Këshilli Bashki­ak i Korçës është mbled­hur për herë të dytë gjatë këtij viti në mbled­hjen e rad­hës të Këshillit Bashki­ak. Ndonëse pjes­mar­r­ja e këshill­tarëve nuk ka qënë e plotë ash­tu sikundër dhe në mbled­hjen e kalu­ar, ka qënë koru­mi i nevo­jshëm për të marë vendime. Në të ishin prezen­të 18 këshill­tarë nga të cilët vetëm 5 këshill­tarë të PS, kurse pje­sa tjetër nga grupi­mi i PD-së me aleatët. Duhet të thek­soj se ky këshill për­bëhet nga 35 këshill­tarë gjith­sej. Mbled­h­ja u organz­i­ua në një nga sal­lat e bib­liotekës “Thi­mi Mitko” të qytetit të Korçës ash­tu si dhe herët e kalu­ara. Për pub­likun njëf­ti­mi ka qënë një ditor në media dhe konkretisht në TV Lobi, duke mos patur asnjë mundësi tjetër informi­mi. Mad­je duhet thek­suar se gjatë mon­i­torim­it të përdit­shëm që i është bërë tabelës së njof­timeve në bashk­inë e qyetit nuk është ekspozuar për asnjë çast data e kësaj mbled­hje, ndërko­hë që nuk janë pub­likuar nga ana tjetër as vendimet e mbled­hjes së kalu­ar. Pjes­mar­r­ja e qyte­tarëve në të ka qënë e pakët. Mbled­h­ja e datës 17 shkurt 2011 ka zgjatur për më shumë se tre orë, ndësa ka star­tu­ar në orën 9.00 të mëng­je­sit duke u shoqëru­ar dhe me debate për disa nga pikat më të rëndë­sishme të saj.

 

Kryetari i Këshillit Bashki­ak z. Gjergji Pen­davin­ji pasi i ka bërë bilancin psje­mar­rësve në këtë organ, e ka shap­llur zyr­tar­isht të hapur këtë mbled­hje. Pasi ëhstë bërë e ditur se këshill­tarët janë njo­hur me rendin e ditës dhe mate­ri­alet përkatëse disa ditë më parë, është kërkuar nga kryetari i këshillit që mbled­h­ja të nisë me shqyr­timin e pikave të ren­dit të ditës. Kryetari i këshill­tarëve të djathtë z. Pël­lumb Beqiri ka kërkuar në fjalën e tij që pikat më të rëndë­sishme që lid­hen me tarfi­at mbi tak­sat vendore,si dhe struk­turën për pagat e  admin­is­tratës dhe ndër­mar­jeve në varësi të bashk­isë bashkë me pikën mbi për­cak­timin e pror­iteteve të inves­timieve të vitit usht­ri­mor 2011, të tra­j­to­hen në një mbled­hje tjetër. Z. Beqiri që për­faqë­son dhe grupimin e shu­micës në këtë këshilla ka pre­tend­uar se kjo shtyr­je lid­het me përgjegjës­inë e këtij grupi me qyte­tarët për të har­tu­ar bux­hetin e 2011 sa më tepër në dobi të tyre. Ai ka bërë të ditur se kërko­het trans­paren­ca se si u për­dorën paratë e tak­save të tyre, ku u për­dorën gjatë vitit të kalu­ar etj., me syn­im që arrit­jet e 2010 të kon­soli­do­hen sipas tij dhe në bazë të saj të har­to­het një pro­gram i ri zhvil­limor për këtë vit të ri. Me këto argu­ment kryetari i grupit të PD-së Beqi­raj ka kërkuar që katër pikat e ren­dit të ditës të mos shqyr­to­hen për tu mirat­u­ar në një mbled­hje tjetër.  Pas këtij deklari­mi Olsi Kono­mi kryetar i grupit të këshill­tarëve të PS ka kërkuar që të vazh­do­het me këtë rend dite duke sqaru­ar të pran­ish­mit se nga ekspe­ri­en­ca e viteve të kalu­ara janë hed­hur në disku­tim dhe mirat­u­ar tak­sat dhe tar­i­fat ven­dore si dhe pagat e adi­min­is­tratës dhe man­dej është mirat­u­ar bux­heti i vitit zhvil­limor dhe më pas është bërë anal­iza finan­cia­re e vitit të kalu­ar. Mad­je Kono­mi ka bërë të ditur se tar­i­fat dhe tak­sat ven­dore nuk ndrysho­jnë ash­tu si dhe struk­tu­ra e bashk­isë, ndaj e ka parë të nevo­jshme të vazh­do­het për të mos u shkelur afa­tat me këtë rend dite të propozuar nga admin­is­tra­ta e bashk­isë.
 
Pas fjalëss ë Konomit sër­ish kry­tari i grupit të këshill­tarëve demokratë ka bërë të ditur se edhe gjatë viteve të kalu­ara këshill­tarët e PD-së kanë insis­tu­ar që të bëhet anal­iza e vtit usht­ri­mor paraard­hës dhe më pas të vijo­het me tak­sat dhe tar­i­fat, për tu mbyl­lur me pro­jekt bux­hetin e vitit  të ri, duke qënë sipas tij jashtë të gjithë pra­pavi­jave poli­tike. Kryetari i bashk­isë z. Niko Peleshi prezent në këtë mbled­hje iu ka sqaru­ar dhe njëherë këshill­tarëve të djathtë se është shumë e nevo­jshme disku­ti­mi për paketën fiskale për ti hapur rrugë votim­it të pro­jek­t­bux­heitit. Më tej Peleshi ka bërë të ditur se pavarë­sisht suk­sesit që ka patur pake­ta fiskale e vitit që lamë pas, bashkia e drej­tu­ar prej tij është për­bal­lur me prob­leme që kanë ard­hur nga poli­ti­ka në dëm të intere­save të qyte­tarëve. Krye­bashki­aku ka kuj­tu­ar se në arkën e bashk­isë për vitin 2010 nuk është derd­hur asnjë e ard­hur nga tar­i­fa e legal­iz­imeve ash­tu si ishte prem­tu­ar nga qev­e­ria, tek­sa bashkia ka mundur të real­i­zo­jë 100 për qind të ard­hu­rat e saj. Kryetari i bashk­isë iu ka bërë thirrje këshill­tarëve të grupim­it të djathtë që zotëro­jnë shu­micën të disku­to­jnë katër pikat e ren­dit të ditës. Disku­ti­mi më pas ka vijuar me debate të cilat kanë zgjatur për më shumë se dy orë, duke mos u arrit­ur një kons­esus i për­bashkët mes 18 këshill­tarëve nga të cilët vetëm 5 antarë ka patur grupi i PS e cila drej­ton bashk­inë juglin­dore. Pas debat­eve kryetari i këshillit Gjergji Pen­davi­ni ka hed­hur në votë shtyr­jen e disku­tim­it të katër pikave të ren­dit të ditës të cilat ishin pika 4,  Rela­cion “Mbi struk­turën dhe pagat e admin­is­tratës së Bashk­isë, Korçë”, pika 5, Rela­cion “Mbi struk­turën dhe pagat e admin­is­tratës së Ndër­mar­jeve dhe insi­tu­cion­eve në varësi të Bashk­isë, Korçë”, pika 6, Rela­cion “Për nivelin e tak­save, tar­i­fave ven­dore dhe admin­istrim­in e tyre në qytetin e Korçës dhe penalitetet për shkel­jet apo kun­drava­jt­jet admin­is­tra­tive për vitin 2011”, pika 7, Rela­cion “Për për­cak­timin e pror­iteteve të inves­timeve për vitin 2011”. Më pas nga voti­mi i shu­micës është ven­do­sur që pikat e lart­për­men­dura të ren­dit të ditës të hiqen nga ren­di i ditës  mes 12 pikave të mirat­u­ara të cilat do të shqyr­to­hen në një tjetër mbled­hje e cila do të njofto­het së shpe­jti, pa u bërë e ditur data se kur ajo mund të rim­blid­het pas anal­izës që do i bëhet vitit 2010 në pikë­pam­jen finan­cia­re të shpen­z­imeve dhe real­iz­imeve.

 

Pasi janë votu­ar këto pika duke u hequr nga disku­ti­mi mbi to, Këshilli ka marë në disku­tim pikën e parë të ren­dit të ditës, Rela­cion “Mbi dhënien e ndih­mës ekonomike për peri­ud­hën 1–31 janar 2011”. Arjana Pupa ka kërkuar fjalën për të bërë të ditur se komi­sioni ekonomik ka marë raportin nga Drejo­ria e Ndih­mës Ekonomike pranë bashk­isë për dhënien e kësaj ndihme për per­son­at që për­fi­to­jnë këtë ndih­më dhe ka qënë plotë­sisht dako­rd. Këshilli në una­nimitet të plotë ka votu­ar me shu­micë votash ndih­mën ekon­imike të mua­jit të kalu­ar. Pika e 2, Rela­cion “Mbi për­cak­timin e kritereve për përzg­jed­hjen nëpër­m­jet konkurim­it të sub­jek­tit që do të krye­jë trans­portin qyte­tas (urban) në të dy lin­jat e qytetit të Korçës, me suben­cionim”, (mate­r­i­al i plotë­suar). Sipas këshill­tar­it Vladimir Dino është kërkuar që në trans­portin urban të përf­shi­hen me shër­bim falas mosha e tretë dhe stu­den­tët. Këshilli ka rënë dakrod me këtë plotësim dhe e ka mirat­u­ar mate­ri­alin me shu­micë votash. Pika e 3 e ren­dit, Rela­cion “Për dhënien e mendim­it të lejim­it të ushtrim­it të veprim­tarisë së sub­jek­tit “SIAL-PEL” Sh.p.k. në ter­ri­torin e Bashk­isë Korçë”. Kryetari i grupit të PD Pël­lumb Beqiri e ka marë fjalën për argu­mentin e rad­hës. Sipas tij fab­ri­ka e për­punim­it të lëkurës është e her­shme në vendin ku ndod­het dhe nuk cënon mje­disin, ndaj në këto kushte ka bërë të ditur Beqiri të lejo­het që të ushtro­het aktiviteti i fir­mës përsëri.
 
Kryetari Pen­davin­ji e ka hed­hur në votim dhe me shu­micë votash është mirat­u­ar rela­cioni për të lejuar sub­jek­tin “SIAL-PEL” të ushtro­jë aktivitetin. Rela­cion “Mbi dhënien e kre­disë së lehtë­suar nga shteti për famil­jet që për­fi­to­jnë bane­sa sociale me kos­to të ulët, në zba­tim të udhëzim­it të K.M. nr.6257, datë 02.09.2008(lista e nën­të)” ka qënë pika e 8 e ren­dit të ditës e cila pa asnjë disku­tim është hed­hur në mir­taim dhe është votu­ar nga të gjithë të pran­ish­mit në këtë mbled­hje. Drejtue­si i mbled­hjes ka kalu­ar në pikën 9 të ren­dit të ditës, Infor­ma­cion mbi shër­bimin funer­al dhe të mirëm­ba­jt­jes së var­rezave pub­like dhe dësh­morëve. Lid­hur me këtë çësht­je një qyte­tar i Korçës ka bërë të ditur se është ankuar për shër­bimin funer­al si palë e intere­suaar në këtë lloj biz­ne­si. Qyte­tari ka bërë të ditur dhe disa prob­leme që lid­hen me shër­bimin funer­al në raport me spi­tal­in e qytetit të cilat siç ka shp­jeguar ai i ka bërë të ditu­ra në një letër drej­tu­ar krye­bashki­akut dhe Këshillit Bashki­ak. Kryetari i seancës Gjergji Pen­davin­ji ka pohuar se një pjesë e shqetësimeve janë marë në kon­sid­er­atë duke u gje­tur mënyra për zgjid­hjen e tyre.
 
Më pas një tjetër qyte­tar ka ringrit­ur si në mbled­hjen e kalu­ar shqetësimin për hap­jen e një agjen­sie funerale në ambi­en­tet e pal­latit të tyre i pop­ul­lu­ar nga rreth 200 banorë. Pres­im një vendim nga ekzeku­tivi i bashk­isë dhe ju si këshill për këtë çësht­je që na shqetë­son së tepër­mi, ka folur para organ­it vendi­marës banori i qytetit. Qyte­tari ka kërkuar që bashkia të për­cak­to­jë një vend të posaçëm këtë lloj biz­ne­si, ndërko­hë që kyetari i këshillit Pen­davin­ji ka bërë të ditur se ekzeku­tivi është duke punuar për t’i gje­tur një zgjid­hje këtij prob­le­mi. Pas kësaj është kalu­ar në pikën tjetër meqënëse ishte një infor­ma­ci­in dhe jo kërkesës për vendi­mar­rje. Pika e 10 e ren­dit të ditës ishte ajo Për emërim­in e liku­j­due­sit të Shoqërisë Korça 2008” Sh.A. (mate­r­i­al i shpërn­darë). Arjana Pupa këshilltare e grupit të PD-së ka bërë të ditur se është shpal­lur shkrir­ja e shoqërisë “Korça 2008” dhe sipas saj duhet të ishte shpal­lur dhe emri i likuida­torit. Në mbled­hjen e kalu­ar është mir­tu­ar shkrir­ja e shoqërisë në fjalë, por jo emri i likuida­torit. Pas debat­eve të shum­ta që ka patur për këtë pikë, pasi nuk ka të ard­hu­ra për të paguar specailistin që do të mer­ret me likuidimet është gje­tur një emër që është votu­ar dhe mirat­u­ar nga këshill­tarët, ai i ekspertes kontabël Ilda Kono­mi. Pas këtij voti­mi me uninimitetetë plotë është kalu­ra në pikën e 11, Për mira­timin e plan biz­ne­sit për vitin 2011 në Sh.A. “Tregu i Shit­jes me Shu­micë të Fru­ta Per­imeve”. Kjo pikë është hed­hur në votim pa disku­time dhe është mirat­u­ar me shu­micë votash.
 
Pika e 12, Të ndryshme që lid­het me kerke­sat dhe anke­sat e banorëve të qytetit ka mbyl­lur kre­jt takimin. Tema e tak­sistëve është ris­jel­lë sër­ish në disku­tim, ndonëse në mbled­hjen e kalu­ar iu është dhënë mundësia tre tak­sistëve të zhvil­lo­jnë akitvitetin e tye me një liçencë 5 vjeçare. Mbled­h­ja është mbyl­lur pas largim­it të një këshill­tari pasi nuk ishte koru­mi për të arrit­ur në vendi­mar­je të tjera.

 

 

Rapor­toi

Albana Çak­shiri

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim