VENDIM

Nr. 564, datë 3.7.2013

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË VENDIN E PUNËS”[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 3 të nen­it 42 të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit në vendin e punës”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2. Ngarko­hen Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Min­is­tria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Min­is­tria e Punëve Pub­like dhe Trans­portit, Min­is­tria e Bujqë­sisë, Ushqim­it dhe Mbro­jt­jes së Kon­suma­torit dhe Min­is­tria e Shën­de­të­sisë për zba­timin e këtij vendi­mi.
  3. Pjesët A dhe B të anek­sit IV të rreg­ul­lores bashkëlid­hur vendim­it nr. 312, datë 5.5.2010 të Këshillit të Min­is­trave “Për mira­timin e rreg­ul­lores “Për sig­ur­inë në kantier””, që kanë të bëjnë me objek­tin e kësaj rreg­ul­lore­je dhe të gjitha aktet nën­ligjore që bien ndesh me këtë rreg­ul­lore shfuqi­zo­hen.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali  Berisha

RREGULLORE

PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT NË VENDIN E PUNËS

Neni 1

Objek­ti dhe fusha e zba­tim­it

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit në vendin e punës.
  2. Kjo rreg­ul­lore zba­to­het për të gjitha ndër­mar­rjet dhe vendet e punës, bren­da fushës së veprim­it të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, ku zhvil­lo­het veprim­tari pune apo tra­jn­i­mi lid­hur me punën, pavarë­sisht mënyrës së orga­nizim­it, llo­jit të ndër­mar­rjes dhe shkaqeve për të cilat zhvil­lo­het puna apo tra­jn­i­mi.

Kjo rreg­ul­lore nuk zba­to­het për vendet e mëposhtme të punës:

  1. a) mjetet e trans­portit që për­doren jashtë ndër­mar­rjes dhe vendet e punës bren­da mjeteve të trans­portit;
  2. b) kantieret e lëvizshme apo të përkohshme të punës;
  3. c) indus­tritë nxjer­rëse;

ç) ani­jet e peshkim­it;

  1. d) fushat, pyjet dhe vendet e tjera që janë pjesë e ndër­mar­rjeve bujqë­sore dhe pyjore, dhe që ndod­hen jashtë ndërte­save dhe ter­ri­torit të ndër­mar­rjes.

Neni 2

Ven­di i punës

Për qël­lim të kësaj rreg­ul­lore­je “vend pune” janë të gjitha vendet ku punë­mar­rësit apo per­son­at e  kon­trak­tu­ar, duhet të jenë ose duhet të shko­jnë, për shkak të punës së tyre apo veprim­tarive të lid­hu­ra me të dhe që janë nën kon­trol­lin e drejt­për­drejtë apo të tërthortë të punëd­hënësit.

Neni 3

Detyrimet e përgjithshme të punëd­hënësit

  1. Vendet e punës që për­doren për herë të parë pas hyr­jes në fuqi të këtij vendi­mi, plotë­so­jnë kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit në vendin e punës të ren­di­tu­ra në shto­jcën 1 bashkëlid­hur kësaj rreg­ul­lore­je.
  2. Vendet e punës që janë tash­më në për­dorim, të plotë­so­jnë kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe të shën­de­tit, të ren­di­tu­ra në shto­jcën 1, bashkëlid­hur, bren­da 2 (dy) vjetësh nga hyr­ja në fuqi e këtij vendi­mi.
  3. Kur vendet e punës u nën­shtro­hen mod­i­fikimeve, zgjer­imeve apo rindër­timeve, punëd­hënësi merr masat e nevo­jshme që këto mod­i­fikime, zgjer­ime dhe/apo trans­formime të jenë në për­puth­je me kërke­sat min­i­male përkatëse të për­cak­tu­ara në shto­jcën 1, që i bashkëlid­het kësaj rreg­ul­lore.

Neni 4

Kërke­sa të përgjithshme për vendet e punës

Për të garan­tu­ar sig­ur­inë dhe shën­detin e punë­mar­rësve dhe të per­son­ave të tjerë në vendin e punës,  punëd­hënësi sig­uron:

  1. a) mba­jt­jen hapur në çdo kohë të rrugëve të lëviz­jes drejt dal­jeve të emergjencës dhe vetë dal­jet;
  2. b) mirëm­ba­jt­jen teknike të ven­dit të punës dhe të mjeteve e pajis­jeve, si dhe kor­rigjimin sa më shpe­jt të jetë e mundur e çfarë­do të mete të kon­stat­u­ar, që cenon sig­ur­inë dhe shën­detin në vendin e punës;
  3. c) kon­trol­lin dhe mirëm­ba­jt­jen e vazh­dueshme të pajis­jeve të sig­urisë dhe mjeteve mbro­jtëse, për paran­dal­im­in e riskut dhe eli­m­in­imin e rrez­iqeve;

ç) pastrim­in e vazh­dueshëm të ven­dit të punës, të pajis­jeve dhe mjeteve të punës, si dhe mjedi­s­eve të tjera të lid­hu­ra me vendin e punës me qël­lim sig­urim­in e një niveli të për­sh­tat­shëm të higjienës.

Neni 5

Informi­mi, kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve

  1. Punëd­hënësi infor­mon punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre, si dhe çdo per­son tjetër që ndod­het në vendin e punës, mbi risqet e mund­shme dhe masat që mer­ren për sig­ur­inë dhe shën­detin në vendin e punës.
  2. Punëd­hënësi kon­sul­to­het me punë­mar­rësit dhe/ose për­faqë­sue­sit e tyre për të gjitha çësht­jet që kanë të bëjnë me sig­ur­inë dhe shën­detin në vendin e punës, si dhe kri­jon mundësi për pjesë­mar­rjen e tyre në për­puth­je me nenin 14 të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.

SHTOJCA 1

KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR VENDET EKZISTUESE DHE VENDET E REJA TË PUNËS

  1. Për­cak­time para­prake

Kërke­sat e për­cak­tu­ara në këtë shto­jcë zba­to­hen sa herë dik­to­hen nga speci­fikat, veprim­taria, rrethanat apo rreziku në vendin e punës.

  1. Qën­druesh­mëria dhe fortësia

Ndërte­sat në të cilat ndod­hen vendet e punës duhet të kenë një struk­turë të fortë dhe të qën­drueshme, të për­sh­tat­shme me natyrën e për­dorim­it të tyre.

  1. Instalimet elek­trike

3.1 Instalimet dhe pajis­jet elek­trike pro­jek­to­hen dhe ndër­to­hen në mënyrë të tillë, që të mos për­bëjnë risk për zjarre apo shpërthime.

3.2 Punë­mar­rësit dhe per­son­at e tjerë mbro­hen në mënyrë të për­sh­tat­shme ndaj risqeve për lëndime të shkak­tu­ara nga kon­tak­ti i drejt­për­drejtë apo i tërthortë me elek­tricitetin.

3.3 Pro­jek­ti­mi, ndër­ti­mi dhe zgjed­h­ja e mate­ri­aleve dhe mjeteve mbro­jtëse të instal­imeve elek­trike i për­sh­tat­en ten­sion­it elek­trik, kushteve të jashtme, pro­ce­sit të punës dhe aftë­sive të per­son­ave që kanë akses në pjesët e instalim­it.

3.4 Instal­imeve dhe pajis­jeve elek­trike u kry­hen shër­bime nga per­son­at që kanë kual­i­fikimet dhe kapacitetet e nevo­jshme.

  1. Rrugët dhe dal­jet e emergjencës

4.1 Rrugët dhe dal­jet e emergjencës mba­hen të lira dhe çojnë në mënyrë sa më të drejt­për­drejtë  jashtë apo në një zonë të sig­urt.

4.2 Në rast ngjar­je­je të rrezik­shme, punë­mar­rësit dhe per­sona të tjerë duhet të kenë mundësi të evakuo­hen shpe­jt dhe në mënyrë të sig­urt nga vendet indi­vid­uale të punës.

4.3 Num­ri, vend­ndod­h­ja dhe dimen­sionet e rrugëve dhe dal­jeve të emergjencës për­cak­to­hen në varësi të për­dorim­it, vend­ndod­hjes, pajis­jeve dhe dimen­sion­eve të ven­dit të punës dhe num­rit mak­si­mal të per­son­ave që mund të jenë të pran­ishëm.

4.4 Rrugët e emergjencës  duhet të hapen nga jashtë.

Dyert që janë synuar në mënyrë të veçan­të si rrugë dal­je­je të emergjencës nuk lejo­het të jenë rrëshqitëse apo rro­tul­luese.

Dyert e emergjencës  mbyllen në mënyrë të tillë që mund të hapen lehtë­sisht dhe men­jëherë nga një per­son që mund të ketë nevo­jë t’i për­dorë ato në një sit­u­atë urgjence.

4.5 Rrugët dhe dal­jet e emergjencës të për­cak­tu­ara duhet të shën­jo­hen në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sin­jal­is­tikën.

Këto shen­ja duhet të ven­dosen në vende të për­sh­tat­shme dhe t’i rezis­to­jnë kohës.

4.6 Dyert e emergjencës nuk duhet të kyçen.

Rrugët dhe dal­jet e emergjencës, si dhe rrugët e qarkul­lim­it dhe dyert që të çojnë tek ato, nuk duhet të kenë penge­sa, në mënyrë që të mund të për­doren pa vështirësi në çdo kohë.

4.7 Rrugët dhe dal­jet e emergjencës, duhet të pajisen me ndriçim të sig­urt të një inten­siteti të mjaftueshëm në rastet e ndër­pre­rjes së energjisë elek­trike.

  1. Zbu­li­mi dhe shuar­ja e zjar­rit

5.1 Pro­jek­ti­mi dhe orga­niz­i­mi i punës në ndër­mar­rjet dhe vendet e punës janë në për­puth­je me kërke­sat e akteve nor­ma­tive për sig­ur­inë ndaj zjar­reve.

5.2 Vendet e punës duhet të pajisen me mjete të për­sh­tat­shme zjar­rfikëse dhe, sipas nevo­jës, me detek­torë dhe sis­teme alar­mi për zjar­ret në varësi të për­masave dhe për­dorim­it të ndërte­save, pajis­jeve që ato përm­ba­jnë, vetive fizike dhe kimike të sub­stan­cave që ndod­hen në to, dhe num­rit mak­si­mal të mund­shëm të njerëzve të pran­ishëm.

5.3 Pajis­jet joau­tomatike kundër zjar­rit duhet të jenë lehtë­sisht të arrit­shme, të thjesh­ta për t’u për­dorur dhe të tre­go­hen me shen­ja të përher­shme të ven­do­sura në vende të për­sh­tat­shme, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sin­jal­is­tikën.

  1. Ajri­mi i vendeve të mbyl­lu­ra të punës

6.1 Vendet e mbyl­lu­ra të punës duhet të kenë ajrim të mjaftueshëm, që mundë­son shkëm­bimin e nevo­jshëm të ajrit, duke pasur parasysh meto­dat dhe natyrën e punës, ngarke­sat fizike të punë­mar­rësve, si dhe stan­dard­et për qarkul­lim­in e ajrit, tem­per­aturën dhe lagësht­inë rel­a­tive.

6.2 Kur për­doren instal­ime të kondi­cionim­it të ajrit apo të ajrim­it mekanik, ato duhet të funk­siono­jnë në mënyrë të tillë që punë­mar­rësit të mos jenë të ekspozuar ndaj rry­mave të ajrit që shkak­to­jnë pare­hati dhe që respek­to­jnë kërke­sat higjienike.

6.3 Në rastet kur për­doret një sis­tem ajri­mi mekanik, ai mba­het në gjend­je funk­sion­ale.

Çdo grum­bul­lim papastër­tish, që duke ndo­tur atmos­fer­ën, mund të kri­jo­jë një rrezik të men­jëher­shëm për shën­detin e punë­mar­rësve duhet të hiqet men­jëherë.

Në rastin kur ka një mundësi për lëshimin aksi­den­tal të sub­stan­cave tok­sike apo kri­jim­it të  përqen­drimeve shpërthyese dhe të ndezshme apo kri­jimin e risqeve të tjera në vendet e punës apo vendet indi­vid­uale të punës, sis­temet e ajrim­it duhet të funk­siono­jnë automatik­isht dhe çdo avari duhet të njofto­het nga një sis­tem kon­trol­li.

  1. Tem­per­atu­ra e mje­dis­it të punës

7.1 Gjatë orar­it të punës, tem­per­atu­ra në mjedis­et ku ndod­hen vendet e punës duhet të jetë e për­sh­tat­shme për qeni­et njerë­zore, duke pasur parasysh meto­dat e punës që për­doren dhe ngarke­sat fizike të punë­mar­rësve.

7.2 Tem­per­atu­ra në mjedis­et e pushim­it, të ngrënies, të ndih­mës së parë, higjieno-san­itare, si dhe ato të per­son­elit që kryen shër­bim të vazh­dueshëm duhet t’i për­sh­tatet qël­lim­it të posaçëm që kanë këto hapësira.

7.3 Dritaret, çatitë prej xha­mi dhe ndarëset prej qelqi, duhet të ndër­to­hen apo të për­sh­tat­en që të shman­gin  paso­jat nga ndriçi­mi i diel­lit, duke pasur parasysh llo­jin e punës dhe të ven­dit të  punës.

  1. Ndriçi­mi natyral dhe arti­fi­cial i mje­dis­it të punës

8.1 Vendet e punës prefer­o­het të kenë ndriçim natyral të mjaftueshëm dhe duhet të  pajisen me ndriçim arti­fi­cial të për­sh­tat­shëm për mbro­jt­jen e sig­urisë dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve dhe per­son­ave të tjerë, në për­puth­je me rreg­ul­loret e veçan­ta dhe stan­dard­et.

Ngjyrat e ndriçim­it arti­fi­cial që për­doret nuk duhet të pen­go­jnë apo ndiko­jnë per­cep­ti­min e shen­jave dhe sin­jaleve të sig­urisë dhe shën­de­tit në punë.

8.2 Instalimet për ndriçimin e mje­dis­it të punës dhe të vend­kalimeve, duhet të ven­dosen në mënyrë të tillë që llo­ji i ndriçim­it të mos për­bëjë risk për aksi­dente të punë­mar­rësve dhe per­son­ave të tjerë.

8.3 Vendet e punës dhe hapësir­at në të cilat punë­mar­rësit dhe per­sona të tjerë janë veçanër­isht të ekspozuar ndaj risqeve, në rast të ndër­pre­rjes së ndriçim­it arti­fi­cial, duhet të pajisen me ndriçim urgjence me inten­sitet të mjaftueshëm.

  1. Dyshemetë, muret, tavanet e mjedi­s­eve të punës dhe çatitë

9.1 Dyshemetë e vendeve të punës dhe të vendeve indi­vid­uale të punës dhe ele­mentet e tyre  duhet të jenë ndër­tu­ar dhe të mirëm­ba­hen në mënyrë të tillë që të jenë të palëvizshme dhe të qën­drueshme, jo të rrëshqit­shme, pa dis­nivele, shpate, gun­ga dhe të çara të rrezik­shme.

9.2 Sipër­faqet e dyshe­meve, mureve dhe tavan­eve të vendeve të punës ndër­to­hen në mënyrë të për­sh­tat­shme që të mos vështirë­so­jnë pastrim­in apo riparim­in e tyre, sipas kërke­save të prod­him­it dhe të higjienës.

 Dyshemetë, muret, tavanet apo çatitë e mjedi­s­eve të punës, duhen izolu­ar ter­mik­isht, në për­puth­je me llo­jin e sipër­mar­rjes dhe veprim­tar­inë e punë­mar­rësve në mënyrë që të shman­gen risqet për shën­detin e tyre.

Dyshemetë dhe muret e mjedi­s­eve  të punës bëhen prej mate­ri­alesh që nuk përm­ba­jnë, nuk lejo­jnë depër­timin dhe nuk çliro­jnë lëndë të dëmshme për njerëz­it dhe të cilat janë në për­puth­je me kërke­sat për sig­ur­inë ndaj zjar­reve.

9.3 Muret e ndër­tu­ara nga mate­ri­ale trans­par­ente dhe që lejo­jnë depër­timin e dritës, në mjedise apo pranë vendeve të punës dhe rrugëve të lëviz­jes, pajisen me shen­ja dal­luese dhe për­bëhen nga mate­ri­ale të sig­ur­ta, thy­er­ja apo dëm­ti­mi i të cilave nuk shkak­ton lëndimin e punë­mar­rësve apo per­son­ave të tjerë.

9.4 Aksesi në çati dhe sipër­faqe të tjera  që për­bëhen nga mate­ri­ale me fortësi të pam­jaftueshme lejo­het vetëm kur për­doren pajis­je që garan­to­jnë një punë të sig­urt, duke mar­rë masa për paran­dal­im­in e shkel­jes së paqël­limtë në këto sipër­faqe apo rënies bashkë me to.

  1. Dritaret dhe çatitë prej xha­mi

10.1 Dritaret, çatitë prej xha­mi dhe pajis­jet e ajrim­it të vendeve të  punës duhet të jenë të manovrueshme  në mënyrë të sig­urt, që të mos shkak­to­jnë rrez­iqe për punë­mar­rësit rreth ndërtesës. Kur janë të hapu­ra, ato nuk duhet të pozi­ciono­hen në mënyrë të tillë që të për­bëjnë risk.

10.2 Dritaret dhe çatitë e xhamit pro­jek­to­hen në mënyrë të tillë që pajis­jet për pastrim­in e tyre të mos për­bëjnë risk për punë­mar­rësit të pran­ishëm në ndërtesë dhe për­reth saj.

  1. Dyert dhe por­tat

11.1 Pozi­cioni, num­ri, për­masat  dhe llo­ji i dyerve dhe por­tave dhe mate­ri­ali prej të cilave ato janë prod­huar, për­cak­to­hen sipas natyrës së veprim­tarisë, llo­jit të mjedi­s­eve të punës, mjeteve të trans­portit dhe ngarkesës së tyre, si dhe kërke­save të evakuim­it në rast të aksi­den­teve dhe zjar­rit.

11.2 Dyert trans­par­ente duhet të shën­jo­hen apo të mbro­hen me qël­lim shmang­ien e  për­plas­jeve, shën­ji­mi të bëhet në një lartësi në nivelin e syrit.

11.3 Dyert dhe por­tat rro­tul­luese dhe lëkundëse duhet të jenë trans­par­ente apo të kenë pjesë të hapu­ra që sig­uro­jnë shikuesh­mëri.

11.4 Në qoftë se sipër­faqet trans­par­ente apo të tej­duk­shme në dyer dhe por­ta nuk janë prej mate­ri­aleve të sig­ur­ta dhe nëse ekzis­ton rreziku që per­son­at mund të dëm­to­hen në qoftë se dera thy­het, sipër­faqet duhet të mbro­hen kundër thy­er­jeve.

11.5 Dyert  dhe hyr­jet e rrëshqit­shme duhet të jenë të pajisura me një pajis­je të sig­urisë për të paran­dalu­ar rrëshqit­jen dhe rënien e tyre jashtë shi­nave.

11.6 Dyert dhe por­tat që hapen nga jashtë pajisen me një mekanizëm kundër lëviz­jeve mbra­pa apo rënies së pakon­trol­lu­ar.

11.7 Dyert përg­jatë rrugëve të dal­jes së emergjencës duhet të shën­jo­hen me shen­jat e sig­urisë në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi për sin­jal­is­tikën, duhet të hapen nga bren­da-jashtë, në çdo kohë, pa ndon­jë ndih­më të veçan­të, pavarë­sisht nga pro­ce­si i punës.

11.8 Dyert dhe por­tat e për­cak­tu­ara për kalim­in vetëm të mjeteve të trans­portit tre­go­jnë shen­jat që ndalo­jnë lëviz­jen e këm­bë­sorëve.

11.9 Kur por­tat e parashikuara për qarkul­lim­in e mjeteve të trans­portit nuk mundë­so­jnë edhe lëviz­jen e sig­urt të këm­bë­sorëve, në afër­si të tyre duhet të ekzis­to­jnë dyert e kalim­it të këm­bë­sorëve, të cilat shën­jo­hen në mënyrë të dal­lueshme dhe janë lehtë­sisht të hap­shme.

11.10 Dyert dhe por­tat me mekanizëm duhet të funk­siono­jnë pa kri­juar rrezik për punë­mar­rësit dhe per­son­at e tjerë. Ato duhet të pajisen me mjete emergjence lehtë­sisht të arrit­shme dhe të iden­ti­fikueshme nëse është e nevo­jshme. Në rast të ndër­pre­rjes së furnizim­it me energji elek­trike, kur dyert mekanike nuk hapen automatik­isht, atëherë ato duhet të hapen man­u­al­isht.

  1. Rrugët e lëviz­jes — zonat e rrezikut

12.1 Rrugët e lëviz­jes duhet të për­cak­to­hen, orga­ni­zo­hen dhe të kenë për­masat në varësi të qël­lim­it të tyre.

Rrugët e lëviz­jes, përf­shirë shkallët, shkallët ver­tikale të fik­suara  ram­pat ngarkuese fikse dhe ram­pat ngarkuese të lëvizshme, ven­dosen dhe  për­l­log­a­riten në mënyrë që të sig­uro­jnë për­dorim të lehtë, të sig­urt dhe të për­sh­tat­shëm për këm­bë­sorët apo mjetet, në mënyrë të tillë që të mos rreziko­hen këm­bë­sorët dhe per­son­at në afër­si të këtyre rrugëve të lëviz­jes.

12.2 Për­l­log­a­r­it­ja e për­masave të rrugëve të lëviz­jes së këm­bë­sorëve apo mall­rave, varet nga num­ri i për­doruesve  të mund­shëm, dhe llo­ji i veprim­tarive të ndër­mar­rjes, gjith­monë duke sig­u­ru­ar hapësirë të sig­urt të mjaftueshme për këm­bë­sorët.

Kur mjetet e trans­portit lëvizin në këto rrugë parashiko­het një hapësirë sig­urie për këm­bë­sorët.

12.3 Ndër­m­jet rrugëve të lëviz­jes së mjeteve dhe dyerve, por­tave, kalimeve për këm­bë­sorët, kor­ri­doreve dhe shkallëve, sig­uro­het hapësirë e mjaftueshme.

12.4 Rrugët e lëviz­jes shën­jo­hen, mirëm­ba­hen dhe kon­trol­lo­hen në për­puth­je me  rreg­ul­loret përkatëse.

12.5 Nëse mjedis­et e punës, për shkak të natyrës së punës, përm­ba­jnë zona të rrezik­shme që paraqesin risk të rënies së punë­mar­rësit dhe objek­teve nga lartësia, duhet të jenë të pajisura, me shen­ja dal­luese dhe mjete që paran­dalo­jnë hyr­jen e paau­tor­izuar të punë­mar­rësit.

Mer­ren masa të për­sh­tat­shme për mbro­jt­jen dhe sig­ur­inë e punë­mar­rësve të autor­izuar për hyr­jen në zonat e rrezik­shme.

  1. Shkallët dhe plat­for­mat lëvizëse

Shkallët dhe plat­for­mat lëvizëse funk­siono­jnë në mënyrë të sig­urt, duke u pajisur me mjetet e nevo­jshme të sig­urisë dhe buto­nat e emergjencës, të cilat duhet të jenë lehtë­sisht të duk­shme dhe të arrit­shme.

  1. Plat­for­mat dhe ram­pat ngarkuese

14.1 Plat­for­mat dhe ram­pat ngarkuese për­sh­tat­en me për­masat e ngarke­save dhe  teknologjitë e zbat­u­ara në ngarkim-shkarkim. Ato duhet të kenë të pak­tën një pikë dal­je­je.

14.2 Kur është teknik­isht e real­izueshme, plat­for­mat me gjatësi të kon­siderueshme duhet të kenë një pikë dal­je­je në secilin skaj.

14.3 Ram­pat ngarkuese duhet, të jenë të sig­ur­ta aq sa të paran­dalo­jnë rënien e punë­mar­rësve apo per­son­ave të tjerë dhe të maki­nave të për­doru­ra.

  1. Për­masat e mje­dis­it të brend­shëm të punës — hapësir­at në vendin e punës

15.1 Mjedis­et e brend­shme të punës duhet të kenë sipër­faqe, lartësi dhe vël­lim të mjaftueshëm ajri, në mënyrë që punë­mar­rësit të kenë mundësi të krye­jnë punën e tyre pa rrez­iqe për shën­detin, sig­ur­inë apo mirëqe­nien e tyre.

15.2 Për­masat e hapësir­ave të lira, të pamo­bilu­ara në vendin e punës për­l­log­a­riten në mënyrë të tillë që t’i lejo­jnë punë­mar­rësve liri lëviz­je­je të mjaftueshme për të kry­er punën e tyre.

Nëse kjo nuk mund të arri­het për arsye speci­fike të ven­dit të punës, punë­mar­rësit duhet t’i sig­uro­het një hapësirë e lirë lëviz­je­je e mjaftueshme afër ven­dit të tij indi­vid­ual të punës.

  1. Mjedis­et e çlod­hjes

16.1 Mjedis­et e çlod­hjes u sig­uro­hen punë­mar­rësve kur  pro­ce­si teknologjik  ose pra­nia e një num­ri të cak­tu­ar punë­mar­rë­sish kërkon ndër­pre­rje të shpeshtë ose të gjatë të punës, për të garan­tu­ar regjime pune të sig­ur­ta dhe të shën­det­shme.

Kjo dis­poz­itë nuk zba­to­het për punë­mar­rësit që puno­jnë në zyra apo mjedise të ngjashme, që kri­jo­jnë të njëjtën mundësi çlod­hje­je gjatë pushim­it.

16.2 Mjedis­et e çlod­hjes duhet të jenë lehtë­sisht të arrit­shme nga punë­mar­rësit, me hapësirë, ajrim, tem­per­aturë dhe ndriçim të mjaftueshëm, në për­puth­je me num­rin e per­son­ave që i për­dorin ato në të njëjtën kohë. Këto mjedise duhet të jenë të pajisura me mjete në për­puth­je me natyrën e çlod­hjes së nevo­jshme dhe me tavoli­na dhe kar­rige me mbështetëse.

16.3 Ndalo­het pir­ja e duhan­it në mjedis­et e çlod­hjes.

16.4 Nëse oraret e punës ndër­priten rreg­ull­isht dhe shpesh dhe nuk ka mjedise çlod­hje­je, duhet të ofro­hen dhoma apo hapësira të tjera në të cilat punë­mar­rësit mund të qën­dro­jnë gjatë këtyre ndër­pre­rjeve, kur­do që kjo nevo­jitet për sig­ur­inë apo shën­detin e tyre.

  1. Gratë shtatzë­na dhe nënat me fëmi­jë në gji

Për gratë shtatzë­na dhe nënat me fëmi­jë në gji, duhet të kri­jo­hen kushte të për­sh­tat­shme për të qën­dru­ar dhe për t’u çlod­hur.

  1. Pajis­jet higjieno-san­itare

18.1 Dhomat e zhvesh­jes dhe dol­lapët per­son­alë

18.1.1 Punë­mar­rësve duhet t’u sig­uro­hen dhoma të për­sh­tat­shme për t’u ndër­ru­ar në qoftë se ata duhet të veshin rro­ba të veçan­ta pune dhe kur, për arsye të shën­de­tit ose të etikës, atyre nuk mund t’u kërko­het të ndër­ro­hen në një dhomë tjetër.

Dhomat e ndër­rim­it duhet të jenë lehtë­sisht të arrit­shme, të kenë kapacitete të mjaftueshme dhe të jenë pajisur me nden­jëse.

18.1.2 Dhomat e ndër­rim­it duhet të jenë mjaftueshëm të mëd­ha dhe të kenë ambi­ente për t’i kri­juar mundësi çdo punë­mar­rësi për të kyçur vesh­jet e tij gjatë orar­it të punës.

Nëse rrethanat e kërko­jnë (p.sh. sub­stan­cat e rrezik­shme, lagësh­tia, papastër­tia), dol­lapët me kyç për vesh­jet e punës duhet të jenë të ndarë nga ato për vesh­jet e zakon­shme.

18.1.3 Duhen parashikuar dhoma të ndara të ndër­rim­it apo për­dorime të ndara të dhomave të ndër­rim­it për bur­rat dhe gratë.

18.1.4 Nëse dhomat e ndër­rim­it nuk kërko­hen sipas 18.1.1, punë­mar­rësit i sig­uro­het një vend për të  ven­do­sur vesh­jet e tij.

18.2 Dushet dhe lava­manët

18.2.1  Duhet të sig­uro­hen dushe të për­sh­tat­shme për punë­mar­rësit në qoftë se kërko­hen nga natyra e punës ose nga arsye shën­de­të­sore. Dushet duhet të jenë në dhoma të ndara për për­dorim të veçan­të për bur­rat dhe gratë.

18.2.2 Dhomat e dusheve duhet të kenë për­masa të për­sh­tat­shme për t’i dhënë mundësi çdo punë­mar­rësi që të lahet pa penge­sa në kushtet e një stan­dar­di të për­sh­tat­shëm të higjienës.

18.2.3  Dushet duhet të pajisen me ujë të rrjedhshëm, të ngro­htë dhe të fto­htë.

18.2.4 Kur dushet nuk janë të nevo­jshme në bazë të nën­para­grafit të parë të 18.2.1, duhet të ketë lava­manë të për­sh­tat­shëm, me ujë të rrjedhshëm (ujë të ngro­htë nëse është e nevo­jshme) në afër­si të ven­dit indi­vid­ual të punës dhe dhomave të ndër­rim­it.

Këta lava­manë duhet të jenë të ndarë apo të për­doren veç­mas për bur­rat dhe gratë.

18.2.5 Kur dhomat e dusheve apo mjedis­et me lava­manë janë të ndara nga dhomat e vesh­jes,  duhet të ketë komu­nikim të lehtë ndër­m­jet tyre.

18.3. WC-të dhe lava­manët

18.3.1 Në afër­si të vendeve indi­vid­uale të punës, dhomave të çlod­hjes, dhomave të ndër­rim­it dhe dhomave ku ndod­hen dushet dhe lava­manët duhet të ketë hapësira të ndara, me një numër të për­sh­tat­shëm të WC-ve dhe lava­manëve veç­mas për bur­rat dhe gratë.

  1. Dhomat e ndih­mës së parë

19.1 Në varësi të për­masave të ndër­mar­rjes, llo­jit të punës dhe shpeshtë­sisë e seri­ozitetit të aksi­den­teve në punë duhet të ketë një ose më shumë dhoma të ndih­mës së parë.

19.2 Dhomat e ndih­mës së parë duhet të pajisen me pajis­jet dhe mjetet bazë  për dhënien e ndih­mës së parë.

Dhomat e ndih­mës së parë shën­jo­hen me shen­ja të dal­lueshme dhe duhet të mundë­so­jnë hyr­jen dhe për­dorim­in e barelave.

19.3 Përveç për­cak­timeve në pikat 19.1 dhe 19.2, në të gjitha vendet e punës ku kushtet e punës e kërko­jnë duhet të sig­uro­hen mjete për dhënien e ndih­mës së parë. Këto duhet të shën­jo­hen me  shen­ja të posaçme të dal­lueshme dhe të jenë lehtë­sisht të arrit­shme.

  1. Punë­mar­rësit me aftësi të kufizuara

20.1 Mjedis­et e punës, nëse është e nevo­jshme, për­sh­tat­en në mënyrë të tillë që të mar­rin parasysh nevo­jat e punë­mar­rësve me aftësi të kufizuara.

20.2 Kjo dis­poz­itë vlen në veçan­ti sa u për­ket dyerve, rrugëkalimeve, shkallëve, dusheve, lava­manëve, WC-ve dhe vendeve indi­vid­uale të punës të për­doru­ra apo të zëna direkt nga per­son­at me aftësi të kufizuara.

  1. Vendet e punës në mjedis të hapur (dis­pozi­ta të veçan­ta)

21.1 Vendet indi­vid­uale të punës, rrugët e qarkul­lim­it dhe zonat apo instalimet e tjera jashtë, të cilat për­doren apo janë të zëna me punë­mar­rës gjatë veprim­tarisë së tyre, duhet të orga­ni­zo­hen në mënyrë të tillë që këm­bë­sorët dhe mjetet të mund të lëvizin në mënyrë të sig­urt.

Për­cak­timet në pikat 12, 13 dhe 14 zba­to­hen  edhe për rrugët krye­sore të lëviz­jes në ambi­en­tet e jashtme të ndër­mar­rjes (rrugët e lëviz­jes që çojnë në vendet indi­vid­uale të punës fikse),  për rrugët e lëviz­jes që për­doren për mirëm­ba­jt­jen e vazh­dueshme dhe mbikëqyr­jen e instal­imeve të ndër­mar­rjes dhe për plat­for­mat e ngarkim­it.

Për­cak­timet në pikën 12 janë të zbat­ueshme, gjithash­tu, për vendet e punës në ambi­ent të hapur.

21.2 Vendet e punës në mjedise të hapu­ra duhet të ndriço­hen me ndriçim të për­sh­tat­shëm arti­fi­cial, nëse ndriçi­mi natyral nuk është i mjaftueshëm.

21.3 Nëse punë­mar­rësit puno­jnë në mjedise të hapu­ra, vendet indi­vid­uale të punës orga­ni­zo­hen, për sa është e mundur, në mënyrë të tillë që punë­mar­rësit:

  1. a) të jenë të mbro­j­tur ndaj kushteve të motit me shi dhe nëse është e nevo­jshme ndaj objek­teve që bien;
  2. b) të mos jenë të ekspozuar ndaj niveleve të dëmshme të zhur­mës dhe as ndaj ndikimeve të dëmshme të lëndëve që çliro­hen në mjedis­et e hapu­ra, të tilla si: gazra, avuj ose pluhu­ra;
  3. c) të jenë në gjend­je të largo­hen nga ven­di i tyre indi­vid­ual i punës me shpe­jtësi në rast të një rreziku apo të mund të ndih­mo­hen me shpe­jtësi;

ç)   të shman­gin mundësin e rrëshqit­jes apo rënies.

  1. Furniz­i­mi me ujë

Punë­mar­rësve u sig­uro­het ujë i rrjedhshëm për për­dorim në mjedis­et e higjienës per­son­ale dhe ujë higjienik­isht i pastër në mjedis­et e punës.

[1] Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave trans­po­zon direk­tivën e BE-së 89/654/KEE të datës 30 nën­tor 1989, për kërke­sat min­i­male të shën­de­tit dhe sig­urisë në vendet e punës (direk­ti­va e parë indi­vid­uale bren­da kup­ti­m­it të nen­it 16(1) të direk­tivës 89/391/KEE).

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim