Gjatë mbled­hjes së fun­dit të Këshillit Bashki­ak (09. 03. 2011), Kryetari i Bashk­isë së Korçës, zoti Niko Peleshi, deklaroi se:  “Si rezul­tat i punës 4‑vjeçare të Bashk­isë që ai drej­ton, qyteti është bërë mjaft atrak­tiv, si shem­bull më domethënës për këtë mund të mer­ret kthi­mi i emi­grantëve të ikur prej vitesh”.

 

I pyetur pas mbled­hjes së Këshillit Bashki­ak, nga ZTQ, Korçë, për një infor­ma­cion më të plotë rreth kësaj deklarate, kryetari I Bashk­isë, z. Peleshi, thek­soi se: “Në vitin 2010, rreth 280 emi­grantë korçarë janë rik­thy­er krye­sisht nga Gre­qia dhe kanë blerë aparta­mente ban­i­mi në Korçë. Një pjesë e tyre, pasi kanë bërë preno­timet për bane­sat e tyre, janë kthy­er përsëri në vendin fqin­jë, por është e qartë se herët a vonë ata do të kthe­hen për­fundimisht”. Zgjid­hjen e dilemës së kthim­it z. Peleshi e lidh, para së gjithash, me kapacitetet për stre­him që ofron sot qyteti më i madh juglin­dor i ven­dit, Korça. Sipas tij vitin e fun­dit, rit­mi i ndër­timeve në Korçë ka qenë më i lar­ti në Shqipëri, por vazh­don Peleshi, javët e fun­dit ky ritëm rrezikon të ndër­pritet pasi, një pjesë e anë­tarëve të KRRT- së e kanë bojko­tu­ar vendi­mar­jen. E përk­thy­er në fjalë më të thjesh­ta, pro­ce­si i dhënies së lejeve të ndër­tim­it është ndër­pre­rë në qytetin e Korçës. 
Në një kon­tekst elek­toral, deklara­ta e Krye­bashki­akut mund të tingël­lo­jë si një për­p­jek­je për të rrit­ur besuesh­mërinë e tij, për fitimin e një man­dati të dytë në krye të Bashk­isë së Korçës. Megjithatë,  nën një kënd­vështrim anal­i­tik, prob­le­mi i ndër­timeve në Korçë është më i thel­lë. Dinamiz­i­mi i ndër­timeve në Korçë nuk imp­likon vetëm ambic­jet poli­tike lokale apo intere­sat ekonomike të ndërtuesve, apo qoftë edhe atyre që janë blerës të këtyre bane­save, por të gjithë interesin qyte­tar.
 
Cësht­ja e rik­thim­it të emi­grantëve që puno­jnë në tokën greke, ka fil­lu­ar të për­flitet rreth 2 vite më parë, kur në vendin fqin­jë u ver­i­fikua një prej krizave më të mëd­ha ekonomike në his­torine e 50 viteve të fun­dit të shtetit grek. Emi­grantët korçarë (të cilët në Gre­qi vlerë­so­hen të jenë 22- 23 mijë), panë se po iu kër­cëno­hej ven­di i punës dhe man­dej niveli i jetesës, shkol­li­mi i fëmi­jëve etj. Ata hod­hën sytë nga ven­di amë dhe kënd­vështri­mi i tyre është i fokusuar në dy drej­time:
Së pari, në sig­urim­in e një vend­ba­n­i­mi dhe së dyti në sig­urim­in e një punësi­mi nor­mal me fitime të kënaqshme.
 
Për çësht­jen e parë,  emi­granti  kërkon një aparta­ment me një stan­dard  shumë më të lartë se ai  që ka lënë 20 apo 10 vite më parë, kur u largua; me dhoma të ngush­ta 1+1. Ky emi­grant do të donte para­me­tra Perëndi­more në hapësira  dhe mobil­im. Këto kushte ban­i­mi në Korçë tani mund të sig­uro­hen, ndonëse me një çmim disi të kripur që var­i­on nga 350- 500 Euro për metër katror. Është shumë e vërtetë ajo që kryetari i Bashk­isë Korçë, z. Peleshi kon­sta­ton kur deklaron se rit­met e ndër­tim­it kanë qenë të lar­ta dhe cilë­sore në Korçë dhe kjo mund të kon­sta­to­het me të parë nëse viziton hapësir­at e brend­shme të apartameneteve të reja. Por po aq e vërtetë është se këto ndër­timet e reja rreziko­jnë të hum­basin sensin fillestar (pra sig­urim e stre­him­it të munguar) dhe të kthe­hen në qël­lim në vetvete. Thënë më qartë nëse nuk shohim se ku ndër­to­jmë, duke prekur para­me­trat his­torikë dhe karak­ter­is­tikë  të Korçës, si  edhe hapësir­at frymë­marëse të saj, ky qytet për pak kohë nuk do të jetë më “atrak­tiv”.
 
Kësh­tu nëse një viz­itor ven­das dhe i huaj apo një emi­grant, që ven­dos për t’u rik­thy­er për­fundimisht, e ka zgjed­hur Korçën si des­ti­na­cion; për ajrin e saj të pastër, për ndër­timet ku guri dhe kangjël­la janë gër­shet­u­ar në mënyrë të mrekul­lueshme,  nesër nuk kur këto, për shkak të vor­bul­lës së ndër­timeve të mos jenë më atëherë: Çfarë “atrak­sioni” do të kishte ky tur­ist apo ky emi­grant i por­sak­thy­er !?
 
Drej­ti­mi i dytë i fokusim­it të emi­grantëve që supo­zo­hen të kthe­hen, është punësi­mi. Një emi­grant i mësuar të paguhet me të pak­tën 50 euro në ditë, nuk mund të puno­jë me 5 mijë lekë të vje­tra në një ndër­mar­rje fan­tazmë, së cilës nuk i dihet per­spek­ti­va dhe nuk paguan sig­urimet shoqërore. Mundësia më e mad­he për një emi­grant është të fil­lo­jë një biznes të vogël me kur­simet që ka sig­u­ru­ar gjatë kohës së emi­gra­cionit. Por edhe, fil­li­mi i një biz­ne­si të vogël në Korçë, mbart një risk të lartë. Së pari, këtu tregu është i vogël me pak blerës, shu­mi­ca pen­sion­istë dhe nëpunës shteti me të ard­hu­ra të pak­ta. Ndonëse  pro­ce­du­rat për fil­lim­in e një biz­ne­si të vogël janë pa shumë burokraci­ra, vazhdi­mi i këtij biz­ne­si vështirë­so­het nga infor­maliteti i lartë.
 
Në majin e kalu­ar, kreu i Shoqatës së Biz­ne­sit të vogël I. Nas­to, deklaroi se “…nga rreth 7 mijë biz­nese të veg­jël që ushtro­jnë aktivitetin e tyre në qytet, vetëm 3 mijë pagua­jnë rreg­ull­isht tak­sat…”. Infor­maliteti vjen e shto­het nga funk­sion­i­mi i përdit­shëm i Pazarit të Korçës. Tek ky Pazar treg­to­hen mall­ra ushqi­morë dhe indus­tri­alë  që treg­to­hen në të gjitha shi­toret e qytetit, por ndër­sa këto të fun­dit pagua­jnë  tak­sa për gjithç­ka (tatim, gjel­bërim, ndriçim, pastrim, kasë fiskale etj), shitësit e pazarit pagua­jnë vetëm një tar­ifë min­i­male ditore. Qyteti i Korçës është një qytet i vogël, në çdo cep që të ndod­hesh për një çerek ore mund të arrish në Pazar me një ecje nor­male, ndaj edhe pen­sion­istët të cilët janë edhe blerësit krye­sore,  zgjed­hin atë si vend treg­ti­mi, duke qenë se aty çmimet janë më të ulta se në dyqane.
 
Nisur nga fokusimet që sht­jel­lu­am më sipër; një emi­grant që do të mer­rte rrugën e kthim­it e do të ven­dosej në Korçë, do të ishte në një mëdysh­je të mad­he: Të lërë një vend ku ndonëse me punë të vështirë, ka grum­bul­lu­ar një farë pasurie,  me të cilën i sig­uron vetes një farë stan­dar­ti jetese, një shkol­lim të kënaqshëm dhe per­spek­tiv për fëmi­jët? Apo të kthe­het në vendin tij me riskun që paret të cilat i ka mbled­hur me mundim t’i hed­he pa qenë i sig­urt se do t’i kthe­hen;  dhe para së gjithash, me mer­akun se një mëng­jes të bukur mbi kangjël­lat e tij në rrugën me kall­drëm do të shohë të ngri­het një kul­lë 8–10-katëshe, që ajri i lagësht i Selanikut do të zëvendë­so­het me tymin prej betoni në vendlind­jen e tij?!
 
Për­faqë­sue­sit e pushtetit lokal duhet t’u japin rrugë këtyre dile­mave, të cilat një pjesë të emi­grantëve korçarë po i maban pezull: me zem­rën dhe mend­jen tek vendlind­ja, por me frikë në zemër për pasig­ur­inë e së nesërmes. Pushteti lokal, pavarë­sisht nga emri apo ngjyra par­ti­ake, ka për detyrë t’iu japë qyte­tarëve të vet  per­spek­tivën e zhvil­lim­it dhe jo të numëro­jë se sa leje ndër­ti­mi fir­mosen çdo muaj.
 
Korça, megjithë papunës­inë e lartë, plagën e emi­gra­cionit, plak­jen demografikë, dhe mungësen e per­spek­tivës për një zhvil­lim të qën­drueshëm bazuar në resurset e veta naty­rore dhe njerëze­o­re, mbetet gjith­sesi një mar­gar­i­tar i qyte­tarisë. Nëse qytetet e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Bregdetare kanë hum­bur plotë­sisht kon­trol­lin mbi zhvil­lim­in urban, Korça është ende në kohë që të jetë një his­tori suk­sesi sa i për­ket menax­him­it të ter­ri­torit urban. Është fakt se ky qytet  është kthy­er në një atrak­sion tur­is­tik për shumë krye­qyte­tas. Korça nuk ka as det, as liqen e as lumë, e megjithatë ajo shumë herë më tepër “QYTET” se sa shumë shumë simo­tra të saj në Shqipëri për shkak të rua­jt­jes së qyte­tarisë dhe tra­ditës. Eshte i vet­mi qytet në rajon, sta­di­u­mi i të cilit i ka shkallët me gurë dhe jo me beton. Është i vet­mi qytet i cili ende nuk i ka prekur par­qet dhe hapësir­at e vyera pub­like. Çdo mod­el betonizues që mund të impor­to­het në Korçë,  do të shter­ronte pikësë­pari tur­izmin ditor, më pas hapësir­at pub­like të qytetit, dhe nuk është çudi që do të mpinte edhe dëshirën e atyre mijëra emi­grantëve për t’u kthy­er me famil­jet dhe kur­simet e tyre të vëna me punë të mundimshme  në emi­gra­cion. Atëherë, ndër­timet shumëkatëshe prej betoni, ne vend të gjal­lërim­it të pre­tend­uar të qytetit,  do ta var­rosnin përgjith­monë atë.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim