Një grup inspek­torësh nga KLSH-ja kanë mbr­rit­ur që në orët e para të mëng­je­sit të së mërkurës pranë insti­tu­cionit të bashk­isë. Qël­li­mi i tyre është të vëzh­go­jnë dhe kon­trol­lo­jnë të gjithë doku­menta­cionin finan­ciar të vitit 2010 të kësaj bashkie, për të rapor­tu­ar më pas shkel­jet apo par­reg­ull­sitë që vere­hen. Laj­mi kon­fir­mo­het nga burime të besueshme pranë një­sisë ven­dore në fjalë, tek­sa ard­h­ja e kon­trol­li ka qënë për më tepër në befasi. Ndërkaq të njëj­tat burime kanë bërë të ditu­ra se KLSH inspek­ton për çdo vit këtë bash­ki dhe sipas tyre ky është një kon­troll ruti­në. Fill pas për­fundim­it të anal­izës finan­cia­re të vitit 2010 në mbled­hjen e javës së kalu­ar në Këshillin Bashki­ak e cila pas debat­eve të shum­ta që ka ngjal­lur është votu­ar me shu­micë votash në këtë këshill, ka mbrit­ur nga krye­qyteti dhe grupi i inspek­torëve të KLSH-së. Mëso­het se ky kon­troll do të jetë i gjatë dhe puna e tij do të vazh­do­jë për një muaj me rad­hë në bash­ki, ndër­sa nga mëng­je­si i të mërkurës ka fil­lu­ar zyr­tar­isht kon­trol­li. Nuk bëhen të ditu­ra emrat e grupit të inspek­torëve që do të qën­dro­jnë gjatë, në bashk­inë më të mad­he të juglind­jes, por kon­trol­li i befa­sishëm ndonëse kry­het për çdo vit me rad­hë ka kri­juar shqetësim tek zyr­tarët e bashk­isë. Gjatë kon­trol­lit të vitit të kalu­ar KLSH-ja ka gje­tur shkel­je në doku­menta­cionin finan­ciar, për të cilat ka dhënë dhe syg­jerimet e saj.
 
Kon­trol­li i Lartë i Shtetit do të kalo­jë në duart e tij një doku­menta­cion volu­mi­noz që lid­het me të gjitha veprimt finan­cia­re të kry­era nga ky insti­tu­cion gjatë vitit të kalu­ar, tek­sa do të shohë gjithash­tu pro­ce­du­rat që janë ndjekur por dhe mënyrën se si janë menax­huar fondet pub­like dhe mënyra e kry­er­jes së inves­timeve etj,. Hapësira e punës do të jetë e fokusuar në anën finan­cia­re, ndaj dhe Drej­to­ria e Financës ka qënë ajo që ka patur viz­itorët nga krye­qytit që nga ora 8.00 e mëng­je­sit të të mërkurës kanë zbarkuar në bashk­inë e Korçës.
 
Mëso­het se grupi i inspek­torëve të KLSH-së kanë marë dhe një takim me kryetarin e bashk­isë në detyrë Niko Peleshi, ku pas komu­nikim­it me të kanë fil­lu­ar nga puna. Tash­më duhet të pres­im për më shumë se 1 muaj për të mësuar raportin për­fundim­tar të këtij kon­trol­li dhe aktet që do të dalin prek tij pas vëzhgim­it të deta­juar që do t’i bëhet të gjitëh shkre­save zyrtare të bashk­isë që lid­hen me mënyrën e menax­him­it të fondeve pub­like apo dhe dona­torëve të ndryshëm.
 
 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim