Korçë(31 mars) — Munge­sa e çer­ti­fikatave, sjell kaos dhe rad­hë të gja­ta në Gjend­jen Civile të Korçës. Shqetësi­mi krye­sor lid­het me mungesën totale të tyre, çka do të thotë se do të mba­jë “peng” edhe të vdeku­rit në rast se nuk mbër­ri­jnë shpe­jt nga dikas­teri përkatës në krye­qytet. Fil­lim­ja­va ka vazh­d­uar me prob­lemet e mbar­tu­ra të javës së shkuar për­sa i për­ket mungesës së çer­ti­fikatave për qyte­tarët e intere­suar. Dhje­tra emi­grantë, por dhe shte­tas të tjerë kanë zënë rad­hë nga orët e para të mëng­je­sit të të hënës për t’u paisur me këtë doku­ment zyr­tar, ndërko­hë që Gjend­ja Civile në Bashk­inë e Korçës gati e ka patur të pamundur të puno­jë. Par­al­iza e këtij shër­bi­mi ka sjel­lë përveç rad­hëve të gja­ta dhe shumë orëshe të qyte­tarëve dhe ind­in­jatën e tyre.
 
Munge­sa e këtij doku­men­ti ka fil­lu­ar nga java e kalu­ar, ndonëse shqetësi­mi është për­c­jel­lë deri në Min­istrinë e Brend­shme. Megjithë kërke­sat e vazh­dueshme për çer­ti­fika­ta nga drej­to­ria e qën­drore e gjend­jes civile pranë Min­istrisë së Brend­shme nuk ka ndon­jë kon­fir­mim se kur do të mbër­ri­jnë ato. Ndërkaq qyte­tarëve kjo ju ka sjel­lë jo pak paso­ja, tek­sa iu nevo­jitet që këtë doku­ment zyr­tar ta paraqesin në insti­tu­cione të ndryshme të shtetit shqip­tar dhe jashtë tij nga ana tjetër, krye­sisht në shtetin grek ku emi­gro­jnë prej shumë vitesh. Ajo që e bën këtë sit­u­atë edhe më alar­mante është se ky lloj shër­bi­mi nevo­jitet përveç të tjerash edhe për rastet e fatke­që­sive. Një i vdekur nuk mund ti nën­shtro­het ritit të fun­dit për të, cer­e­mon­isë mor­tore nëse nuk ç’regjistrohet në gjen­den civile dhe prej kësaj të fun­dit nuk lëshohet çer­ti­fika­ta e vdek­jes. Për fat të mirë gjatë të hënës nuk ka patur ndon­jë rast të tillë, por muge­sa edhe më e gjatë mund të pro­voko­jë sit­u­a­ta të rën­da. Drejtue­sit e Gjend­jes Civile në Korçë nuk dinë të japin shp­jegime për sit­u­atën për sa kohë kjo nuk varet prej tyre, ndër­sa janë me shpresë nga krye­qyteti në prit­je të një ngarkese me shu­micë. Sit­u­a­ta duket e rën­d­uar, tek­sa rad­ha ka qën­dru­ar përg­jatë orar­it zyr­tar të të hënës gati e pandryshuar.
 
Mad­je për më shumë se 3 orë me rad­hë ka munguar dhe shër­bi­mi me inter­net, pasi rrjeti nuk funk­siononte pas një ndër­pre­rje që ka ndod­hur nga Tirana. Ndërkaq drejtue­sit e Bashk­isë së Korçës përveç shkre­sasve të kry­era të Gjend­jes Civile kanë nisur një tjetër kërkesë urgjente nga ana e tyre për çer­ti­fika­ta për të plotë­suar nevo­jat e qyte­tarëve dhe për të evi­tu­ar këtë prit­je që duket tor­tu­ruese. Fenomeni i mungesësë së çer­ti­fikatave ka nisur nga java e kalu­ar, ndër­sa prob­le­mi u për­poq të min­i­mi­zo­hej pas mar­jes borxh të një sasie të vogël të doku­men­tit në fjalë në disa komu­na të rrethit të Korçës. Ndërkaq dhe rez­er­vat kanë shteru­ar, tek­sa nga Tirana nuk ka një sin­jal se kur do të zgjid­het kjo emergjencë që sapo vjen dhe po rritet pranë zyrës në fjalë.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim