VENDIM

Nr. 484, datë 29.6.2016

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME ASBESTIN NË VENDIN E PUNËS1

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 38, pika 2, shkro­n­ja “c”, dhe 39, pika 1, shkro­n­ja “b”, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Shën­de­të­sisë dhe min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave[1]

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga risqet lid­hur me asbestin në vendin e punës, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen Min­is­tria e Shën­de­të­sisë, Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë dhe insti­tu­cionet në varësi të tyre për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare dhe i shtrin efek­tet 2 (dy) vjet pas hyr­jes në fuqi.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Niko Peleshi

RREGULLORE

PËR MBROJTJEN E PUNËMARRËSVE NGA RISQET LIDHUR ME ASBESTIN NË VENDIN E PUNËS

SEKSIONI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qël­li­mi

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe të shën­de­tit të punë­mar­rësve nga risqet që kri­jo­hen ose mund të kri­jo­hen nga ekspoz­i­mi ndaj asbestit në punë.
  2. Kërke­sat e kësaj rreg­ul­lore­je zba­to­hen për ndër­mar­rjet, vendet e punës dhe veprim­tar­itë në të cilat punë­mar­rësit janë të ekspozuar ose mund të ekspo­zo­hen ndaj asbestit gjatë punës së tyre, duke për­cak­tu­ar vler­at e lejuara dhe kërke­sa të tjera të veçan­ta.

Neni 2

Fusha e zba­tim­it

  1. Dis­poz­i­tat e kësaj rreg­ul­lore­je zba­to­hen në të gjithë sek­torët e veprim­tarisë ku punë­mar­rësit janë ose mund të jenë të ekspozuar ndaj pluhu­rit që përfto­het nga asbesti apo nga mate­ri­alet që përm­ba­jnë asbest.
  2. Veprim­tari të tilla përf­shi­jnë indus­trinë e nxjer­rjes së asbestit, ndër­timin apo punimet ndër­ti­more dhe restau­rim­in, të tilla si: punime të mirëm­ba­jt­jes së zakon­shme, punime të mirë-mba­jt­jes së jashtëza­kon­shme, punime rikon­stru-ksioni, rindër­ti­mi, punimet e kap­sulim­it apo heq­jes së asbestit apo mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest në god­i­na, mjetet motorike të trans­portit detar, heku­rud­hor, makiner­itë bujqë­sore dhe në vesh­jet e tyre, si dhe veprim­tar­itë për asgjësimin e mbet­jeve.
  3. Dis­poz­i­tat e legjis­la­cionit përkatës të shën­de­tit dhe të sig­urisë në punë janë plotë­sisht të zbat­ueshme në të gjithë/a fushën/at e përme-ndur në pikën 2 të këtij neni, përveç rasteve kur ka një dis­poz­itë më shtrënguese ose më speci­fike në këtë rreg­ul­lore.

Neni 3

Përku­fiz­ime

Për efekt të kësaj rreg­ul­lore­je, ter­mat e mëposhtëm kanë këto kup­time:

  1. a) “asbest” përf­shin silikatet fijore të mëposhtme:
  2. i) akti­no­lit, CAS nr. 77536–66‑4;
  3. ii) gruenerite/amosit, CAS nr. 12172–73‑5;

iii) antofil­it, CAS nr. 77536–67‑5;

  1. iv) krisotil, CAS nr. 12001–29‑5;
  2. v) kroki­dolit, CAS nr. 12001–28‑4;
  3. vi) tremolit, CAS nr. 77536–68‑6.
  4. b) “veprimtari/punë me afat të shkurtër”, në lid­hje me asbestin, përf­shin çdo veprim­tari për një peri­ud­hë prej 7 (shtatë) ditësh kalen­darike:
  5. i) që nuk zgjat më shumë se dy orë pune;
  6. ii) ku punë­mar­rësi nuk përf­shi­het në më shumë se një orë pune.
  7. c) “Autoritetet e inspek­tim­it”, Inspek­torati Shtetëror i Punës, Inspek­torati Shtetëror Shënde-tësor, Inspek­torati Shtetëror i Mje­dis­it, autori-tetet e inspek­tim­it të ndër­tim­it;

ç) “Autoriteti kom­pe­tent”, organet kompe-tente të hetim­it dhe të drejtë­sisë.

SEKSIONI II

DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT

Neni 4

Vlerësi­mi i riskut

  1. Punëd­hënësi, në për­puth­je me nenin 9, të ligjit nr. 10237, datë 18.2.2010, “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, sig­uron vlerësimin e risqeve në veprim­tar­itë që mund të shfaqin risk të ekspozim­it ndaj pluhu­rit të asbestit ose të mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest, ndaj të cilit janë të ekspozuar punë­mar­rësit.
  2. Vlerësi­mi i riskut duhet të përf­shi­jë:
  3. a) tipin e asbestit ndaj të cilit punë­mar­rësit mund të ekspo­zo­hen;
  4. b) natyrën dhe shkallën e ekspozim­it ndaj asbestit që mund të shfaqet gjatë punës;
  5. c) rezul­tatet e mon­i­torim­it të ekspozim­it ndaj asbestit, në për­puth­je me para­grafin 3, të nen­it 8, të kësaj rreg­ul­lore­je;

ç) masat paran­daluese ndaj ekspozim­it ose uljen e nivelit të pranisë së asbestit më pak se vlera kufi e lejuar, në ajrin e zonës së punës;

  1. d) rezul­tatet e kon­trol­lit peri­odik të shën­de­tit në punë;
  2. dh) çdo infor­ma­cion tjetër të vlef­shëm që i nevo­jitet punëd­hënësit për të plotë­suar vlerë-simin e riskut.
  3. Në kushtet kur ekspoz­i­mi i punë­mar­rësit është i rastë­sishëm dhe me inten­sitet të ulët ose shkalla e ekspozim­it të punë­mar­rësit ndaj asbestit është e ulët dhe kur nga vlerësi­mi i riskut rezul­ton se vlera kufi të lejuara për asbestin nuk do të tejkalo­het në ajrin e zonës ku puno­het, dis­poz­i­tat e nen­eve 5 dhe 15, të kësaj rreg­ul­lo-reje, mund të mos zba­to­hen në rastet kur puna përf­shin:
  4. a) veprim­tari të shkur­tra, jo të vazh­dueshme restau­ri­mi, në të cilat për­doren mate­ri­ale jofi­jore;
  5. b) heq­je, pa shkatër­rim, të mate­ri­aleve të padëm­tu­ara, në të cilat fijet e asbestit janë pazgjidhsh­mër­isht të lid­hu­ra;
  6. c) kap­sulim ose mbyll­je të mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest dhe që janë në gjend­je të mirë;

ç) kon­troll dhe mon­i­torim të ajrit dhe mbled­hje e mostrave për të vlerë­suar nëse mate­ri­ali në fjalë përm­ban asbest.

  1. Të dhë­nat nga vlerësi­mi dhe/ose mat­ja e nivelit të ekspozim­it ndaj asbe­sit ruhen në for­më të për­sh­tat­shme, në god­inën e ndër­mar­rjes, pas kon­sul­tim­it me punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë-sue­sit e tyre, për aq kohë sa vazh­don pro­ce­si i punës dhe sipas për­cak­timeve të legjis­la­cionit në fuqi dhe duhet rishikuar kur ka arsye për të besuar se ai është i pasak­të ose ka një ndryshim mate­ri­ali në punë.
  2. Punëd­hënësi rishikon vlerësimin e riskut:
  3. a) rreg­ull­isht, çdo gjashtë muaj;
  4. b) men­jëherë, në qoftë se:
  5. i) ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar se vlerësi­mi i riskut nuk është i vlef­shëm;
  6. ii) ka ndryshim thel­bë­sor në kushtet e punës për të cilën është kry­er vlerësi­mi i riskut;

iii) rezul­tatet e mon­i­torim­it të ajrit, të kry­era, në për­puth­je me nenin 8 të kësaj rreg­ul­lore­je, tre­go­jnë që është i nevo­jshëm.

  1. Punëd­hënësi ndryshon vlerësimin e riskut kur:
  2. a) ka arsye për të besuar se nuk është i sak­të;
  3. b) ka ndryshim në kushtet e punës;
  4. c) nga rishiki­mi, del nevo­ja për ndryshim të vlerësim­it të riskut.
  5. Punëd­hënësi kryen dhe regjistron ndryshi-met sipas shkro­n­jës “c”, të pikës 6, të këtij neni, në rastet kur ato janë rezul­tat i drejt­për­drejtë i gjet­jeve dhe i për­fundimeve të vlerësim­it të riskut.
  6. Min­istri përgjegjës për shën­de­tës­inë dhe min­istri përgjegjës për mirëqe­nien sociale mira-tojnë udhëzimet prak­tike për për­cak­timin e shkallës së ekspozim­it ndaj asbestit në veprim­tari të shkur­tra dhe me inten­sitet të ulët, siç parashiko­het në pikën 3 të këtij neni, në për-puth­je me legjis­la­cionin dhe prak­tikën kom­bë-tare, përkatëse, në fuqi, pas kon­sul­timeve me për­faqë­sues të punëd­hënësve dhe të punë-mar­rësve.

Neni 5

Sis­te­mi i njof­tim­it

  1. Punëd­hënësi, në veprim­tar­itë e parashi-kuara në pikën 3, të nen­it 4, të kësaj rreg­ul­lore­je, ndërmerr të gjitha masat e parashikuara në pikat 2, 5 dhe 6, të nen­it 4, të rreg­ul­lores.
  2. Veprim­tar­itë e parashikuara në pikën 3, të nen­it 4, të kësaj rreg­ul­lore­je, do të mbu­lo­hen nga një sis­tem njof­ti­mi tek autoritetet inspek­tuese.
  3. Punëd­hënësi, para fil­lim­it të punimeve me prani të asbestit, njofton autoritetet inspek­tuese përgjegjëse për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, sipas për­cak­timeve të pikës 2, të këtij neni, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi, jo më vonë se pesëm­bëd­hjetë ditë kalen­darike para fil­lim­it të punimeve të licen­cuara me prani të asbestit.

Ky njof­tim përf­shin:

  1. a) emrin e sub­jek­tit njoftues, adresën dhe num­rin e telefonit/adresën elek­tron­ike të selisë së god­inës qen­drore ose të admin­is­tratës së sub­jek­tit;
  2. b) për­shkrim­in e shkurtër, të:
  3. i) vend­ndod­hjes së zonës së punës;
  4. ii) llo­jit dhe sasisë së asbestit të për­dorur ose të tra­j­tu­ar;

iii) veprim­tar­itë dhe pro­ce­set që përf­shi­hen;

  1. iv) num­rin e punë­mar­rësve të përf­shirë;
  2. v) masat e mar­ra për të kufizuar ekspoz­imin e punë­mar­rësve ndaj asbestit;
  3. c) datën e fil­lim­it dhe kohëzg­jat­jen e punës;

ç) çdo ndryshim tjetër nga të dhë­nat e njof­tim­it para­prak, duke përf­shirë mbyll­jen e punimeve. Ky njof­tim bëhet me shkrim dhe men­jëherë.

  1. Punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre duhet të kenë akses në doku­mentet e njof­tim­it, të për­cak­tu­ara në pikën 3 të këtij neni, lid­hur me ndër­mar­rjen apo insti­tu­cionin ku puno­jnë, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.
  2. Punëd­hënësi dorë­zon njof­tim të ri në rastet kur kon­sta­to­het rrit­je e kon­siderueshme e ekspo-zim­it ndaj pluhu­rit të asbestit apo të mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest.

Neni 6

Ndalimet

Me për­jash­tim të atyre aktiviteteve që lid­hen me tra­j­timin dhe largimin e pro­duk­teve që rezul­to­jnë nga shkatër­ri­mi dhe largi­mi i asbestit, janë të ndalu­ara veprim­tar­itë që ekspo­zo­jnë punë­mar­rësit ndaj fijeve të asbestit, si më poshtë vijon:

  1. a) për­dori­mi i asbestit me anë të pro­ce­sit të spërkat­jes;
  2. b) pro­ce­set që përf­shi­jnë për­dorim­in e izolim­it me den­sitet të ulët (më pak se 1 g/cm3) ose të mate­ri­aleve izolues (kufizues) ndaj zhur-mave, të cilat përm­ba­jnë asbest;
  3. c) nxjer­r­ja e asbestit;

ç) prod­hi­mi dhe për­puni­mi i pro­duk­teve që përm­ba­jnë asbest;

  1. d) prod­hi­mi dhe për­puni­mi i pro­duk­teve që përm­ba­jnë asbest të shtu­ar në mënyrë të qël­lim-shme.

Neni 7

Paran­dal­i­mi dhe zvogëli­mi i ekspozim­it

ndaj asbestit

  1. Punëd­hënësi, për veprim­tar­itë e parashi-kuara në pikën 1, të nen­it 2, të kësaj rreg­ul­lore­je, sig­uron që ekspoz­i­mi i punë­mar­rësve ndaj pluhu­rit të asbestit ose mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest në vendin e punës:
  2. a) të zvogëlo­het sa më shumë të jetë e mundur prak­tik­isht;
  3. b) në rast të pamundë­sisë së paran­dalim­it, të zvogëlo­het, në çdo rast, nën nivelin e vlerës kufi të lejuar.
  4. Punëd­hënësi për të përm­bushur kërke­sat e pikës 1 të këtij neni, merr masat e mëposhtme:
  5. a) kufi­zon në min­imun num­rin e punë-mar­rësve të ekspozuar ose në risk për ekspoz­im ndaj pluhu­rit të përf­tu­ar nga asbesti ose nga pro­duk­tet që përm­ba­jnë asbest në vendin e punës;
  6. b) pro­jek­ton ato pro­cese pune që nuk prod­ho­jnë pluhur asbesti dhe, kur kjo nuk është e mundur, shmang çlir­im­in e pluhu­rit të asbestit në ajër;
  7. c) sig­uron pastrim­in dhe mirëm­ba­jt­jen në mënyrë të vazh­d­uar dhe efek­tive të të gjitha ambi­en­teve dhe pajis­jeve të punës, të përf­shi­ra në tra­j­timin e asbestit;

ç) sig­uron mbled­hjen dhe heq­jen me shpe­jtësi të mbet­jeve të asbestit dhe mate­ri­aleve që prod­ho­jnë pluhur asbesti në ambal­azhim të për­sh­tat­shëm, të mbyl­lur dhe të pajisur me etiketë për përm­ba­jt­jen e asbestit. Këto masa nuk do të zba­to­hen në veprim­tar­itë minerare. Në këtë rast, mbet­jet do të tra­j­to­hen në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për menax­himin e inte­gru­ar për mbet­jet dhe speci­fik­isht për menax­himin e mbet­jeve të rrezik­shme;

  1. d) në rastet kur vlera kufi e lejuar është tejkalu­ar, punëd­hënësi:
  2. i) njofton men­jëherë punë­mar­rësit e përf­shirë dhe për­faqë­sue­sit e tyre;
  3. ii) sig­uron ndër­pre­rjen e punës në zonën e prekur, derisa të jenë mar­rë masat e për­sh­ta-tshme për zvogëlim­in e ekspozim­it nën vlerën kufi të lejuar;

iii) iden­ti­fikon me shpe­jtësi arsyet e tejkalim­it të vlerës kufi;

  1. iv) merr masat e nevo­jshme për për­mirësimin e gjend­jes dhe paran­dal­im­in e përsërit­jes së saj në të ardhmen;
  2. v) kon­trol­lon men­jëherë efek­tivitetin e masa-ve të mar­ra, nëpër­m­jet mat­jeve të pranisë së asbestit në ajër.
  3. Mate­ri­alet prej asbesti ose që gjen­ero­jnë pluhur asbesti duhet të ruhen dhe të trans­por-tohen në ambal­azhe të mbyl­lu­ra dhe të për­sh­tat­shme.

Neni 8

Vler­at kufi dhe mat­ja e përqen­drim­it

të fijeve të asbestit

  1. Punëd­hënësi, në varësi të rezul­tat­eve të vlerësim­it fillestar të riskut, për të sig­u­ru­ar rua­jt­jen e vlerës kufi të parashikuar në pikën 8 të këtij neni, kryen rreg­ull­isht mat­jen e fijeve të asbestit në ajër në zonën ku puno­het.
  2. Mostrat e mar­ra për mat­jet duhet të për­faqë­so­jnë shkallën e ekspozim­it të punë­ma-rrësve ndaj pluhu­rit të përf­tu­ar nga asbesti ose mate­ri­alet që përm­ba­jnë asbest.
  3. Mar­r­ja e mostrave kry­het pas kon­sul­tim­it me punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre në ndër-mar­rje.
  4. Mar­r­ja e mostrave kry­het nga per­son­el i kual­i­fikuar dhe sipas metodologjisë së për­cak­tu­ar me urd­hër të min­istrit të Shën­de­të­sisë.
  5. Mostrat e mar­ra do të anal­i­zo­hen, në për­puth­je me për­cak­timet e pikës 6 të këtij neni, në lab­o­ra­torë të cer­ti­fikuar për mat­je të cilë­sisë së ajrit dhe të pajisur me aparatu­ra për mat­je të fijeve të asbestit.
  6. Kohëzg­jat­ja e mar­rjes së mostrave do të jetë e tillë që ekspoz­i­mi i punë­mar­rësit të përzg­jed­hur të shtri­het në një peri­ud­hë tetëorëshe (një ndër­resë), me anë të mat­jeve ose nëpër­m­jet llog­a­r­it­jeve të pon­deru­ara të kohës.
  7. Për të matur asbestin në ajër, siç parashiko­het në pikën 1 të këtij neni, do të numëro­hen vetëm fijet me gjatësi më të mad­he se 5 mikrome­tra, gjerësi më të vogël se 3 mikrome­tra dhe me një raport gjatësi/gjerësi më të madh se 3:1.
  8. Punëd­hënësi sig­uron që asnjë punë­mar­rës të mos jetë i ekspozuar ndaj përqen­drim­it të asbestit në ajër më të madh se vlera kufi e lejuar, 0.1 fibra për cm3, në një peri­ud­hë kohe prej 8 orësh të pon­deru­ara (TWA).
  9. Në rastet kur vlera kufi është tejkalu­ar, punëd­hënësi:
  10. a) njofton men­jëherë punë­mar­rësit e përf­shirë dhe për­faqë­sue­sit e tyre;
  11. b) sig­uron ndër­pre­rjen e punës në zonën e prekur, derisa të jenë mar­rë masat e për­sh­tat-shme për zvogëlim­in e ekspozim­it nën vlerën kufi të lejuar;
  12. c) iden­ti­fikon me shpe­jtësi arsyet e tejkalim­it të vlerës kufi;

ç) merr masat e nevo­jshme për për­mirësimin e gjend­jes dhe paran­dalon përsërit­jen e saj në të ardhmen;

  1. d) kon­trol­lon men­jëherë efek­tivitetin e masave të mar­ra, nëpër­m­jet mat­jeve të pranisë së asbestit në ajër.
  2. Punë­mar­rësit, në të gjitha rastet kur ekspoz­i­mi ndaj asbestit nuk mund të ulet nën vlerën kufi të lejuar, pavarë­sisht masave para-ndaluese të për­doru­ra, veshin pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale (PMI) dhe, krye­sisht, PMI-ja për frymë­mar­rjen. PMI-të mba­hen të veshu­ra për aq kohë sa është domos­dosh­mër­ish e nevo­jshme për çdo punë­mar­rës.
  3. Punëd­hënësi, gjatë peri­ud­have të punës, të cilat kërko­jnë për­dorim­in e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale, parashikon ndër­pre­rje të punës, në varësi të kushteve fizike dhe kli­matike. Këto ndër­pre­rje ven­dosen në kon­sul­tim me punë-mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi.

Neni 9

Iden­ti­fiki­mi i pranisë së asbestit

  1. Punëd­hënësi, për­para fil­lim­it të punimeve të shem­b­jes, ndër­tim­it ose restau­rim­it:
  2. a) merr infor­ma­cionin e nevo­jshëm, lid­hur me pran­inë e asbestit në ndërtesë, nga pronarët e ndërtesës;
  3. b) merr masat e nevo­jshme për iden­ti­fikimin e mate­ri­aleve të dyshuara për përm­ba­jt­je asbesti.
  4. Në çdo rast dyshi­mi për prani të asbestit në mate­ri­alet e ndër­tim­it apo në ndërtesë zba­to­hen dis­poz­i­tat e kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 10

Pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale

  1. Në rastin e aktiviteteve, të tilla si shem­b­ja, punimet e heq­jes të asbestit dhe punimet e restau­rim­it apo mirëm­ba­jt­jes, kur parashiko­het që vler­at kufi të lejuara të ekspozim­it ndaj asbestit në ajrin e zonës së punës do të tejkalo­hen, pavarë­sisht mar­rjes së masave teknike të paran­dalim­it të përgjithshëm për uljen e përqen­drim­it të asbestit në ajër, punëd­hënësi, me qël­lim sig­urim­in e mbro­jt­jes së punë­mar­rësve të përf­shirë në veprim­tari të tilla pune, merr masat si më poshtë vijon:
  2. a) pajis punë­mar­rësit me pajis­je mbro­jtëse per­son­ale të frymë­mar­rjes e të vesh­jes dhe sig­uro­het që punëd­hënësi t’i ketë veshur ato;
  3. b) ven­dos shen­jat treguese që par­ala­jmëro­jnë tejkalim­in e vler­ave kufi të lejuara të asbestit në ajër;
  4. c) paran­dalon përhap­jen e pluhu­rit të prod­huar nga asbesti ose mate­ri­alet që përm­ba­jnë asbest jashtë god­inës ose ven­dit të punës.
  5. Para fil­lim­it të aktiviteteve në fjalë, punë­mar­rësit ose për­faqë­sue­sit e tyre kon­sul-tohen për masat e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Neni 11

Plani i punës

  1. Punëd­hënësi har­ton planin e punës për­para fil­lim­it të punimeve me prani të asbestit, të tilla si punimet e shem­b­jes apo të heq­jes së asbestit apo mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest nga ndërte­sat për për­dorim pub­lik, ndërte­sat indus­tri­ale, si dhe mjetet e trans­portit dhe të infra­struk­turës bujqë­sore, indus­tri­ale dhe komu­nale.
  2. Plani i punës parashikon masat e nevo­jshme që duhet të ndërmer­ren për të garan­tu­ar sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve në vendin e punës, në për­puth­je me për­cak­timet e ligjit për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.

Plani përf­shin, krye­sisht, këto masa:

  1. a) heq­jen e asbestit apo mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest për­para fil­lim­it të punimeve të shem­b­jes, me për­jash­tim të rastit kur kjo paraqet rrezik më të madh për punë­mar­rësit, kra­ha­suar me rastin kur asbesti dhe/ose pro­duk­tet që përm­ba­jnë atë nuk do të hiqen;
  2. b) kur është e nevo­jshme, pajis­jen e punë-mar­rësve me pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale, të parashikuara në shkro­n­jën “a”, të pikës 1, të nen­it 10, të kësaj rreg­ul­lore­je.
  3. c) ver­i­fikimin, për mungesë të riskut, të ekspozim­it të punë­mar­rësve ndaj asbestit në për­fundim të punimeve të shem­b­jes dhe heq­jes së asbestit, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë.
  4. Plani i punës, i parashikuar në pikën 1 të këtij neni, me kërkesë të autoriteteve shtetërore të inspek­tim­it, deklaro­het për­para fil­lim­it të punës së plan­i­fikuar dhe përf­shin infor­ma­cionin e mëposhtëm:
  5. a) natyrën dhe kohëzg­jat­jen e parashikuar të punës;
  6. b) vendin ku do të kry­hen punimet;
  7. c) meto­dat e për­doru­ra, në rastet kur puna përf­shin tra­j­timin man­u­al të asbestit ose të mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest;

ç) karak­ter­is­tikat e pajis­jeve që do të për­doren për:

  1. i) mbro­jt­jen dhe dekon­t­a­min­imin e punë-mar­rësve të përf­shirë,
  2. ii) mbro­jt­jen e per­son­ave të tjerë të pran­ishëm ose në afër­si të ven­dit të punës;
  3. d) masat e ndër­mar­ra nga punëd­hënësi për të sig­u­ru­ar përm­bush­jen e detyrimeve dhe kërke-save për paran­dal­im­in dhe zvogëlim­in e ekspozim­it ndaj asbestit;
  4. dh) masat e ndër­mar­ra nga punëd­hënësi për të sig­u­ru­ar përm­bush­jen e detyrimeve për pastrim­in e ndërtesës apo ndër­mar­rjes, siç parashiko­het në pikën 1, të nen­it 14, të kësaj rreg­ul­lore­je.
  5. Para fil­lim­it për shkatër­rim­in dhe heq­jen e asbestit, kom­pan­itë duhet të paraqesin pro­va të aftë­sisë së tyre në këtë fushë. Provat do të për­cak­to­hen në për­puth­je me lig­jet dhe/ose prak­tikën kom­bëtare.

Neni 12

Informi­mi dhe formi­mi i punë­mar­rësve

  1. Punëd­hënësi sig­uron formimin e duhur për të gjithë punë­mar­rësit, të cilët janë ose mund të jenë të ekspozuar ndaj pluhu­rit që përm­ban asbest. Formi­mi kry­het rreg­ull­isht dhe pa kos­to për punë­mar­rësit.
  2. Infor­ma­cioni që ofro­het gjatë formim­it duhet të jetë lehtë­sisht i kuptueshëm për punë­mar­rësit.
  3. Punëd­hënësi merr masat e nevo­jshme për të sig­u­ru­ar që punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë-sue­sit e tyre të mar­rin infor­ma­cionin e duhur, në lid­hje me:
  4. a) rrez­iqet e mund­shme për shën­detin, nga ekspoz­i­mi ndaj pluhu­rit që përfto­het nga asbesti apo nga mate­ri­alet që përm­ba­jnë asbest;
  5. b) vlerën kufi të lejuar të përqen­drim­it të asbestit dhe nevo­jën për mon­i­torim të ajrit për­reth zonës së punës;
  6. c) kërke­sat për rua­jt­jen e higjienës, përf­shirë nevo­jën për ndal­im­in e duhan­pir­jes;

ç) masat që mer­ren në lid­hje me vesh­jen në punë dhe për­dorim­in e pajis­jeve dhe vesh­jeve të mbro­jt­jes per­son­ale;

  1. d) masat e tjera të veçan­ta, që ndih­mo­jnë në zvogëlim­in e ekspozim­it ndaj asbestit.
  2. Punëd­hënësi, përveç masave që para-shiko­hen në pikën 3 të këtij neni, ndërmerr masa sht­esë, të për­sh­tat­shme për të sig­u­ru­ar që punë-mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre në ndër-mar­rje:
  3. a) të kenë akses në rezul­tatet e mat­jeve të përqen­drim­it të asbestit në ajër;
  4. b) të mar­rin shp­jegime në lid­hje me ndikimin në shën­det të rezul­tat­eve të mat­jeve të përqen­drim­it të asbestit në ajër;
  5. c) të infor­mo­hen sa më shpe­jt, kur rezul­tatet tre­go­jnë tejkalim të vlerës kufi të lejuar dhe arsyet që e shkak­tu­an;

ç) të infor­mo­hen për masat që do të ndër-mer­ren dhe/ose, në rast emergjence, të infor­mo­hen për masat që janë ndër­mar­rë.

  1. Formi­mi duhet t’u mundë­so­jë punë­ma-rrësve fitimin e njo­hurive dhe aftë­sive të nevo­jshme në drej­tim të sig­urisë në punë dhe paran­dalim­it të ekspozim­it ndaj asbestit, veçanër­isht për sa u për­ket:
  2. a) veçorive të asbestit dhe ndikimin e tij mbi shën­detin e njeri­ut, duke përf­shirë edhe ndikimin e shumë­fishuar në rastin e pir­jes së duhan­it;
  3. b) llo­jeve të pro­duk­teve ose mate­ri­aleve që mund të përm­ba­jnë asbest;
  4. c) veprim­tarive që mund të sjellin ekspoz­im ndaj asbestit dhe rëndës­inë e kon­trolleve para-ndaluese për të zvogëlu­ar ekspoz­imin;

ç) prak­tikave të sig­ur­ta të punës, kon­trolleve dhe masave të mbro­jt­jes kolek­tive e per­son­ale, për­dorim­in e për­sh­tat­shëm, zgjed­hjen e funksio-nimin e duhur të pajis­jeve mbro­jtëse per­son­ale dhe, veçanër­isht, pajis­jeve mbro­jtëse të frymë­mar­rjes;

  1. d) pro­ce­du­rave të emergjencës;
  2. dh) pro­ce­du­rave të dekon­t­a­minim­it;
  3. e) asgjësim­it të mbet­jeve;

ë) kërke­save për mbikëqyr­jen shën­de­të­sore.

Neni 13

Masat për menax­himin e aksi­den­teve dhe inci­den­teve

  1. Punëd­hënësi, në veprim­tar­itë e para-shikuara në nenin 2 të kësaj rreg­ul­lore­je, ndër-merr masa për të sig­u­ru­ar, që:
  2. a) ven­di ku kry­hen veprim­tari, të tilla:
  3. i) të jetë i rrethuar dhe i dal­lueshëm nga tabela par­ala­jmëruese;
  4. ii) të lejo­het hyr­ja vetëm për per­son­at, të cilët, për shkak të punës së tyre apo detyrave, janë të detyru­ar të hyjnë në të;

iii) të ndalo­het rrep­të­sisht pir­ja e duhan­it;

  1. b) të jenë të për­cak­tu­ara vendet ku punë-mar­rësit mund të kon­sumo­jnë lëng­je dhe ushqim pa u rrezikuar nga ndot­ja me pluhur asbesti;
  2. c) vesh­jet e punës të qën­dro­jnë bren­da ndër-mar­rjes. Në rast se dez­in­fek­ti­mi i tyre bren­da ndër­mar­rjes është i pamundur, ato mund të dër­go­hen për t’u dez­in­fek­tu­ar në vende të posaçme, jashtë saj. Në këtë rast vesh­jet do të trans­porto­hen, sipas ligjit nr. 118/2012, “Për trans­portin e mall­rave të rrezik­shme”;

ç) të jenë të për­cak­tu­ara vendet e rua­jt­jes së vesh­jeve të punës dhe të pajis­jeve mbro­jtëse per­son­ale, si dhe vend i posaçëm për vesh­jet indi­vid­uale të punë­mar­rësve;

  1. d) të ketë pajis­je të për­sh­tat­shme hidro-san­itare, duke përf­shirë edhe dushet, në rastet e veprim­tarive me ekspoz­im ndaj pluhu­rit të asbestit;
  2. dh) të ketë vend të posaçëm për pajis­jet mbro­jtëse per­son­ale, duke i kon­trol­lu­ar dhe pas­tru­ar pas çdo për­dori­mi dhe duke mar­rë masa për të riparu­ar ose zëvendë­suar pajis­jet e dëm-tuara para për­dorim­it pasard­hës.
  3. Ngarko­het punëd­hënësi për të gjitha kos­tot e masave të mar­ra të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Neni 14

Mbikëqyr­ja shën­de­të­sore

  1. Punëd­hënësi orga­ni­zon mbikëqyr­jen shën-detë­sore, të për­sh­tat­shme për punë­mar­rësit, për­para fil­lim­it të punës me ekspoz­im ndaj pluhu­rit të asbestit apo mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest, si dhe në inter­vale të rreg­ull­ta kohore, për sa kohë zgjat ekspoz­i­mi ndaj asbestit në vendin e punës.
  2. Vlerësi­mi i gjend­jes shën­de­të­sore të punë­mar­rësit përf­shin një ekza­min­im radi­o­lo-gjik/i­mazherik të kra­haror­it.
  3. Vlerësi­mi radiologjik/imazherik i kra­haror­it kry­het, të pak­tën, çdo 3 (tre) vjet, për sa kohë zgjat ekspoz­i­mi ndaj pluhu­rit të asbestit apo mate­ri­aleve që përm­ba­jnë asbest në vendin e punës. Bazuar në rezul­tatet e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore dhe në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi dhe prak­tikën për sis­temin e mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, apliko­hen masat mbro­jtëse dhe paran­daluese në vendin speci­fik të punës. Këto masa mund të përf­shi­jnë, kur është e për­sh­tat-shme, tërhe­q­jen e punë­mar­rësit në fjalë nga të gjitha ekspozimet ndaj asbestit.
  4. Për secilin punë­mar­rës, që i nën­shtro­het mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, mba­hen e përditë-sohen të dhë­nat indi­vid­uale të shën­de­tit dhe tregue­sit e ekspozim­it në kartelën indi­vid­uale të shën­de­tit në punë, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë. Punë­mar­rësi, me kërkesën e tij, ka akses për të dhë­nat në doku­mentin e shën­de­tit në punë dhe shkallën e ekspozim­it. Kop­je e doku­men­tit të shën­de­tit në punë i dorë­zo­hen autoritetit kom­pe­tent, me kërkesë të tij.
  5. Deta­jet për mba­jt­jen, rua­jt­jen dhe për­dorim­in e të dhë­nave shën­de­të­sore e të dhë­nave të ekspozim­it janë të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë, të mirat­u­ara nga Min­is­tria e Shën­de­të­sisë. Të dhë­nat për shën­detin dhe ekspoz­imin e punë­mar­rësit ruhen në mënyrë të për­sh­tat­shme, që të jetë i mundur kon­sul­ti­mi dhe aksesi nga ana e punë­mar­rësve, bazuar në parim­in e kon­fi­den­cialitetit. Të dhë­nat ruhen për një afat deri 40 vjet, pas për­fundim­it të ekspozim­it. Kur ndër­mar­r­ja pushon veprim-tar­inë, lista e punë­mar­rësve të ekspozuar ndaj asbestit dhe doku­mentet e shën­de­tit në punë dorë­zo­hen pranë struk­tu­rave rajonale të shënde-tit pub­lik, në për­puth­je me legjis­la­cionin dhe/ose prak­tikën kom­bëtare në fuqi.
  6. Kur, si rezul­tat i mbikëqyr­jes shën­de­të­sore, të kry­er nga një mjek ose një pro­fe­sion­ist i kujde­sit shën­de­të­sor në punë, një punë­mar­rës kon­sta­to­het me një sëmund­je të iden­ti­fikueshme ose efekt neg­a­tiv për shën­detin, si paso­jë e ekspozim­it në punë ndaj asbestit, punë­mar­rësi infor­mo­het nga mjeku i punës ose per­sona të tjerë të kual­i­fikuar, në mënyrë të për­sh­tat­shme, për rezul­tatin që lid­het me atë per­son­al­isht, përf­shirë infor­ma­cionin dhe këshillim­in, lid­hur me çdo mbikëqyr­je shën­de­të­sore së cilës ai duhet t’i nën­shtro­het pas për­fundim­it të ekspozim­it, dhe punëd­hënësi:
  7. a) rishikon vlerësimin e riskut;
  8. b) rishikon masat e parashikuara për të elimin­uar ose reduk­tu­ar riskun;
  9. c) merr parasysh këshillën e pro­fe­sion­is­tit të kujde­sit shën­de­të­sor në punë për zba­timin e masave të paran­dalim­it të ekspozim­it apo të mbro­jt­jes per­son­ale, përf­shirë mundës­inë e cak­tim­it të punë­mar­rësit në një punë alter­na­tive, ku nuk ka risk për ekspoz­im të mëte­jshëm ndaj asbestit;

ç) sig­uron mbikëqyr­je të vazh­dueshme shën­de­të­sore dhe merr masa për rishikimin e gjend­jes shën­de­të­sore të punë­mar­rësve të tjerë, që kanë qenë të ekspozuar në mënyrë të ngjashme, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë. Në raste të tilla, mjeku i punës apo pro­fe­sion­isti i kujde­sit shën­de­të­sor në punë propo­zon që per­son­at e ekspozuar t’i nën­shtro­hen një ekza­min­i­mi mjekë­sor.

[1] Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave përafron plotë-sisht direk­tivën 2009/148/EC, të datës 30 nën­tor 2009, për mbro­jt­jen e punë­mar­rësve nga rreziku i ekspozim­it  ndaj asbestit gjatë punës, botu­ar në Fle­toren Zyrtare OJ L330/28, 16.12.2009.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim