Ndonëse me mjaft vonesë Këshilli Bashki­ak në Korçë ka ven­do­sur të reago­jë lid­hur me deklaratat e for­ta medi­atike dhe për më tepër shovin­iste të kon­sul­lit të përgjithshëm grek në Korçë Theod­hor Ikonomou.

Por tek­sa qën­dri­mi ka qënë unan­im, ajo që e ka bërë këtë sit­u­atë më të pakup­ti­më ka qënë moslex­i­mi i deklaratës nga asnjë këshill­tar me pretekse të ndryshme. Në fakt his­to­ria ka nisur nga këshill­tari i majtë Vladimir Dino i cili iu ka propozuar gjithë anë­tarëve të këtij organi të marin një vendim për diplo­matin që ka fyer në Korçë, banorët e këtij qyteti dhe padyshim his­tor­inë e tij. Ndërkaq ka patur reag­ime dhe nga këshill­tarët e djathtë për mënyrën se si po tra­j­to­hej kjo çësht­je. Shezai She­hu dhe Servet Feka këshill­tarë të grupim­it të Par­tisë Demokr­tike nuk kanë që dako­rd me moslex­imin para  mdi­ave të deklaratës, duke kërkuar  që si për çdo qën­drim tjetër ajo të lex­o­hej dhe më pas mira­to­hej.
 
Në fakt nuk ka ndod­hur kësh­tu. Deklara­ta është har­tu­ar dhe në dy copa letrash e pa fir­mosor dhe vulo­sur iu është shpërn­darë medi­ave, ndërko­hë që dhe një pjesë e këshill­tarëve nuk kanë mësuar përm­ba­jt­jen e saj. Me një veprim të pan­dod­hur më parë kryetari i seancës Shkëlim Kaj­maku e ka qua­j­tur atë si të pran­uar nga të gjithë dhe ka vazh­d­uar pro­ce­durën e mbled­hjes me pikat e tjera. Duhet thek­suar se for­cat poli­tike të për­faqë­suara në Këshillin Bashki­ak të Korçës kanë reaguar njëzëri me anë të deklarats së shkru­ar, kundër kon­sul­lit grek. Në mbled­hjen e tij të rad­hës këshilli ka dalë me një deklaratë lid­hur me qën­drim­in kundër kon­sul­lit grek Theod­hor Ikonomou dhe deklaratave të tij të rën­da të bëra në Korçë disa kohë më parë me rastin e 20 vje­torit të orga­ni­za­tës greke “Omo­nia”.
 
Por ajo që ka shkak­tu­ar një skan­dal të vërtetë ka qënë fak­ti që asnjëri prej këshill­tarëve nuk ka pran­uar të lex­o­jë me zë deklaratën, mad­je të disku­to­het për të. Pas një propoz­i­mi të ard­hur nga mbled­h­ja e kalu­ar, këshill­tarët kanë ngrit­ur një komi­sion për të har­tu­ar deklaratën. P avarë­sisht insis­tim­it të medi­ave për këtë çësht­je, askush nuk ka patur kura­jon të lex­o­jë qën­drim­in, ndër­sa një shkresë pa fir­më dhe vulë është shpërn­darë për gaze­tarët. Gjith­sesi deklara­ta shpreh qartë vull­netin për largimin e kon­sul­lit dhe emërim­in e një tjetër diplo­mati në krye të këtij insi­tu­cioni. Reag­i­mi i anë­tarëve të këshillit ka ard­hur vetëm 24 orë pas kthim­it në detyrë të kon­sul­lit grek Theod­hor Ikonomou.
 
Anë­tarët e Këshillit Bashki­ak kanë kërkuar, zëvendësimin e men­jëher­shëm të tij për shak të deklaratave të tij anti­shqiptare. ”Ne anë­tarët e Këshillit Bashki­ak për­faqë­sue­sit e pop­ul­lit të Korçës i kuj­to­jmë këtij Kon­sul­li për­faqë­sues i diplo­macisë greke se Korça, ash­tu si i gjithë jugu i Shqipërisë nuk kanë patur asnjëherë dhe nuk ka asnjë lid­hje me ter­min shovin­ist grek të “Vorio Epir­it” term i cili i për­ket qar­qeve të cak­tu­ara reak­sion­are të sheku­jve të kalu­ar të dënuar dhe të lënë pas nga pop­ul­li shqip­tar dhe grek”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e antarëve të Këshillit Bashki­ak e shpërn­darë për medi­at.
 
“Kon­sul­la­ta greke në qytetin tonë të Korçës, është një insi­tu­cion i ngrit­ur për të for­cuar dhe zhvil­lu­ar mard­hëni­et ekonomike, tregëtare, kul­tur­ore, midis qyte­tarëve korçarë dhe banorëve në qytetet e ndryshme të Gre­qisë, lid­hje his­torike këto që kanë në themel luftën e për­bashkët të dy pop­u­jve fqin­jë për liri dhe zhvil­lim kom­bë­tar. Këto lid­hje të gjithanshme që janë for­cuar vitet e fun­dit edhe nga pra­nia masive e emi­grantëve shqip­tarë në Gre­qi, midis të cilëve edhe shumë nga qyteti ynë, nuk do të lejo­hen që këto mard­hënie të shkëlqy­era të cëno­hen nga deklaratat e papërgjegjshme të z. Ikonomou i cili nuk për­faqë­son ndjen­jat vllazërore të pop­ul­lit grek, por del si zëd­hënës i qar­qeve shovin­iste, të cilët të ushqy­er me idenë e sheku­jve të kalu­ar të “mega­li-idhesë” nuk duan miqës­inë e mirë midis dy vendeve tona.
 
Këshilli Bashki­ak i qytetit të Korçës bashko­het me protestën e shoqatave atd­hetare në mbarë vendin, që dënu­an këto deklara­ta të Kon­sul­lit, për­shën­det dhe përkrah thirrjen e medi­ave të qyteitit tonë për bojko­timin e çdo veprim­tarie të këtij njeriu dhe kërkon nga qev­e­ria shqiptare dhe ajo greke zëvendësimin e tij dhe ard­hjen e një kon­sul­li që t’i shër­be­jë forcim­it të lid­hjeve të fqin­jë­sisë së mirë midis qyte­tarëve të Korçës dhe qyte­tarëve në shtetin grek”, nën­vi­zo­het në fund të kësaj deklarate. Kon­sul­li Ikonomou për të cilin është kërkuar largi­mi nga qyteti juglin­dor shqip­tar, u bë i njo­hur për deklaratat e tij ku iu bënte thirrje qyte­tarëve të Korçës të regjistro­heshin si grekë, deklara­ta, të cilat shkak­tu­an reag­ime të for­ta në shoqërinë shqiptare, por me një vonesë të pa jus­ti­fikueshme për Këshillin Bashki­ak të qytetit juglin­dor shqip­tar.
 

Lexo Raportin e Plote per mbled­hjen e dates 9 Mars 2011

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim