Anë­tarët e djathtë të KRRT-së të Bashk­isë Kor­cë, i janë përgjigjur poz­i­tivisht thirrjes së insti­tu­cionit të Bashk­isë, për të mar­rë pjesë në mbled­hjen e së shtunës. Në këtë mbled­hje të rad­hës së KRRT-së, ku nuk ka munguar asnjë nga anë­tarët, ndër­sa disku­to­heshin çësht­jet e ren­dit të ditës, të cilat ishin: Rikon­struk­sioni i pazarit të vjetër të qytetit, ndër­timin e pistës së tar­tan­it në Sta­di­u­min “Skën­der­beu”, si dhe ndër­ti­mi i një qen­dre rezi­den­ciale për të moshuar­it, finan­cuar nga orga­ni­za­ta holan­deze “Shpresë për Shqipërinë” me një fond 1 mil­ion EURO. Anë­tarët e KRRT-së pas shqyr­tim­it të tre pro­jek­teve, i kanë mirat­u­ar una­n­imisht.
 
Pas disku­tim­it të ren­dit të ditës së mbled­hjes së KRRT-së së Korçës, kryetari i Bashk­isë Niko Peleshi, ka kërkuar që të disku­to­het lid­hur dhe me lejet e ndër­tim­it, që janë paraqi­tur pranë këtij organi vendi­mar­rës. Anë­tarët për­faqë­sues të të djathtës nuk e kanë pran­uar këtë kërkesë dhe kanë ven­do­sur të lënë mbled­hjen.
 
Në një deklaratë për medi­an, kryetari i Bashk­isë, Niko Peleshi, është shpre­hur: “Kjo që po i bëhet këtij qyteti është një maskaradë e vërtetë që nuk mund të përk­the­het kurrs­esi në vota për ata që e kri­jo­jnë këtë sit­u­atë. Lejet e ndër­tim­it të këtij biz­ne­si, por dhe të qyte­tarëve të thjeshtë janë duke prit­ur prej disa kohësh, por që për­faqë­sue­sit e djathtë nuk prefer­o­jnë të flasin dhe disku­to­jnë për to. Unë e quaj këtë një akt të qël­limshëm poli­tik dhe një papërgjegjsh­mëri qytetare”.
 
Ndërkaq fill pas kësaj mbled­hje­je prefek­ti i Qarkut të Korçës, Andrea Mano, ka thirrur medi­at në një dal­je pub­like për një inves­tim të mirat­u­ar po gjatë të shtunës nga KRRT-ja e bashk­isë Korçë. Bëhet fjalë për ndër­timin e pistës me tar­tan në sta­di­u­min “Skën­der­beu” të Korçës. Andrea Mano gjatë fjalës së tij ka thek­suar se ky pro­jekt është inves­tim i qev­erisë shqiptare dhe jo i bashk­isë, tek­sa njësia ven­dore pre­tendon për të kundërtën. “Jam i kënaqur që qev­e­ria shqiptare men­don për sportin në Korçë. Pas inves­timeve në fut­boll, shtri­mi i pistës me tar­tan do t’i japë një impakt poz­i­tiv sporteve të tjera, për t’i shër­by­er më shumë qytetit”, ka thek­suar prefek­ti i Korçës.
 
Deri në mbarim të man­datit, KRRT-ja Kor­cë, pritet të mos ketë vendim­mar­rje. Në këto kushte, mjaft kërke­sa të paraqi­tu­ra pranë këtij insti­tu­cioni, mund të mbesin ende pa përgjig­je.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim