Ditën e Premte më datë 22.07.2011 në orën 10.00 u hap mbled­h­ja e Këshillit të Bashk­isë Korçë. Mbled­h­ja u zhvil­lua si gjith­monë në ambi­en­tet e Bib­liotekës ‘Thi­mi Mitko’ Korçë e hapur për pub­likun. Pro­jekt vendi­mi me i ren­de­sishme ne rendin e dites ishe ai per bux­hetin 2011, i cili duhet te ishte mirat­u­ar qe ne mars, para zgjed­hjeve ven­dore te 8 Majit, 2011. Keshilltaret e djathte qe ne ate kohe kishin shu­mi­cen ne Keshillin Bashki­ak, rrezuan cdo ten­ta­tive te kreut te Bashkise, Niko Peleshi per kalim­in e bux­hetit te bak­shkise. Aktu­al­isht, shu­mi­cen ne Keshill e kane ser­ish te majtet.
 
Të pran­ishëm në mbledhn e 22 Kor­rikut  ishin 29 nga 35 këshill­tarë gjith­sej, përkatë­sisht :13 këshill­tarë që i përkasin Par­tisë Social­iste përf­shi këtu Kryetarin dhe Nën Kryetaren e Këshillit, 6 këshill­tarë që i përkasin Par­tisë Demokratike, 2 Këshill­tarë që i përkasin Lëviz­jes Social­iste për Inte­grim, 2 Këshill­tarë që i përkasin Par­tisë Repub­likane, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Social Demokrate, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Demokra­cia Sociale, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Demokris­tiane, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Bal­lit Kom­bë­tar, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Bashki­mi Lib­er­al Demokrat dhe 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë për të Drej­tat e Njeri­ut. Mungo­nin 2 këshill­tarë të Par­tisë Social­iste dhe 4 këshill­tarë të Par­tisë Demokratike.
 
Për­sa i për­ket pjesë­mar­rjes së medi­ave të pran­ishme qenë 3 media tele­vizive lokale përkatë­sisht Tele­vizioni Pub­lik ‘Korça’, Tele­vizioni Pri­vat ‘Max­hik Star’ dhe Tele­vizioni Pri­vat ‘Lobi’ .  Gjithash­tu të pran­ishëm ishin dhe Kryetari i Bashk­isë, Nënkryetari i Bashk­isë dhe disa drej­torë të drej­torive të Bashk­isë Korçë. Për­sa i për­ket pjesë­mar­rjes së pub­likut të pran­ishëm qenë disa banorë të një ndërtese që u dogj të cilët kërkonin angazhimin e Bashk­isë e për zgjid­hjen e prob­lemit të tyre.
 
Ren­di i ditës së mbled­hjes së Këshillit të Bashk­isë ishte si më poshtë vijon :
 

  1. Mbi dhe­nien e ndihmes ekonomike per peri­ud­hen 1–31 Kor­rik 2011 .
  2. Mbi struk­turen e nder­mar­rjes se sher­bimeve pub­like.
  3. Mbi mira­timin e bux­hetit të bashk­isë dhe insti­tu­cion­eve të vartë­sisë për vitin 2011.

Në bazë të ligjit Nr.8652 datë 31.07.2000 neni 31 pika 7 “Mbled­h­ja e këshillit  komu­nal ose bashki­ak quhet e vlef­shme kur në të merr pjesë shu­mi­ca e të gjithë  anë­tarëve të këshillit, me për­jash­tim të rasteve kur kërko­het një shu­micë tjetër për mar­rjen e vendimeve, sipas për­cak­timeve në nenin 33 të këtij ligji. Pjesë­mar­r­ja e këshill­tarëve për sa u për­ket mira­tim­it të këtyre pikave ishte kon­form ligjit ndaj dhe mbled­h­ja mund të zhvil­lo­hej.
 
Mbled­hjen e çeli Kryetari i Këshillit z. Ilir Pen­davin­ji i cili kërkoi të mira­to­hej ren­di i ditës së bashku me një sht­esë e cila kishte të bënte me disku­timin per prob­lematiken e kri­juar pas renies te zjar­rit ne nje pal­lat te Korces ne lag­jen 6, ku u dog­jen disa aparta­mente.
 
 

Lexo te plote raportin e Zyres per Trans­parence Qytetare, Korce.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim