Nën­shkri­mi i Kon­tratës Sociale midis votuesve dhe kan­di­datëve është tash­më një realitet edhe në Shqipëri. Hapin e parë drejt kësaj prak­tike sa ilu­min­iste, aq edhe të domos­dosh­më në ditët e sotme, e kanë hed­hur dy kan­di­datën për kre­un e Bashk­isë në Qytetin e Korçëë, z. Niko Peleshi (koa­li­cioni majtë, “Alean­ca për të Ardhmen“) dhe z. Andrea Mano (koa­li­cioni i djathtë, “Alean­ca për Qyte­tarin“).

 

Inisia­tivën për të ulur të dy kan­di­datët për­bal­lë qyte­tarëve të tyre për nën­shkrim­in e këtyre kon­tratave e ka mar­rë Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, ÇIP, Tiranë dhe dega e saj saj lokale, Zyra për Trans­parencë Qytetare, Korçë, në kuadër të aktiviteteve të pro­jek­tit: “Forcim i trans­parencës në qev­eris­jen ven­dore përmes nxit­jes së pjesë­mar­rjes qytetare dhe mon­i­torim­it të pro­ce­sit vendi­mar­rës“, mbështe­tur nga OSFA, Fon­da­cioni Soros, Shqipëri.

 

“Kon­tra­ta me Qyte­tarët për Qev­eris­jen e Mirë“, u fir­mos fil­lim­isht nga kan­di­dati i majtë, Z Niko Peleshi, në një cer­e­moni me pjesë­mar­rje të lartë si qytetare ash­tu edhe medi­atike. Rreth 30 min­u­ta më pas, edhe kan­di­dati i djathtë për kre­un e Bask­isë Korçë, nën­shkroi në të njëjtën sal­lë, kon­tratën e tij më Qyte­tarët për Qev­eris­jen e Mirë. Cer­e­moni u zhvil­lua ditën e shtunë, dt. 16 prill 2011, në një atmos­ferë mjaft entuzi­aste dhe në një frymë të lartë mirëkup­ti­mi dhe qyte­tarie.

 

Tek­sti prej 12 pikash i “Kon­tratës me qyte­tarët për Qev­eris­jen e Mirë“ u har­tu­ar nga stafi i Qen­drës ÇIP, duke u bazuar esen­cial­isht në 12 parimet e Qev­eris­jes së Mirë dhe Demokratike në niv­el Ven­dor, të Këshillit të Europës. Përmes nën­shkrim­it të kësaj Kon­trate sociale, kan­di­datët angazho­hen se, nëse do të dalë fitues nga ball­faqi­mi elek­toral i 8 Majit, 2011, do ta qev­erisë qytetin e Korçës bazuar në vizion­in që për­cak­to­jnë këto 12 parime, duke mba­j­tur gjithash­tu përgjegjësi për­bal­lë qyte­tarëve, nëse këto parime nuk respek­to­hen gjatë ushtrim­it të man­datit të krye­bashki­akut.

 

Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, dhe dega e saj lokale, Zyra për Trans­parencë Qytetare. Korçë, do të mon­i­toro­jnë zba­timin e angazhimeve të mar­ra për­sipër nga kan­di­dati fitues përmes nën­shkrim­it të kësaj kon­tra­ta, gjatë gjithë kohës së ushtrim­it prej tij të detyrave në krye të bashk­isë së Korçës.

 

Kjo cer­e­moni shër­beu edhe për lançimin e plotë si pub­lik ash­tu edhe medi­atik të Zyrës së Trans­parencës Qytetare Korçë, e cila ka për mision pro­movimin e pjesë­mar­rjes qytetare në vendi­mar­rje dhe pro­movimin e trans­parencës përmes mon­i­torim­it të pro­ce­sit vendi­mar­rës.

 

Cer­e­mo­nia u për­coll nga një mumër i madh medi­ash kom­bëtare dhe lokale, si TVSH, Top Chan­nel, Top NEWS, NEWS 24, Vizion Plus, Korça TV, Mega TV, etj. Ajo fil­loi në orën 12 dhe për­fun­doi rreth orës 13.40. Të dy kan­di­datën fal­en­deru­an pub­lik­isht Qen­drën ÇIP për mundë­sine e ofru­ar për mar­rjen e kërij angazh­mi jo vetëm qyte­tar, por tash­më edhe kon­trak­tu­al për një qev­eris­je sa më të mirë dhe demokratike të qytetit të Korçës, bazuar në vizion­in e për­paru­ar Europi­an.

 
 

 

Foto nga nen­shkri­mi i Niko Peleshit

Foto nga nen­shkri­mi i Andrea Mano
 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim