Zyra e Trans­parencës Qytetare në Korçë ka marë pjesë për herë të parë në këtë mbled­hje të rëndë­sishme të Këshillit Bashki­ak. Mad­je duhet thek­suar se ky grup i për­bërë nga plot 6 per­sona përveç drejtue­sit të grupit është mirëprit­ur dhe për­shën­de­t­u­ar dhe nga kryetari i bashk­isë gjatë fjalë së tij.
 
“I për­shën­des gru­pet qytetare që janë preszen­të në këtë  mbled­hje, duke i uru­ar dhe kërkuar të jenë vazhdimisht pranë nesh. Trans­paren­ca dhe aksesi pub­lik në vendi­mar­je janë dy ele­men­të që ne edhe na i vështirë­so­jnë punën por dhe na i bëjnë atë më të lehtë”- ka thek­suar për Zyrën e Trasparencës Qytetare në Korçë Niko Peleshi.
 
Të gjithë anë­tarët prezen­të nga fil­li­mi i  kësaj mbled­hje kanë ndjekur nga afër punimet e saj dhe kanë dalë me për­fundime për këtë mbed­hje të këtij organi  vendi­marës. ZTQ në Korçë është kon­sti­tu­ar zyr­tar­isht më 7 mars 2011 tek­sa vetëm dy ditë më pas ka nisur nga puna. Grupi është i për­bërë nga indi­vidë që vijnë nga shtre­sa të ndryshme të shoqërisë dhe që për­faqë­so­jnë intere­sat e banorëve të Korçës. Për herë të parë në një  inisia­tivë të tillë qytetare përf­shi­het dhe komu­niteti rom me një vajzë e cila gjithash­tu për herë të parë ka ndjekur punimet e Këshillit Bashki­ak. Anë­tarët e grupit të ZTQ Korçë janë: Engjël­lushe Kos­turi 18 vjeç për­faqë­suese e komu­nitetit rom, gji­manziste. Rafaela Voskopi 28 vjeç me pro­fe­sion ekon­o­miste, Lum­turi Zerel­las­ri 61 vjeç pen­sion­iste, ka qenë aktiviste në forume të ndyshme gjatë qev­eris­jes të para viteve ’90-të. Erget Cenol­li 45 vjeç gaze­tar, si dhe Pjerin Simo 26 vjeç me pro­fe­sion ekon­o­mist, per­faqë­sues i grupimeve rinore.

 

Për­gat­i­tur nga
Albana Çak­shiri
Gazetare, Korçë

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim