Korçë më 25.07.2011

RAPORT

MBI  MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË BASHKISË KORÇË DATË 22.07.2011

 

Ditën e Premte më datë 22.07.2011 në orën 10.00 u hap mbled­h­ja e Këshillit të Bashk­isë Korçë. Mbled­h­ja u zhvil­lua si gjith­monë në ambi­en­tet e Bib­liotekës ‘Thi­mi Mitko’ Korçë e hapur për pub­likun.

Të pran­ishëm në mbled­hje ishin 29 nga 35 këshill­tarë gjith­sej, përkatë­sisht :13 këshill­tarë që i përkasin Par­tisë Social­iste përf­shi këtu Kryetarin dhe Nën Kryetaren e Këshillit, 6 këshill­tarë që i përkasin Par­tisë Demokratike, 2 Këshill­tarë që i përkasin Lëviz­jes Social­iste për Inte­grim, 2 Këshill­tarë që i përkasin Par­tisë Repub­likane, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Social Demokrate, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Demokra­cia Sociale, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Demokris­tiane, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Bal­lit Kom­bë­tar, 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë Bashki­mi Lib­er­al Demokrat dhe 1 këshill­tar që i për­ket Par­tisë për të Drej­tat e Njeri­ut. Mungo­nin 2 këshill­tarë të Par­tisë Social­iste dhe 4 këshill­tarë të Par­tisë Demokratike.

Për­sa i për­ket pjesë­mar­rjes së medi­ave të pran­ishme qenë 3 media tele­vizive lokale përkatë­sisht Tele­vizioni Pub­lik ‘Korça’, Tele­vizioni Pri­vat ‘Max­hik Star’ dhe Tele­vizioni Pri­vat ‘Lobi’ .  Gjithash­tu të pran­ishëm ishin dhe Kryetari i Bashk­isë, Nënkryetari i Bashk­isë dhe disa drej­torë të drej­torive të Bashk­isë Korçë. Për­sa i për­ket pjesë­mar­rjes së pub­likut të pran­ishëm qenë disa banorë të një ndërtese që u dogj të cilët kërkonin angazhimin e Bashk­isë e për zgjid­hjen e prob­lemit të tyre.

Ren­di i ditës së mbled­hjes së Këshillit të Bashk­isë ishte si më poshtë vijon :

 

  1. Mbi dhe­nien e ndihmes ekonomike per peri­ud­hen 1–31 Kor­rik 2011 .
  2. Mbi struk­turen e nder­mar­rjes se sher­bimeve pub­like.
  3. Mbi mira­timin e bux­hetit të bashk­isë dhe insti­tu­cion­eve të vartë­sisë për vitin 2011.

 

Në bazë të ligjit Nr.8652 datë 31.07.2000 neni 31 pika 7 “Mbled­h­ja e këshillit  komu­nal ose bashki­ak quhet e vlef­shme kur në të merr pjesë shu­mi­ca e të gjithë  anë­tarëve të këshillit, me për­jash­tim të rasteve kur kërko­het një shu­micë tjetër për mar­rjen e vendimeve, sipas për­cak­timeve në nenin 33 të këtij ligji. Pjesë­mar­r­ja e këshill­tarëve për sa u për­ket mira­tim­it të këtyre pikave ishte kon­form ligjit ndaj dhe mbled­h­ja mund të zhvil­lo­hej.

Mbled­hjen e çeli Kryetari i Këshillit z. Ilir Pen­davin­ji i cili kërkoi të mira­to­hej ren­di i ditës së bashku me një sht­esë e cila kishte të bënte me disku­timin per prob­lematiken e kri­juar pas renies te zjar­rit ne nje pal­lat te Korces ne lag­jen 6, ku u dog­jen disa aparta­mente.

 

Voti­mi 29 vota pro, 0 kundër 0 absten­im.

 

Mira­to­het ren­di i dites.

 

Kalo­het në disk­tu­timin per prob­lematiken e banoreve te aparta­menteve qe u dog­jen nga zjar­ri. Banoret e pal­latit shpre­hin shqetes­imin e tyre lid­hur me djeg­jen e pal­latit, mos funk­sion­imin e rrymes elek­trike ne pal­lat, sig­urim­in e kushteve min­i­male te jete­ses, ofrim­in e nje ven­di tjeter ban­i­mi, dhe­nien e nje ndihme ekonomike-finan­cia­re nga ana e Bashkise Korce,etj. Kryetari i Bashkise, keshilltaret sol­i­dari­zo­hen me prob­lemin e ketyre banoreve dhe zoto­hen se do ti ndih­mo­jne keta banore me ndih­ma ne ushqime, vesh­je, si dhe me ndih­men finan­cia­re qe i lejon ligji keshillit bashki­ak ne rastet e emergjen­cave civile.

 

________________________________________________________________

►Kalo­het ne pikën e pare te ren­dit te dites  e cila eshte “Mbi dhe­nien e ndihmes ekonomike per peri­ud­hen 1 – 31 Kor­rik  2011 ”.

 

Znj. Vasi­li­ka Petri shpre­het se Komi­sioni eshte dako­rt me  mate­ri­alin e ndihmes ekonomike per mua­jin Kor­rik 2011 dhe kalo­het në votim.

Voti­mi 29 vota pro.0 kunder,0 absten­im

Mira­to­het pika e pare e ren­dit te dites.

________________________________________________________________

►Kalo­het ne pikën e dyte e ren­dit te dites  e cila eshte “ Mbi struk­turen dhe pagat e Nder­mar­rjes se Sher­bimeve Pub­like te Bashkise Korce”

 

Ne fil­lim disku­to­het nga keshilltaret (z.Ekonomi,z.Kote,z.Beqiri,z.Pandeli) se kush pike duhet te shqyr­to­het ne fil­lim “Mira­ti­mi i struk­tures apo mira­ti­mi i buxhetit”.Mbas disk­tu­timeve dhe sqarimeve ne fil­lim do te disku­to­het struk­tu­ra dhe pas­taj bux­heti.

Z.Ilia Jata­gani (Drej­tor i Ndër­mar­rjes së Shër­bimeve Pub­like) shpre­het se eshte rrit­ur ne menyre te ndjeshme siper­faq­ja e gjel­ber ne qytetin e Korces dhe per mirem­ba­jt­jen e tyre kerko­het shtim ne fuqine pune­tore.

 

-Fjalen e merr z.Pellumb Beqiri (këshill­tar i djathtë) i cili thotë se :

 

Do te doja qe kjo sht­ese e siper­faqes se gjel­ber te ishte reale sepse atje derd­het djer­sa e te gjithe tak­sapaguesve te qytetit tone. Per­para se ta mira­toni kete mate­r­i­al do te ishte mire qe ju si drej­tori te na jep­ni nje nor­ma­tive te siper­faqes qe i takon cdo pune­tori, te per­cak­toni kohen ditore efek­tive qe jep cdo pune­tor ne pune, sa siper­faqe i takon cdo punon­je­si per te mirem­ba­j­tur dhe pas­taj te vini ketu dhe te mira­toni kete sht­ese pune­tore, pasi mund te dale qe me kaq shume siper­faqe te gjel­ber qe ju pre­tendoni qe eshte shtu­ar mund te duhen me shume se 12 punon­jes per ta mirem­ba­j­tur apo dhe me pak. Ju na keni sjelle nje numer qe jua a keni prem­tu­ar atyre punon­jesve para fushates elek­torale. Bejeni kete pune dhe pas­taj na e sill­ni mate­ri­alin perseri.Jam kun­der logjikes qe per­dor admin­is­tra­ta e drej­torise perkatese.

 

-Fjalen e merr z.Olsi Ekono­mi (kryetar i grupit të këshill­tarëve të majtë)

 

Jam pro mate­ri­alit sepse eshte rrit­ur shume siper­faq­ja e gjel­ber e qytetit tone dhe duhet te rritet dhe num­ri i punon­jesve qe i mirem­ba­jne ato. Nder­mar­r­ja e ka bere dhe nor­ma­tiv­en qe kerkoi parafole­si dhe ketu ka erd­hur sot me nje mate­r­i­al. Mbesht­es­im propoz­imin e Nder­mar­rjes se Sher­bimeve pub­like.

 

Disku­to­het nga keshilltaret, z.Thanas Kote, znj.Jonela Spa­ho, z.Beqiri. z Premti, z. Niko Peleshi rreth kesaj pike duke dhene argu­men­tat pro dhe kun­der. Pika kalo­het në votim.

 

Voti­mi 17 vota pro,8 kunder,0 absten­im.

Mira­to­het pika e dytë e ren­dit te dites.

 

►Kalo­het ne pikën e trete e ren­dit te dites  e cila eshte “ Mbi mira­timin e bux­hetit te Bashkise dhe Insti­tu­cion­eve te Varte­sise per vitin 2011.

 

-Fjalen e merr znj. Dena­da Tabaku (spe­cial­ist­ja e Drej­torise se Finances) e cila jep disa sqarime të kërkuara nga këshill­tarët në mbled­hjen e kalu­ar konkretisht :

 

Pyet­ja e pare ka te beje me te ard­hu­rat e trasheguara ku nje shume prej rreth 35 mil­ion lekesh do te per­doret per te mbu­lu­ar inves­timet e plan­i­fikuara per vitin 2011. U kerkua dje ne komi­sion se pse eshte marre kre­dia kur na ka mbe­tur kjo shume e pa harx­huar nga viti 2010 per vitin 2011. Keto te ard­hu­ra kane mbe­tur sepse tati­mi per biz­nesin e vogel duhet te vilej deri me 20 janar 2011, por nje pjese e mire e ketyre te ard­hu­rave u mblod­hen bren­da vitit 2010 dhe mbeten te pa perdorura.Gjithashtu dhe dis­bur­si­mi i kre­dise per vitin 2011 u nda ne dy vite 2011 dhe 2012, kjo me nje shkrese te Min­istrise se Finan­cave. Per kete vit do te dis­bur­so­het nje shume prej 23 mil­ion (duhej 55 mil­ion) lekesh nga kre­dia dhe pran­daj keto te ard­hu­ra te mbe­tu­ra (35 mil­ion) do te per­doren per te plote­suar kete kre­di jo te plote per vitin 2011 per inves­time. Kjo eshte pergjigj­ja e pyet­jes se pare.

 

-Fjalen e merr z.Pellumb Beqiri (këshill­tar i djathtë)

Te ard­hu­rat e trasheguara me duket se ishin rreth 88 mil­ion lek nga viti 2010, nje shifer prej rreth 50 mil­ion ishte e des­tin­uar per inves­timet e berra ne 2010 dhe per te liku­j­d­uar sub­jek­tet e ndryshme qe i kishin ofru­ar bashkise sher­bime dhe qe nuk arriten dot te paguheshin ne 2010. Por ama mbetet nje shifer prej afro 35 mil­ion lekesh e pa des­tin­uar. Pra kre­dia qe mor­ren ne per 2010 prej afro 45 mil­ion lekesh nuk u per­dor por paguam ama perqind­jen tek ban­ka per kete kre­di ‚me pak fjale dolem te hum­bur. Pse duhet te mar­rim kre­di kur na mbeten te ard­hu­ra? Ketu e kam fjalen. Mos u per­piqni ta jus­ti­fikoni, une ju per­shen­des per pergjig­jen qe me dhate duke pare dhe pozi­cionin tuaj.

 

Disku­to­het midis znj.Denada dhe z.Beqiri rreth kesaj pike,projekteve, 20 % te fondeve qe do te per­doren nga gran­di i pakushtezuar per paga, sig­urime shoqerore etj.

 

 

-Fjalen e merr z.Pellumb Beqiri i cili sht­jel­lon arsyet se përse si nuk mund ta voto­jnë bux­hetin si më poshtë vijon :

 

Pik­er­isht le te shohim ligjin 8652, nenin 18/2/a dhe 54/b te tij ku thuhet qarte qe te ard­hu­rat e K.Qarkut sig­uro­hen nga Gran­di i Qev­erise dhe nga kuo­ta finan­cia­re e nje­sive vendore.Keshilli i Qarkut (insti­tu­cion kushtetues) per­cak­ton vete kuoten finan­cia­re qe duhet te derd­hin Komu­nat dhe Bashkite gjate vitit bux­hetor ne kete institucion.Gjithashtu ne udhez­imin nr 4 “ Per zba­timin e bux­hetit te vitit 2011” te Min­istrise se Finan­cave thuhet e nje­j­ta gje,behet nje mar­revesh­je midis Qarkut dhe nje­sive ven­dore dhe kjo mar­revesh­je depoz­i­to­het ne The­sar dhe zba­to­het hap pas hapi. Kjo kuote e mirat­u­ar nga Qarku eshte 3.5 % e te ard­hu­rave te prit­shme te Nje­sive Ven­dore per vitin 2011, por nga ana e ekzeku­tiv­it eshte ven­do­sur nje shume prej 6 mil­ion lekesh per kete ze, kur ne te vertete kjo shifer kap vetem 1.8% te ardhurave,pra ju e keni shkelur ligjin dhe Udhez­imin  e sipercituar.Kerkojme zba­timin e ligjit duke u derd­hur kuo­ta prej 3.5 % te te ard­hu­rave  qe real­i­zo­hen ne vitin bux­hetor ku jemi.Une jam kun­der mira­tim­it te Bux­hetit nqse ju nuk beni ndryshimin perkates.

Nuk jam kun­der pro­jek­teve te sjel­la nga ekzeku­tivi pasi Kor­ca eshte qytet tur­is­tik por jam i mendim­it  qe  mire do te ishte qe kur ekzeku­tivi kon­sul­to­het me gru­pet e qytetareve (bux­heti­mi me pje­se­mar­rje) te beje pro­jek­te qe i tako­jne ketij qyteti dhe jo cfare me vjen nder­mend sot tia them Kryetar­it dhe ta bejme neser,psh pro­jek­ti Sklup­tura e Molleve men­doj se nuk eshte mire qe te bejme sklup­tura  mollesh ne qytetin e Korces pasi mol­la eshte nje pro­dukt rajonal,ka lid­hje me fsha­trat e Korces. Mund te fto­hen fer­mere ne Korce dhe te ekspo­zo­jne pro­duk­tet  e tyre bujqe­sore, panairet e ndryshme por jo te bejme sklup­tura. Nuk me duket serioze.Gjithashtu dua te shpre­hen dhe per Pro­jek­tin “Sklup­tura e Parkut”. Kur u imple­men­tua ne fil­lim pati suk­ses ky pro­jekt por tani me duket se u ngop sfung­jeri. Nuk ka me nevo­je parku per kete pro­jekt. Keto vite jane bere me dhje­tra sklup­tura. Ju lutem me mase, nuk shkon qe vit per vit te gdhen­den gure, mjafton me nje sim­bol per­faqe­suam dike. Pra jam i mendim­it qe ato pro­jek­te qe gje­jne vend ne jeten tone te mbeten te behen insti­tu­cionale. Pra te kemi kujdes ne perzg­jed­hjen e ketyre projekteve.Pra per keto qe thashe une jam i detyru­ar te shpreh voten kun­dra te dy anetareve te komi­sion­it te finances per kete pike.

-Fjalen e merr z.Olsi Ekono­mi

Ai shpre­het per te mirat e bux­hetit te vitit 2011(ujla e shpenzimeve,thithja e inves­timeve te ndryshme, 120 pro­jek­tet e ndryshme teper te mira te votu­ara dhe nga qytetaret ne zgjed­hjet e 8 Majit.)

Per sa i per­ket Keshillit te Qarkut cfare do te ndod­he sipas arsyetim­it te z.Beqiri nqse ky kon­tribut nuk do te ishte per­cak­tu­ar 3.5 % por 70 %?Le te ven­dosim logjiken,ne kemi bux­hetin tone dhe e per­cak­to­jme vete fondin qe i japim K.Qarkut.Cdo vit ne si Bash­ki e kemi derd­hur kete fond.Akoma nuk kemi sot buxhet,qytetaret presin inves­timet e ndryshme ne qytet dhe ato pen­go­hen nga mos mira­ti­mi i ketij materiali,sot puno­het me 1 te 12.Ne emer te grupit kerkoj te mira­to­het ky buxhet.Gjithashtu le te shohim dhe nenin 111 te Kushte­tutes se Shqiperise qe thote qe nje­site e qev­eris­jes ven­dore jane per­sona juridike dhe kane bux­het te pavarur.Ky eshte boshti krye­sor ligjor qe funk­sionon shteti jone.

Disku­to­het nga keshilltaret (znj.Spaho, znj.Pupa  z.Glozheni, z.Beqiri, znj.Nikaj, z.Kajmaku, z.Ilia, znj.Bejko) rreth bux­hetit (ngrit­ja e nje cerd­he­je, licen­si­mi i 400 biz­ne­seve te vogla te pal­i­cen­suara, pastri­mi i qytetit, sporti, pro­jek­tet kul­tur­ore, artis­tike, kon­tribu­ti i Qarkut, sklup­tura e molleve, fon­di per keshilltaret, ekon­o­miz­i­mi i energjise elek­trike, llam­bat ekonomike, pastri­mi, funk­sion­i­mi i KRRT-se, ante­nat celu­lare ne pal­late, ndot­ja akustike, prob­lemati­ka e kanalit te ujrave te zeza ne ish-NB Kor­ca).

-Fjalen e merr z.Niko Peleshi (Kryetari i Bashk­isë)

Dua tju ftoj qe ky bux­het te mira­to­het sot pasi jemi ne kor­rik dhe nuk mund ta leme qytetin pa te. Aktu­al­isht puno­jme me 1 te 12 e bux­hetit dhe kjo eshte e padrejte per te gjithe ne. Kemi rrit­je te bux­hetit  me 180 % ne kra­hasim me 2007, kjo fale punes te bashkise. Kemi ulur fondin e pagave dhe shpen­z­imeve per sig­urime shoqerore per admin­is­trat­en, ulje te shpen­z­imeve dhe rrit­je te investimeve.Grandi nga qev­e­ria eshte zero.Kemi rrit­je te te ardhurave.Projektet shto­hen cdo vit dhe jane pjese e vizion­it tone per tu iden­ti­fikuar si nje qytet i kul­tures, artit dhe turizmit.Kemi fitu­ar cmimin e tur­izmit per vitin 2010 me fes­ten e Bir­res.

Per sa i per­ket kon­tribu­tit te Qarkut dua te them qe kur ata e mirat­u­an kete shifer prej 3.5 % nuk me thirren ne ate mbled­hje per te me pyetur nqse bashkia ka munde­site per te paguar kete vlere. Ne kemi paguar gjith­mone kur te tjeret dhe sot nuk kane dhene asnje lek.Madje nga leket e dhena nuk eshte berre asnje inves­tim ne qytetin e Korces por vetem ne Komu­na.

Z.Peleshi jep mendimin e tij poz­i­tiv per pro­jek­tet qe ben Bashkia, sklup­turen e parkut, sklup­turen e molleve.Shprehet per infor­malitetin ku bashkia po ben te pamunderen per ta zvo­gelu­ar, pastri­mi ne qytet do te per­mire­so­het, var­rezat e desh­moreve dhe pub­like ne vitin 2012 do te rreg­ul­lo­hen, flet per te ard­hu­rat e trasheguara te cilat e kane des­ti­na­cionin per inves­time ne vitin 2011 apo te 2010-tes te paper­fun­d­uara, ndrici­mi alter­na­tiv ‚land­fil­di i plehrave, ante­nat celulare,ndotja akustike dhe si për­fundim kërkon që bux­heti të voto­het.

-Fjalen e merr z.Thanas Kote (këshill­tar i dhjathtë) i cili shpre­het se ne mate­r­i­al nuk kemi pri­or­itetet e inves­timeve per vitin 2011, pre­ven­ti­vat perkatese, bux­hetin afatmesem 2 vje­car, mos deta­jim te pro­jek­teve dhe pa këto nuk mund të voto­het bux­heti.

-Fjalen e merr z.Niko Peleshi i cili thotë se pri­or­itetet jane mirat­u­ar nga keshilli  i meparshem. Disk­tu­to­het nga z.Filo,z.Kote,z.Grabocka,z.Peleshi rreth kesaj prob­lematike.

 

-Fjalen e merr znj.Jonela Spa­ho (kryetare e grupit të këshill­tarëve të djathtë) e cila sht­jel­lo­jn arsyet e mosmi­ra­tim­it të bux­hetit nga këshill­tarët e djathtë si më poshtë vijon :

Voti­mi jone do te jete teknik dhe jo poli­tik. Ne si keshilltare te djathte kon­sta­to­jme shkel­je te ligjit, perkate­sisht te ligjit 8652 dhe udhezim­it nr 4 te Min­istrise se Finan­cave per sa i takon kon­tribu­tit finan­ciar (kuotes prej 3.5 %) per Keshillin e Qarkut. Ndryshoheni vleren qe ju keni parashikuar ne bux­het dhe ne do ta mira­to­jme ate. Gjithash­tu mer­rni parasysh dhe propozimet e tjera te ngrit­u­rar nga keshilltaret e djathte. Per kete mate­r­i­al qe ne kemi per­para sot jemi kun­dra mira­tim­it te tij. Beni ndryshimet dhe sug­jerimet qe beme dhe pas­taj e mira­to­jme.

 

Disku­to­het nga keshilltaret, kryetari i bashkise rreth kon­tribu­tit te Keshillit te Qarkut.

Kalo­het në ne votimin e mate­ri­alit te sjelle nga ekzeku­tivi per mira­timin e pro­jekt bux­hetit per vitin 2011.

 

 

Voti­mi 17 vota pro,4 kunder,3 absten­im

 

Nuk mira­to­het kjo pike pasi duhet shu­mi­ca prej 18 keshilltaresh pro mira­tim­it te saj.

 

Fjalën e merr z. Ilir Pend­v­in­ji Kryetari i Këshillit i cili e deklaron mbled­hjen e mbyl­lur në orën 13.20.

 

 

Nga zyra e trans­parencës Qytetare Korçë mor­rën pjesë per­son­at e mëposhtëm :

 

Alek­sandër Dino

Rid­van MEcol­lari

Lum­turie Zere­zl­lari

Erget Cenol­li

Pjerin Simo

Eng­jel­lushe Kos­turi

 

Mbled­h­ja e grupit të nga ana e team-leader­it u cak­tua në orën 9.00 në ambi­en­tet e Bib­liotekës ‘Thi­mi Mitko’ Korçë gjysëm ore për­para orar­it të cak­tu­ar për fil­lim­in e mbled­hjes të Këshillit të Bashk­isë Korçë. Të gjithë anë­tarët u paraqitën pa vone­sa.

Gjatë takim­it u ndanë detyrat në lid­hje me vëzhgimin e mbled­hjes së Këshillit të Bashk­isë dhe mled­hjen e infor­ma­cionit të nevo­jshëm për për­pil­im­in e rapor­tit.

Anë­tarët e Zyrës së Trans­parencës Qytetare Korçë ishin të pran­ishëm gjatë gjithë zhvil­lim­it të mbled­hjes së Këshillit të Bashk­isë.

Krye­sisht ne nxjer­rjen e kon­kluzion­eve për për­pil­im­in e rapor­tit u për­dorën shënimet e Pjer­rinit dhe të Egertit si dhe infor­ma­cioni i mar­rë nga sekre­tari i Këshillit të Bashk­isë.

 

Per­gati­ti Raportin

Alek­sander Dino,

Team Leader, ZTQ Korce

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim