Në 29 qer­shor 2011 është man­dat­u­ar Këshilli Bashki­ak Kor­cë dalë nga Zgjed­hjet Lokale të 8 majit. Me votim të fshe­htë, 35 antarët e këtij këshilli, pas ver­i­fikim­it të man­dat­eve të tyre nga ana e komi­sion­it të man­dat­eve kanë zgjed­hur me 19 vota, përkun­drejt 15 votave të mar­ra nga kan­di­dati i Aleancës për Qyte­tarin dhe nje vote absten­im, z. Ilir Pen­davin­ji në pozi­cionin e kryetar­it të Këshillit Bashki­ak Kor­cë. Znj. Raj­mon­da Nase është zgjed­hur zv.kryetare të këtij këshilli.
 
Në fund të mbled­hjes së parë të Këshillit të ri Bashki­ak të qytetit të Kor­cës, krye­bashki­aku Niko Peleshi, ka bërë betimin e tij para Këshillit Bashki­ak për një man­dat të dytë katërv­je­car në krye të Bashk­isë Kor­cë.
Ne fjalën e parë mba­j­tur para Këshillit të ri Bashki­ak, Niko Peleshi e ka vlerë­suar pro­cesin zgjed­hor të 8 majit në qytetin e Korces dhe ju ka uru­ar punë këshill­tarëve të majtë e të djathtë të këtij këshilli, në të mirë të zhvil­lim­it per­spek­tiv të qytetit të Kor­cës.
 
Ai i ka ftu­ar këshill­tarët që të kaperx­e­jnë bar­rerat poli­tike dhe të bashkëpuno­jnë në të mirë të intëre­save të qytetit dhe qyte­tarëve.
Niko Peleshi pasi ka fal­en­deru­ar edhe këshillin pararendës për punën e bërë në katër vitet e man­datit të tij të parë është angazhuar për trans­parencë, bashkëpunim dhe punë të palod­hur në të mirë të intere­save të qytetit dhe qyte­tarëve që I besuan drej­timin e qytetit edhe për katër vitet e ardhshme.
 
“Misioni ynë është qyte­tar dhe më pas poli­tik”, është shpre­hur në fjalën e tij kryetari i Bashk­isë Kor­cë Niko Peleshi.
Ndryshe nga man­dati paraard­hës, max­ho­ran­ca në Këshillin e ri bashki­ak në Kor­cë i ka kalu­ar for­cave politke të koa­li­cionit të majtë. Ky raport i ri for­cash I jep mundësi kryetar­it të bashk­isë për të dytën herë, Niko Peleshi të real­i­zo­jë pa penge­sa pro­gramin e tij katërv­jeçar për zhvil­lim­in e qytetit. Si fil­lim, pritet të kalo­jë pa vështirësi bux­heti për vitin 2011, i cili nuk ka mundur të kalo­jë dot për tre mbled­hje rrjesht si paso­jë e mosaprovim­it të tij nga ish-shu­mi­ca e djathtë në Këshillin Bashki­ak

 

 

Lista e keshilltareve sipas partive…

 

Mbled­h­ja e Keshillit Bashki­ak Korce , Dt. 29.6.2011 from Qen­dra CIP on Vimeo.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim