Këtë të shtunë, në datë 19 mars, Bashkia e Korçës ka thirrur përsëri mbled­hjen e KRRT –së. Gjatë mes­ditës të së enjtes Bashkia ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku i bën thirrje si Insti­tu­cionit të Prefek­tit ash­tu dhe degës lokale të PD në qytetin juglin­dor të mos pen­go­jnë zhvil­lim­in e mbled­hjes së KRRT-së. Kjo mbled­hje nuk u arrit të zhvil­lo­hej dot të shtunën e një jave më parë për arsye se nuk u arrit kuo­ru­mi i nevo­jshëm për vendi­mar­rje në KRRT. Në mbled­hjen e të shtunës së kalu­ar në rend të ditës ishte disku­ti­mi i një pike të vetme: Rikon­struk­sioni i pazarit të vjetër të qytetit, me një fond 1 mil­ion euro nga del­e­ga­cioni europi­an.
 
Ndërko­hë, në mbled­hjen e thirrur për këtë të shtunë, përveç rikon­struk­sion­it të pazarit do të disku­to­het edhe për ndër­timin e pistës së tar­tan­it të sta­di­u­mit “Skën­der­beu”, si dhe ndër­ti­mi i një qen­dre rezi­den­ciale për të moshuar­it, finan­cuar nga orga­ni­za­ta holan­deze “Shpresë për Shqipërinë” me një fond prej 1 mil­ion euro. “Mbled­h­ja e kësaj të shtune është mundësia e fun­dit e mira­tim­it të rikon­struk­sion­it të pazarit të qytetit, pasi nëse edhe këtë herë mbled­h­ja e KRRT ‑së do të bojko­to­het fon­di prej 1 mil­ion euro i del­e­ga­cionit europi­an  des­tin­uar për pazarin do të dig­jet”, thuhet në këtë deklaratë të Bashk­isë Korçë.
 
Bashkia i ka bërë thirrje Insti­tu­cionit të Prefek­tit dhe Degës të PD se “nëse do të bojko­to­het edhe kjo mbled­hje shumë e rëndë­sishme e KRRT –së, do të për­ballen me reag­imin e mer­itu­ar të qytetit të Korçës”.
 
Ndërko­hë, për­faqë­sue­sit e Insti­tu­cionit të Prefek­tit kanë akuzuar krye­bashki­akun e Korçës Niko Peleshi se po e shfry­të­zon poli­tik­isht KRRT-në për fushatë elek­torale me lejet e ndër­tim­it.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim