Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik zhvil­loi një tra­jn­im një ditor ne Kor­cë me stafin e sapo­for­muar të Zyrës për Transparncë Qytetare (ZTQ) në Korçë. Kjo Zyrë për­bëhet nga një grup prej 7 qyte­tarësh, të cilët për­faqë­so­jnë shtre­sa, pro­fe­sione dhe grup­mosha të ndryshme. ZTQ për­faqë­son degën lokale të ÇIP në Korçë dhe është e para që hapet në kuadër të Pro­gramit për Trans­parencën në vendi­mar­rjen lokale që ÇIP sapo ka fil­lu­ar të pilo­to­jë .

 

Ata u përzgjod­hëm me kujdes dhe u tra­jnu­an nga Qen­dra ÇIP për për­dorim­in autonom të disa prej hal­lkave të Metodës PRO AKTIV.

Tra­jn­i­mi një ditor syn­onte prezan­tim­it e objek­ti­vave të pro­jek­tit stafit të ZTQ, Kor­cë, dhe aftësimin e tyre në për­dorim­in e teknikës dhe metodologjisë mon­i­toruese te zhvil­lu­ar nga ÇIP (Metodës PRO AKTIV). Konkretisht, mod­uli i tra­jnim­it i dizen­juar nga ÇIP kon­sis­tonte në dy kom­po­nen­të. I pari ofronte Njo­huri të avan­cuara me karak­ter teorik mbi kuadrin kushtetues dhe ligjor në Repub­likën e Shqipërisë lid­hur me orga­niz­imin dhe funk­sion­imin e pushtetit lokal, sido­mos sa i takon vendi­mar­rjes trans­par­ente dhe me pjesë­mar­rje.

 

Kom­po­nen­ti i dytë syn­onte njo­hjen me teknikën mon­i­toruese, përmes ofrim­it të njo­hurive mbi mënyrën se si duhet sig­u­ru­ar pjesë­mar­r­ja e për­faqë­suesve të ZTQ në mbled­hjet e Këshillit Bashki­ak, si të mba­hen shën­im cësht­jet që intere­so­jnë objek­tin e mon­i­torim­it, si të për­pi­lo­hen dhe mbushen for­mu­la­rët e vlerësim­it gjatë mbled­hjes së Këshillit Bashki­ak, si të sig­uro­het mate­ri­ale me aktet që kalon për mira­tim Këshilli Bashki­ak, duke I dhënë një vëmënd­je të posaçme modaliteteve të shpall­jes dhe hyr­jes në fuqi të akteve, sipas kërke­save që për­cak­to­jnë neni 33, 34 dhe 35 të ligjit 8652.

 

Zyrea për Trans­parencë Qytetare ka për mision pro­movimin e trans­parencës vendi­mar­rëse në niv­el ven­dor. Objekt i mon­i­torim­it prej saj është veprim­taria e Këshillit Bashki­ak, vendi­mar­rësit real të qytetit. Kjo përqas­je për­faqë­son një risi, pasi deri më sot, Këshilli Bashki­ak nuk ka qenë i përf­shirë në nis­ma mon­i­toruese të shoqërisë civile kur objekt vleres­i­mi ka qene trans­paren­ca e vendi­mar­rjes. Ne vend te tij, ne fokus eshte ven­do­sur Admin­si­tra­ta e Bashkise, edhe pse funk­sioni i saj nuk eshte vendi­mar­res, por ekzeku­tiv.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim