Megjithëse KRRT-ja e bashk­isë Korçë është mbled­hur gjatë mes­ditës të të shtunës pas debatave të shum­ta që kanë përf­shirë në dis­tancë dy grupimet poli­tike PS dhe PD, në juglind­je nuk është disku­tu­ar për asnjë leje ndër­ti­mi të sipër­marëse të ndër­tim­it por dhe qyte­tarëve të thjeshtë të Korçës.
 
Mbled­h­ja e rad­hës e cila është shtyrë për disa javë pas pezul­lim­it të afro një mua­ji më parë, këtë herë ka shqyr­tu­ar tre pika që lid­hen me inves­time me karak­ter pub­lik në qytet. Tek­sa dy ditë më parë insti­tu­cioni i bashk­isë ka dalë me një deklartë për shtyp, ku iu bën­të thirrje anë­tarëve të KRRT- së për­faqë­sues të djathtë që ishin pjesë e saj për të mos hed­hur në erë tre inves­time, vlera e të cilave kalon shifrën e 2 mil­ion euro, gjatë të shtunës mbled­h­ja është zhvil­lu­ar me prezencën e të gjithë anë­tarëve të saj. Për­faqë­sue­sit e Insti­tu­cionit të Prefek­tit në këtë KRRT kanë marë pjesë, ndër­sa janë disku­tu­ar tre pika të ren­dit të ditës. Rikon­struk­sioni i pazarit të vjetër të qytetit, ndër­timin e pistës së tar­tan­it në Sta­di­u­min “Skën­der­beu” si dhe ndër­timin i një qën­dre rezi­den­ciale për të moshuar­it, finan­cuar nga orga­ni­za­ta holan­deze ”Shpresë për Shqipërinë” me një fond 1 mil­ion euro, janë përf­shirë në votime që për më tepër si rral­lë ndon­jëherë kanë qënë unanime. Anë­tarët e KRRT-së kanë shqyr­tu­ar tre pro­jek­tet duke i hed­hur ato në votë. Më pas kryetari i bashk­isë Niko Peleshi ka kërkuar që të disku­to­het lid­hur me me lejet e ndër­tim­it, që kanë kohë që presin mira­timin e këtij organi vendi­mar­rës. Anë­tarët për­faqë­sues të djathtë nuk kanë dashur të bëjnë asnjë prononcim, ndër­sa kanë ven­do­sur të lenë mbled­hjen. Ndërkaq kryetari i bashk­isë Niko Peleshi e ka denon­cuar këtë krizë që po përf­shin Korçën dhe sipër­mar­rjen e ndër­tim­it si një papërgjesh­mëri qytetare. “Kjo që po i bëhet këtij qyteti është një maskaradë e vërtetë që nuk mund të përk­the­het kurs­esi në vota për ata që e kri­jo­jnë këtë sit­u­atë. Lejet e ndër­tim­it të këtij biz­ne­si por dhe të qyetarëve të thjeshtë janë duke prit­ur prej disa kohësh, por që për­faqë­sue­sit e djathtë nuk prefer­o­jnë të flasin dhe disku­to­jnë për to. Unë e quaj këtë një akt të qël­limshëm poli­tik dhe një papërgjegjsh­mëri qyetare” ka nën­vizuar Peleshi me një deklaratë për gaze­tarët. Ndërkaq fill pas kësaj mbled­hje Prefek­ti i Qarkut të Korçës Andrea Mano ka thirrur medi­at në një dal­je pub­like për një inves­tim të mirat­u­ar po gjatë të shtunës nga KRRT-ja e bashk­isë Korçë. Bëhet fjalë për ndër­timin e pistës me tar­tan në sta­di­u­min “Skën­der­beu” të Korçës.
 
Andrea Mano gjatë fjalës së tij ka thek­suar se ky pro­jekt është inves­tim i qev­erisë shqiptare dhe jo i bashk­isë, tek­sa njësia ven­dore pre­tendon për të kundërtën. “Jam i kënaqur që qev­e­ria shqiptare men­don për sportin në Korçë. Pas inves­timeve në fut­boll, shtri­mi i pistës me tar­tan do ti japë një impakt poz­i­tiv sporteve të tjera, për ti shër­by­er më shumë qytetit”, ka thek­suar Prefek­ti i Korçës. Mano nuk ka folur për bllokimin e lejave të ndër­tim­it në qytet, tek­sa ka vlerë­suar inves­timin e qev­erisë shqiptare për sportin në Korçë. Ndërtue­sit në krye­qen­drën e juglind­jes mesa duket për këtë vit nuk duhet të plan­i­fiko­jnë më ndër­time, pasi pritet që ndosh­ta KRRT-ja të mos ketë të tjera vendi­mar­rje. Për­fundi­mi i zgjed­hjeve lokale dhe kon­sti­tu­i­mi i organ­it të ri të Këshillit të Rreg­ul­lim­it të Ter­ror­i­tit kërkon kohë disa mujore, tek­sa ndër­ti­mi në rajonin e Korçës është i kushtëzuar nga kushtet kli­ma­trike që do të thotë se viti 2011 do ti ketë ndër­timet të pakë­ta për të mos thënë të pezul­lu­ara.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim