Mbi 50 pro­jek­te  ndër­ti­mi janë duke prit­ur  prej më shumë se 6 muaj mira­timin nga ana e Këshillit të Rreg­ul­lim­it të Ter­ri­torit pranë Bashk­isë Korçë. Sipër­marësit e ndër­tim­it por dhe qyte­tarë të thjeshtë nuk po marin asnjë përgjig­je për pro­jek­tet e tyre që janë duke fje­tur në zyrat e bashk­isë. Shkak i kësaj sit­u­ate të paprece­dent janë kon­flitet poli­tike mes drejtuesve lokalë të Par­tisë Demokratike dhe Par­tisë Social­iste, ndërko­hë që anë­tarët e mazho­rancës pranë këtij organi janë tërhe­qur duke e bërë të pamundur çdo vendi­mar­je në këtë këshill. Në këto kushte gjatë para­dites të të martës kryetari i Bashk­isë së Korçës Niko Peleshi ka dalë para medi­ave për tiu kërkuar këtyre anë­tarëve ti përgjig­jen poz­i­tivisht  ftesës për një mbled­hje urgjente ku të mira­to­hen pro­jek­tet e të pak­tën 50 sipër­marësve mes të cilëve dhe shumë qyte­tarëve. “50 pro­jek­te ndër­ti­mi mba­hen peng i poli­tikës e cila ka ndikuar gjatë kësaj kohe vendi­mar­rjen e KRRT-së .
 
Ky bllokim po le pa punë një zinx­hir të tërë biz­ne­se­sh si edhe po privon nga e drej­ta e tyre për të ndër­tu­ar shumë qyte­tarë të Korçës. Nëse pro­jek­tet e paraqi­tu­ra për mira­tim gjatë kësaj kohe nuk do të mira­to­hen para zgjed­hjeve lokale të majit, atëhere e vet­m­ja mundësi për to mbetet mira­ti­mi në shta­tor, kur hyn në fuqi ligji i ri i urban­is­tikës dhe kur të gjitha këto pro­jek­te do të rikual­i­fiko­hen sipas këtij ligji” ka pohuar para gazetërve Peleshi. Sipas krye­bashki­akut të Korçës nëse bren­da këshillit ekzis­ton vull­neti për të zhbllokuar ndër­timin në qytet dhe për t’iu kthy­er me pro­fe­sion­al­izëm punës, ai bren­da 24 orëve ka vull­netin të rim­bled­hë KRRT-në. Mbled­h­ja e fun­dit e KRRT-së është zhvil­lu­ar rreth dy javë më parë ku janë votu­ar në una­nimitet të plotë tre pro­jek­te të rëndë­sishme pub­like me vlerë 2 mil­ion euro, njëri prej tyë cilëve për Pazarin his­torik të Korçës. Në këtë mbled­hje kryetari i Bashk­isë  Niko Peleshi, njëherësh edhe kryetar i KRRT-së të qytetit ju ka kërkuar anë­tarëve të këtij këshilli, që duke respek­tu­ar pro­fe­sion­al­izmin e tyre të mos bëhen veg­ël e poli­tikës duke pen­guar sis­tem­atik­isht ndër­timin në qytet.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim