si dhe të kenë shen­ja qartë­sisht të duk­shme par­ala­jmëruese dhe të rrezikut.

Neni 12

Informi­mi i punë­mar­rësve

  1. Punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar që:
  2. a) punë­mar­rësit dhe/ose çdo për­faqë­sues i tyre në ndër­mar­rje ose fil­ialet e saj infor­mo­hen sa më parë për mundës­inë e ekspoz­imeve të lar­ta, përf­shirë ato të për­men­dura në nenin 8, për shkaqet e ekspozim­it dhe për masat e mar­ra ose që duhen mar­rë për të për­mirë­suar sit­u­atën;
  3. b) punëd­hënësi mban një listë të përditë­suar të punë­mar­rësve të angazhuar në veprim­tar­itë për të cilat rezul­tatet e vlerësim­it të riskut nxjer­rin në pah një risk për sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre, si dhe të dhë­na mbi agjen­tët dhe ekspoz­imin që ata kanë pësuar, nëse infor­ma­cioni është i disponueshëm;
  4. c) mjeku dhe/ose autoriteti i inspek­tim­it, si dhe per­sona të tjerë që kanë përgjegjësi për shën­detin dhe sig­ur­inë në punë, kanë akses në listën e për­men­dur në shkro­n­jën b të pikës 1 të këtij neni;

ç) çdo punë­mar­rës ka akses vetëm në infor­ma­cionin që lid­het me të per­son­al­isht;

  1. d) punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre në ndër­mar­rje ose fil­ialet e saj kanë akses në infor­ma­cionin kolek­tiv anon­im.

Neni 13

Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

  1. Punëd­hënësi merr masa të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar që punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre në ndër­mar­rje ose fil­ialet e saj të mund të kon­trol­lo­jnë dhe/ose të mund të përf­shi­hen në zba­timin e kësaj rreg­ul­lore­je lid­hur me:
  2. a) paso­jat për sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve lid­hur me përzg­jed­hjen, mba­jt­jen dhe për­dorim­in e vesh­jeve dhe pajis­jeve mbro­jtëse, pa cen­uar përgjegjës­inë e punëd­hënësve për të për­cak­tu­ar se sa të efek­t­shme janë vesh­jet dhe pajis­jet mbro­jtëse;
  3. b) masat e për­cak­tu­ara nga punëd­hënësi sipas pikës 1 të nen­it 8 të kësaj rreg­ul­lore­je, pa për­jash­tu­ar përgjegjës­inë e punëd­hënësit për për­cak­timin e masave të tilla.

SEKSIONI III

DISPOZITA TË PËRZIERA

Neni 14

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore

  1. Në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe prak­tikën për sis­temin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, punëd­hënësi merr masa për kry­er­jen e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore të punë­mar­rësve për të cilët vlerësi­mi i riskut ka treguar risk për sig­ur­inë dhe shën­detin e tyre.

Kjo mbikëqyr­je shën­de­të­sore kry­het në mënyrë të për­sh­tat­shme:

- për­para ekspozim­it;

- në inter­vale të rreg­ull­ta më pas.

Masat e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore duhet të jenë të një natyre të tillë që të lejo­jnë zba­timin e drejt­për­drejtë dhe pa penge­sa të masave të higjienës per­son­ale ose të higjienës në punë.

  1. Kur vëre­het se një punë­mar­rës vuan nga një çrreg­ul­lim shën­de­të­sor, i cili dyshohet të jetë rezul­tat i ekspozim­it ndaj kancerog­jenëve ose mutag­jenëve, mjeku ose autoriteti i inspek­tim­it përgjegjës për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore të punë­mar­rësve mund t’u kërko­jë punë­mar­rësve të tjerë që kanë pasur ekspoz­im të ngjashëm, t’i nën­shtro­hen mbikëqyr­jes shën­de­të­sore. Në këtë rast, kry­het një rivlerësim i riskut në për­puth­je me pikën 2 të nen­it 3.
  2. Në rastet kur kry­het mbikëqyr­ja shën­de­të­sore, doku­men­to­hen të dhë­nat shën­de­të­sore indi­vid­uale dhe mjeku ose autoriteti i inspek­tim­it përgjegjës për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore të punë­mar­rësve propo­zon çdo masë mbro­jtëse ose paran­daluese që duhet mar­rë për çdo punë­mar­rës.
  3. Punëd­hënësi infor­mon dhe këshillon punë­mar­rësit mbi mbikëqyr­jen shën­de­të­sore, së cilës ata mund t’i nën­shtro­hen pas për­fundim­it të ekspozim­it.
  4. Në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe/ose prak­tikat kom­bëtare:
  5. a) punë­mar­rësit kanë akses në rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore që ka lid­hje me ta per­son­al­isht; dhe
  6. b) punë­mar­rësit e prekur ose punëd­hënësi mund të kërko­jnë një rishikim të rezul­tat­eve të mbikëqyr­jes shën­de­të­sore.
  7. Reko­mandime prak­tike për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore të punë­mar­rësve jepen në shto­jcën II.
  8. Të gjitha rastet e iden­ti­fikuara me kancer si rezul­tat i ekspozim­it në punë ndaj kancerog­jenëve ose mutag­jenëve deklaro­hen pranë autoritetit të inspek­tim­it në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

Neni 15

Mba­j­ta e kartelës së shën­de­tit në punë

  1. Lista e për­men­dur në shkro­n­jën “b”, të pikës 1, të nen­it 12, dhe të dhë­nat indi­vid­uale të shën­de­tit të për­men­dura në pikën 3, të nen­it 14, të kësaj rreg­ul­lore­je, mba­hen për të pak­tën 40 vjet pas për­fundim­it të ekspozim­it dhe në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe/ose prak­tikat kom­bëtare.
  2. Kur ndër­mar­r­ja pushon veprim­tar­inë, doku­mentet sipas pikës 1 të këtij neni dorë­zo­hen pranë struk­tu­rave rajonale të shën­de­tit pub­lik, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe/ose prak­tikat kom­bëtare.

Neni 16

Vler­at kufi

Vler­at kufi dhe dis­pozi­ta të tjera të lid­hu­ra drejt­për­drejt me to për­cak­to­hen në shto­jcën III të kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 17

Për­dori­mi i të dhë­nave

Min­is­tria përgjegjëse për shën­de­tës­inë ka akses në të dhë­nat e mbled­hu­ra nga autoritetet e inspek­tim­it, sipas pikës 7, të nen­it 14, të kësaj rreg­ul­lore­je. Këto të dhë­na mund të për­doren vetëm për kërkim, vendim­mar­rje dhe qël­lime sta­tis­tiko­re, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për rua­jt­jen e të dhë­nave per­son­ale.

SHTOJCA 1

LISTA E SUBSTANCAVE, PËRZIERJEVE DHE PROCESEVE

  1. a) Prod­hi­mi i auram­inës.
  2. b) Puna që përf­shin ekspoz­imin ndaj hidrokar­bu­reve poli­cik­like aro­matike të pran­ishëm në blozën e qymyrit, në katranin e qymyrit, ose në ziftin e tij.
  3. c) Puna që përf­shin ekspoz­imin ndaj pluhu­rave, tym­rave dhe spërkat­jeve të prod­huara gjatë pjek­jes dhe elek­tro­rafinim­it të bakër-nike­lit të papër­punuar.
  4. d) Pro­ces me acid të fortë në prod­himin e alkoolit izo­propi­lik.
  5. e) Puna që përf­shin ekspoz­imin ndaj pluhu­rave të dru­rit të fortë, si p.sh.: lisi ose ahu.[3]

SHTOJCA II

UDHËZIME PRAKTIKE PËR MBIKËQYRJEN SHËNDETËSORE TË PUNËMARRËSVE

  1. Mjeku dhe/ose autoriteti i inspek­tim­it përgjegjës për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore të punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj sub­stan­cave kancerog­jene ose mutag­jene duhet të jetë i njo­hur me kushtet e ekspozim­it ose rrethanat e secilit punë­mar­rës.
  2. Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore e punë­mar­rësve duhet të kry­het në për­puth­je me parimet dhe prak­tikat e mjekë­sisë së punës; kjo duhet të përf­shi­jë të pak­tën masat e mëposhtme:

- mba­jt­jen e të dhë­nave të his­torisë mjekë­sore dhe pro­fe­sion­ale të një punë­mar­rësi;

- një inter­vistë per­son­ale;

- kur është e për­sh­tat­shme, mbikëqyr­jen biologjike, si dhe iden­ti­fikimin e efek­teve të her­shme dhe të kthyeshme.

Teste të mëte­jshme mund të ven­dosen për çdo punë­mar­rës, kur ai është sub­jekt i mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, nën dritën e njo­hurive më të reja të disponueshme për mjekës­inë e punës.

SHTOJCA III

VLERA KUFI DHE DISPOZITA TË TJERA TË LIDHURA DREJTPËRDREJT ME TO

  1. Vler­at kufi për ekspoz­imin në punë
Emri i agjen­tit CAS(1) Vler­at kufi Shën­im
mg/m3   (2) ppm (3)
Ben­zeni 71–43‑2 3,25 (4) 1(4) Lëkurë (5)
Monomeri i kloru­rit të vinilit 75–01‑4 7,77 (4) 3(4) -
Pluhu­ra të dru­rit të fortë - 5,0  (4) (6) - -
  1. Dis­pozi­ta të tjera të lid­hu­ra drejt­për­drejt me vler­at kufi

(1) CAS: Shër­bi­mi i Abstrak­teve Kimike.

(2) mg/m3 = miligramë për metër kub ajër në tem­per­aturë 20°C dhe 101,3 kPa. (760 mm trys­ni Hg).

(3) ppm = pjesë për mil­ion sipas vël­lim­it në ajër (në ml/m3).

(4) I matur ose i llog­a­r­it­ur në lid­hje me një peri­ud­hë ref­er­ence prej tetë orësh.

(5) Kon­tribut thel­bë­sor në bar­rën e përgjithshme të trupit nëpër­m­jet ekspozim­it të mund­shëm përmes lëkurës.

(6) Frak­sioni i thithshëm: nëse pluhu­rat e dru­rit të fortë përz­i­hen me pluhu­ra të tjerë druri, vlera kufi zba­to­het për të gjithë pluhu­rat e dru­rit të pran­ishëm në atë përzier­je.

[1]. Direk­ti­va e BE-së 98/24 KE, e datës 7 prill 1998, “Për mbro­jt­jen e shën­de­tit dhe sig­urisë së punë­mar­rësve nga risqet e lid­hu­ra me kancerog­jenët dhe mutag­jenët në punë” (Direk­ti­va e gjashtë indi­vid­uale bren­da kup­ti­m­it të nen­it 16 (1), të Direk­tivës së Këshillit 89/391/KEE). Celex 32004L0037.

[2]Sipas përku­fizim­it të dhënë në stan­dard­in EN 1540 “Ekspoz­i­mi në vendin e punës- ter­mi­nologjia”: “Zonë e frymë­mar­rjes quhet hapësira rreth hundës dhe gojës nga e cila mer­ret frymë”. Teknik­isht zona e frymë­mar­rjes është hem­is­fera (përgjithë­sisht e pran­uar me rreze 30 cm) për­para fytyrës me qendër në mes të vijës që bashkon veshët. Baza e hem­is­fer­ës është një plan që kalon përmes kësaj vije, majës së kokës dhe laringut. Ky për­shkrim teknik nuk apliko­het kur për­doret pajis­je mbro­jtëse res­pi­ra­tore.

[3] Një listë e disa drurëve të fortë gjen­det në volu­min 62 të mono­grafive mbi vlerësimin e risqeve të sub­stan­cave kancerog­jene te njerëz­it “Pluhuri i Dru­rit dhe Formalde­hi­di”, i pub­likuar nga Agjen­cia Ndërkom­bëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC), Lion, 1995.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim