Këshilli Bashki­ak i Korçës merr vendimet e para për këtë vit. Në datën 14 Janar në ambi­en­tet e bib­liotekës “Thi­mi Mitko” të qytetit, është zhvil­lu­ar mbled­h­ja e rad­hës e Këshillit Bashki­ak. Sipas njof­tim­it të bërë pub­lik për disa ditë me rad­hë në tele­vizion­in lokal TV Lobi për qyte­tarët e juglind­jes, mbled­h­ja e zhvil­lu­ar si përherë me dyer të hapu­ra, ka kalu­ar përgjithë­sisht e qetë dhe pa debate të ash­pra. Këshill­tarët e djathtë që për­bëjnë dhe shu­micën në këtë këshill bashkë me këshill­tarët e grupim­it të LSI, kanë qënë të gjithë në sal­lë, ndër­sa nga grupi i këshill­tarëve të mjatë ka patur munge­sa masive, duke u për­faqë­suar nga 15 këshill­tarë gjith­sej me vetëm 4 prej tyre. Këshilli Bashki­ak i qytetit juglin­dor të ven­dit për­bëhet nga 35 këshill­tarë gjithse,j nga të cilët shu­mi­ca prej 20 këshill­tarësh për­bëhet nga koa­li­cioni qev­erisës PD-LSI, ndërko­hë që pjesë e këtij grupi­mi është dhe këshill­tari i vetëm i PDK.
 
Në këtë mbled­hje janë marë disa vendime të rëndë­sishme me shu­micë votash duke u votu­ar una­n­imisht, nga të gjithë anë­tarë prezen­të të këtij këshilli. Kjo mbled­hje është drej­tu­ar nga kryetari i Këshillit Bashki­ak z. Gjergji Pen­davin­ji. Fil­lim­isht është hed­hur në votë mira­ti­mi i ren­dit të ditës i për­bërë nga 8 pika. Më pas këshill­tari Vladimir Dino ka kërkuar fut­jen në rendin e ditës “Për­cak­timin e një fon­di për zonat e përm­by­tu­ra”. Ndërkaq për­faqë­sue­si i LSI Riza Ashi­mi ka kërkuar të futet si mate­r­i­al sht­esë për shqyr­tim edhe vendi­mi “Për nxjer­jen jashtë për­dorim­it të iven­tar­it të mate­ri­aleve të imë­ta”. Të dyja këto pika janë votu­ar duke u pran­uar të shqyr­to­hen. Më pas mbled­h­ja ka star­tu­ar me pikën e parë të ren­dit të ditës që kon­sis­tonte në “Dhënie e ndih­mës ekonomike për peri­ud­hën 1–31 Dhje­tor 2010”. Në këtë kon­teks këshill­tar­ja znj. Arjana Pupa ka vënë në dijeni këshillin, lid­hur me disa kërke­sa të një­pas­njëshme që kanë ard­hur në drej­tim të këtij organi vendi­marës nga shtetës­ja Ani­la Bar­mashi, e cila kërkon përf­shir­jen në skemën e bashk­isë tra­j­timin e saj me ndih­më ekonomike. Pas sqarim­it që ka dhënë për këtë shte­tase Drej­tore­sha e Ndih­mës Ekonomike pranë Bashk­isë Korçë, është ven­do­sur që Ani­la Bar­mashi e papunë e cila jeton e vetme në kushte të vështi­ra ekonomike, të mos tra­j­to­het me këtë ndih­më mujore, pasi disa herë ka brak­tisur vendin e punës që i është gje­tur nga ana e bashk­isë.
 
Sipas ligjit për ndih­mën ekonomike ka bërë të ditur spe­cial­ist­ja në fjalë, Bar­mashi nuk mund të përf­shi­het në skemën e kësaj ndihme. Për­sa i për­ket listës së per­son­ave që tra­j­to­hen me ndih­më ekonomike për çdo muaj, kjo pikë është votu­ar me shu­micë votash nga të gjithë këshill­tarët e pran­ishëm. Pika e dytë e ren­dit të ditës e tra­j­tu­ar në këtë mbled­hje lid­hej me “Për­cak­timin e kritereve për përzg­jed­hjen nëpër­m­jet konkurim­it të sub­jek­tit që do të krye­jë trans­portin qytetas(urban) në të dy lin­jat e qytetit të Korçës me sub­ven­cionim”. Për këtë pikë këshill­tarët e djathtë e kanë qua­j­tur si shumë të përgjithshme pikat e kritereve që duhet të përm­bushin sub­jek­tet, që do konkuro­jnë për shër­bimin urban në qytet. Nënkryetari i bashk­isë Soti­raq Fiko ka sqaru­ar se kriteret në fjalë janë mbështe­tur në ligjin “Për trans­portin urban” dhe janë të pandryshueshme. Ndërkaq kryetari i grupit të PD Pël­lumb Beqiri e ka qua­j­tur shumë të vonuar sjell­jen pas 11 mua­jsh në këshill të kësaj çësht­je. Lid­hur me paqartës­inë që ka patur mate­ri­ali dhe kriteret e cilë­suara si të pa deta­juara, këshill­tarët e djathtë kanë kërkuar që të për­puno­hen kriteret për pjes­mar­rësit dhe mira­ti­mi të shty­het për në mbled­hjen tjetër, ku duhet të ketë një mate­r­i­al më të plotë. Ky propoz­im është mirat­u­ar me shu­micë votash nga të gjithë të pran­ish­mit.
 
Pika e tretë në rendin e diëts e vënë në disku­tim ka qënë “Për prish­jen e shoqërisë “Korça 2008” Sh.A. dhe emërim­in e liku­j­due­sit të Shoqërisë”. Pas sqarimeve që ka dhënë për këtë pikë kryetar­ja e Këshillit Mbikqyrës njëherësh antare e këshillit bashki­ak znj. Arjana Pupa për shoqërinë “Korça 2008” që nuk ka kry­er asnjë veprim­tari dhe bilan­ci i saj është neg­a­tiv, është votu­ar për këtë pro­jekt-vendim. Këshill­tarët kanë votu­ar me shu­micë votash për prish­jen e shoqërisë në fjalë dhe të dety­ro­het drejtue­si i mëparshëm i saj të deklaro­jë mbyll­jen e kësaj shoqërie pranë QKR. Pika e 3 e pro­jekt-vendim­it për emërim­in e likuida­torit, është votar për tu disk­tu­ar në mbled­hjen tjetër. Pika e katërt në rendin e ditës e tra­j­tu­ar ka qënë: “Për emërim­in e anë­tar­it të Këshillit Mbikqyrës tek Tregu i Shit­jes me Shu­micë Fru­ta-Per­ime, Korça Sh.A.”. Sipas këshill­tarëve për këtë emërim ky organ vendi­marës disa muaj më parë ka marë vendimin përkatës. Këshill­tarët kanë votu­ar që vendi­mi në fjalë të lihet në fuqi. Pika e katërt kon­sis­tonte në “Kërkesën e znj. Etl­e­va Demiri,- shpre­het Komi­sioni Juridik”. Lid­hur me këtë pikë nga ana e Drej­torisë Juridike është sqarur se shtetës­ja në fjalë është në një proçes gjyqë­sor me Bashk­inë e Korçës lid­hur me një kon­tratë qira­je dhe pritet që të meret vendim i for­mës së pre­rë nga Gjyka­ta e Apelit ku ndod­het për shqyr­tim aktu­al­isht çësht­ja. Sipas këshillit, infor­ma­cioni ka qënë vetëm relat­ues dhe nuk ka patur nevo­jë për ndon­jë vendim në këtë rast. Pika e gjashtë e ren­dit të ditës lid­hej me kërkesën e z. Mon­di Mitezi,-shprehet Komisoni Juridik. Shte­tasi në fjalë i ka kërkuar Bashk­isë së qytetit licen­simin 5 vjeçar për shër­bimin tak­si bashkë me dy kolegë të tjerë.
 
Komi­sioni Juridik ka rënë dako­rd dhe kërkon nga tak­sistët ushtrim­in e aktivitetit në bazë të kërkesës së tyre dhe shly­er­jen e detyrimeve të mbar­tu­ra. Rela­cioni i Drej­torisë Juridike i lex­u­ar në këshill është mirat­u­ar nga këshill­tarët. Gjithash­tu këshilli ka shqyr­tu­ar “Kërkesën e z. She­fqet Arza- shpre­het Komi­sioni i Shër­bimeve Pub­like”. Lid­hur me këtë pikë është disku­tu­ar shër­bi­mi i var­rim­it në qytetin e Korçës i fitu­ar në ten­der­im nga fir­ma “Korsel” tek­sa aktiviteti ushtro­het nga një tjetër sub­jekt. Këshilli ka ven­do­sur të presë një rela­cion të deta­juar për këtë pikë nga Komi­sioni i Shër­bimeve lid­hur me prob­lemtikat dhe zgjid­hjen e tyre, ndër­sa qyte­tar­it She­fqet Arza prezent në këtë mbled­hje i është bërë e ditur të bashkëpuno­jë me Drej­tor­inë e Shër­bimeve pranë bashk­isë së qytetit. Pika sht­esë e mirat­u­ar nga fil­li­mi i mbled­hjes lid­hej me “Nxjer­jen jashtë për­dorim­it të mate­ri­alit ekonomik dhe atij të imët”. Kjo pikë është mirat­u­ar men­jëherë me shu­micë votash. Në mate­ri­alet sht­esë ka qënë dhe ajo për mira­timin “Fond për zonat e përm­by­tu­ra në veri të ven­dit”. Këshill­tarë kanë rënë dako­rd të rela­to­het edhe kjo pikë në mbled­hjen e rad­hës. Pas për­fundim­it të këtyre pikave, ajo e fun­dit ishte për çësht­je “Të ndryshme” që shqetë­so­jnë komu­nitetin. Një grup qyte­tarësh të lag­jes 4 të qytetit kanë këkuar ndih­mën e Këshillit Bashki­ak lid­hur me hap­jen e një Agjen­sie Funerale në ambi­en­tet e biz­nesve dhe bane­save të tyre, duke iu shkak­tu­ar emo­cione neg­a­tive në çdo moment të ditës.
 
Qyte­tarët kanë kërkuar edhe me anë të një peti­cioni të fir­mo­sur nga 250 banorë të një pal­lati të mos lejo­het hap­je e këtij biz­ne­si. Duke parë ndjesh­mërinë që shka­ton çësht­ja në fjalë, këshilli bashki­ak ka kërkuar që Komi­sioni i Shër­bimeve në bashkëpunim dhe me admin­is­tratën e bashk­isë të për­cak­to­jë rreg­ul­la të sak­ta për vendin e hap­jes së këtij lloj shër­bi­mi, por dhe të disa aktiviteteve të tjera pri­vate. Kjo pikë i ka dhënë fund mbled­hjes së parë të vitit 2010 të Këshillit Bashki­ak të qytetit të Korçës.
Albana Çak­shiri

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim