VENDIM

Nr. 563, datë 3.7. 2013

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR PËRDORIMIN E PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE NË VENDIN E PUNËS”[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 3 të nen­it 42 të ligjit nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, me propoz­imin e Min­istrit të Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Mira­timin e rreg­ul­lores “Për kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit për për­dorim­in e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale në vendin e punës”, sipas tek­stit që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  2.  Ngarko­hen Min­is­tria e Punës, Çësht­jeve Sociale dhe Shan­seve të Barabar­ta, Min­is­tria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Min­is­tria e Punëve Pub­like dhe Trans­portit, Min­is­tria e Bujqë­sisë, Ushqim­it dhe Mbro­jt­jes së Kon­suma­torit, Min­is­tria e Shën­de­të­sisë dhe Min­is­tria e Mje­dis­it, Pyjeve dhe Admin­istrim­it të Ujërave për ndjek­jen dhe zba­timin e këtij vendi­mi.
  3. Pikat 16.1 deri te 16.5 të anek­sit V të vendim­it nr. 312, datë 5.5.2010 të Këshillit të Min­is­trave “Për mira­timin e rreg­ul­lores “Për sig­ur­inë në kantier””, që kanë të bëjnë me objek­tin e kësaj rreg­ul­lore­je, si dhe të gjitha aktet nën­ligjore që bien ndesh me këtë rreg­ul­lore shfuqi­zo­hen.

Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali  Berisha

 

RREGULLORE

PËR KËRKESAT MINIMALE TË SIGURISË DHE SHËNDETIT PËR PËRDORIMIN E PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE NË VENDIN E PUNËS

Neni 1

Objek­ti dhe fusha e zba­tim­it

  1. Kjo rreg­ul­lore për­cak­ton kërke­sat min­i­male të sig­urisë dhe shën­de­tit për për­dorim­in e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale, më poshtë refer­u­ar si PMI, në vendin e punës, të nevo­jshme për mbro­jt­jen e jetës dhe shën­de­tit të punë­mar­rësve në punë.
  2. Kjo rreg­ul­lore zba­to­het për të gjitha ndër­mar­rjet dhe vendet e punës që janë bren­da fushës së veprim­it të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”, pavarë­sisht mënyrës së orga­nizim­it, llo­jit të ndër­mar­rjes dhe arsyeve për të cilat zhvil­lo­het puna apo tra­jn­i­mi në vendin e punës.

Neni 2

Pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale

Për qël­limet e kësaj rreg­ul­lore­je, me “Pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale” nënkup­to­het çdo pajis­je që për­doret nga punë­mar­rësit për t’u mbro­j­tur nga një apo më shumë rrez­iqe të cilat rreziko­jnë sig­ur­inë dhe shën­detin në punë dhe çdo pjesë tjetër sht­esë e prod­huar në përm­bush­je të këtij qël­li­mi (sipas shto­jcës 1).

Nuk do të kon­sidero­hen si pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale:

  1. a) vesh­jet që nuk janë për­cak­tu­ar në mënyrë të veçan­të për të mbro­j­tur shën­detin dhe sig­ur­inë e punë­mar­rësve dhe të vetëpunë­suarve;
  2. b) pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale të veshu­ra apo të për­doru­ra nga for­cat e armato­sura, Poli­cia e Shtetit dhe emergjen­cat civile;
  3. c) pajis­jet sportive;

ç) pajis­jet mbro­jtëse dhe pajis­je paran­daluese për vetëm­bro­jt­je;

  1. d) pajis­jet, përf­shirë ato të lëvizshme për zbu­lim­in dhe sin­jal­iz­imin e risqeve dhe rrez­iqeve;
  2. dh) shër­bimet e urgjen­cave dhe të shpë­tim­it;
  3. e) mjetet e trans­portit rru­gor.

Neni 3

Rreg­ul­la të përgjithshme

Pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale për­doren kur risqet nuk mund të shman­gen  apo zvogëlo­hen mjaftueshëm me anë të mjeteve teknike të mbro­jt­jes kolek­tive apo me masa, meto­da dhe pro­ce­du­ra të orga­nizim­it të punës.

Neni 4

Detyrimet e përgjithshme të punëd­hënësit

  1. Punëd­hënësi sig­uron për punë­mar­rësit pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale për mbro­jt­jen e jetës dhe shën­de­tit të tyre, në për­puth­je me nenin 3 të kësaj rreg­ul­lore­je dhe mbi bazën e vlerësim­it të riskut të veprim­tarive të veçan­ta të punës.
  2. Punëd­hënësi bazuar në vlerësimin e riskut, për­gatit me shkrim, për secilin pro­fe­sion, listën e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale me të cilat pajiset punë­mar­rësi, për­cak­ton rreg­ul­la të veçan­ta lid­hur me për­dorim­in e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale.
  3. Punëd­hënësi vë në dis­pozi­cion, pa pagesë për punë­mar­rësin, pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale.
  4. Punëd­hënësi garan­ton funk­sion­imin e mirë teknik dhe higjienën e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale, nëpër­m­jet mirëm­ba­jt­jes, riparim­it apo zëvendësim­it në rastet e nevo­jshme.
  5. Lista e veprim­tarive të punës në të cilat sigurohen/ofrohen pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale ndod­het në shto­jcën II bashkëlid­hur kësaj rreg­ul­lore­je.

Neni 5

Kërke­sa për pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale

  1. Pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale janë në për­puth­je me kërke­sat e kësaj rreg­ul­lore­je, legjis­la­cionin në fuqi, mbi kon­for­mitetin e PMI-së, higjienën, si dhe stan­dard­et ndërkom­bëtare të lid­hu­ra me to.
  2. Pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale të ofru­ara duhet të jenë të cer­ti­fikuara dhe të shënuara me shen­jën CE.
  3. Të gjitha pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale:
  4. a) sig­uro­jnë mbro­jt­je të për­sh­tat­shme ndaj një rreziku ekzistues dhe/ose të prit­shëm, pa shkak­tu­ar vetë ndon­jë risk të shtu­ar;
  5. b) për­puthen me kushtet ekzistuese të ven­dit të punës përf­shirë dhe ndryshimet e prit­shme të tyre;
  6. c) mar­rin parasysh kërke­sat ergonomike të cilat lid­hen me mënyrën e prod­him­it të pajis­jeve që i për­sh­tat­en trupit të njeri­ut, me qël­lim zvogëlim­in e sforcim­it fizik, pare­hatisë dhe risqeve;

ç) mar­rin parasysh gjend­jen shën­de­të­sore të punë­mar­rësve;

  1. d) i për­sh­tat­en masës së për­dorue­sit dhe nëse është e nevo­jshme, i bëhen rreg­ul­limet e duhu­ra;
  2. Pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale janë të për­sh­tat­shme me njëra-tjetrën dhe të mbeten të efek­t­shme kundër rrez­iqeve në rastet kur ka më shumë se një rrezik dhe punë­mar­rësit për­dorin në të njëjtën kohë më shumë se një PMI.
  3. Kushtet në të cilat një pajis­je e mbro­jt­jes indi­vid­uale për­doret, si dhe kohëzg­jat­ja e për­dorim­it, për­cak­to­hen në funk­sion të shkallës së riskut, shpeshtë­sisë së ekspozim­it ndaj rrezikut, karak­ter­is­tikave të ven­dit të punës për çdo punë­mar­rës, si dhe efek­t­shmërisë së pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale.
  4. Në përgjithësi, pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale janë të parashikuara për për­dorim vet­jak.

Kur  pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale për­doren nga më shumë se një punë­mar­rës, mer­ren masat e duhu­ra për të paran­dalu­ar kri­jimin e prob­le­meve higjienike dhe shën­de­të­sore.

Neni 6

Vlerësi­mi i riskut për përzg­jed­hjen e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale

  1. Punëd­hënësi vlerë­son nëse pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale plotë­so­jnë kërke­sat e nen­it 5, për­para zgjed­hjes së tyre. Ky vlerësim përf­shin:
  2. a) iden­ti­fikimin e rrez­iqeve, ndaj të cilave mund të ekspo­zo­hen punë­mar­rësit;
  3. b) anal­izën dhe vlerësimin e risqeve që mund të shman­gen me mjete të tjera;
  4. c) për­cak­timin e karak­ter­is­tikave që çdo pajis­je mbro­jtëse indi­vid­uale duhet të ketë për të qenë e efek­t­shme kundër rrez­iqeve përkatëse, duke mar­rë parasysh edhe riskun që mund të kri­jo­het nga për­dori­mi i  tyre;

ç) kra­hasimin e karak­ter­is­tikave të pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale në dis­pozi­cion me karak­ter­is­tikat e për­men­dura në shkro­n­jën “c”;

  1. d) për­gatit­jen e doku­men­tit për­fundim­tar mbi vlerësimin e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale dhe har­timin e listës së pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale për çdo rrezik dhe pro­fe­sion (sipas shto­jcës 3 bashkëlid­hur).
  2. Vlerësi­mi i kërke­save të pikës 1 të këtij neni rishiko­het nëse bëhen ndryshime në pro­ce­set e punës, kushtet e punës, vendet e punës dhe orga­niz­i­mi i punës.

Neni 7

Informi­mi, formi­mi, kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja

  1. Punë­mar­rësve u sig­uro­het dhe u vihet në dis­pozi­cion infor­ma­cion i për­sh­tat­shëm për çdo artikull të pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale dhe kusht të për­dorim­it të tyre.
  2. Punëd­hënësi infor­mon para­prak­isht punë­mar­rësit për risqet nga të cilat i mbron për­dori­mi i pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale. Udhëzimet përkatëse duhet të jenë të kuptueshme për punë­mar­rësit.
  3. Punëd­hënësi orga­ni­zon tra­jn­ime dhe, kur është e nevo­jshme, orga­ni­zon demon­strime për për­dorim­in e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale.
  4. Kon­sul­ti­mi dhe pjesë­mar­r­ja e punë­mar­rësve dhe/ose për­faqë­suesve të tyre për përzg­jed­hjen, sig­urim­in, për­dorim­in dhe mirëm­ba­jt­jen e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale, si dhe artiku­jve të tjerë që mbu­lo­hen nga kjo rreg­ul­lore kry­het në për­puth­je me nenin 13 të ligjit nr. 10 237, datë 18.2.2010 “Për sig­ur­inë dhe shën­detin në punë”.
  5. Punë­mar­rësit janë të detyru­ar të për­dorin pajis­jet mbro­jtëse indi­vid­uale në për­puth­je me udhëzimet e punëd­hënësit dhe prod­hue­sit.

SHTOJCA I

LISTË JOSHTERUESE E ARTIKUJVE TË PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE

  1. Mbro­jt­ja e kokës

1.1 Kas­ka mbro­jtëse për për­dorim në indus­tri (miniera, kantiere ndër­ti­mi, për­dorime të tjera indus­tri­ale).

1.2 Mbro­jt­ja e lëkurës së kokës (kapelë, beretë, rrjetë për flokë me ose pa stre­hë për sytë).

1.3 Koko­re mbro­jtëse (beretë, kapelë, kapelë me lid­hëse etj., me pël­hurë, me pël­hurë mbro­jtëse etj.).

  1. Mbro­jt­ja e dëgjim­it

2.1 Tapa veshësh dhe pajis­je të ngjashme.

2.2 Kaskë mbro­jtëse të plota akustike.

2.3 Kuf­jet që mund t’i ven­dosen kaskave indus­tri­ale.

2.4 Mbro­jtëse (kuf­je) veshi me aparat dëgji­mi me lak induk­sioni LF.

2.5 Mbro­jtëse veshi me pajis­je kuf­je me mikro­fon.

  1. MBROJTJA E SYVE DHE E FYTYRËS

3.1  Syze.

3.2. Syze her­metike.

3.3. Syze me rreze X, syze për rreze laser, ultra­vi­o­let, infra të kuqe, syze të rreza­tim­it të duk­shëm.

3.4 Mbro­jtëse për fytyrën.

3.5 Mas­ka për saldim  (mas­ka dore, mas­ka që lid­hen në kokë apo mas­ka që mund t’i ven­dosen kaskave mbro­jtëse).

  1. MBROJTA E FRYMËMARRJES

4.1 Fil­trat e pluhu­rit, fil­trat e gaz­it dhe fil­trat e pluhu­rit radioak­tiv.

4.2 Pajis­je izoluese me furniz­im ajri.

4.3 Pajis­je të frymë­mar­rjes, përf­shirë maskën e lëvizshme të saldim­it.

4.4 Pajis­je zhyt­je­je.

4.5 Kos­tume zhyt­je­je.

  1. MBROJTA E DUARVE DHE E KRAHËVE

5.1 Doreza me gish­ta që sig­uro­jnë mbro­jt­je:

- nga makiner­itë (shpimet, pre­rjet, drid­hjet etj.);

- nga lëndët kimike;

- nga elek­triciteti dhe nga të nxe­htit.

5.2 Doreza me gish­ta të bashkuar

5.3 Gishtëza

5.4 Mbi mëngë

5.5 Mbro­jtëse të kyçit të dorës për punë të rëndë

5.6 Doreza  pa gish­ta

5.7 Doreza mbro­jtëse

  1. MBROJTA E SHPUTAVE TË KËMBËVE DHE E KËMBËVE

6.1 Këpucë të shesh­ta, çizme deri te kyçi i këm­bës, çizme me gjatësi deri te pul­pa e këm­bës,  çizme të sig­urisë.

6.2 Këpucë të cilat mund të zgjid­hen apo hiqen me shpe­jtësi.

6.3 Këpucë me kapak mbro­jtës sht­esë në majë.

6.4 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme me shuall rezistuese ndaj të nxe­htit.

6.5 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme rezistuese ndaj të nxe­htit.

6.6 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme ter­mike.

6.7 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme rezistuese ndaj drid­hjeve.

6.8 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme kundër elek­trizim­it.

6.9 Këpucë, çizme dhe mbi-çizme izoluese.

6.10 Çizme mbro­jtëse për oper­a­torët e shar­rave me zinx­hir.

6.11 Nal­lane.

6.12 Gjun­jëza.

6.13 Mbro­jtës të çmontueshëm në qafën e këm­bës.

6.14 Qafore e çmontueshme këpucësh.

6.15 Shuall i çmontueshëm (që nuk e përçon nxe­htës­inë, i pash­pueshëm dhe kundër djer­sës).

6.16 Thum­ba të çmontueshëm për akull, borë ose dysheme të rrëshqit­shme.

  1. MBROJTJA E LËKURËS

Kremra/pomada mbro­jtëse.

  1. MBROJTJA E TRUNGUT DHE E BARKUT

8.1 Jelekë, xhake­ta mbro­jtëse dhe për­parëse për të sig­u­ru­ar mbro­jt­je nga makiner­itë (shpimet, pre­rjet, spërkat­je me pika met­ali të shkrirë etj.).

8.2 Jelekë, xhake­ta mbro­jtëse dhe për­parëse për të sig­u­ru­ar mbro­jt­je nga lëndët kimike.

8.3 Jelekë me ngro­hje.

8.4 Jelekë shpë­ti­mi.

8.5 Për­parëse për mbro­jt­je nga rrezet X.

8.6 Rri­pa mesi sig­urie.

  1. MBROJTJA E TË GJITHË TRUPIT

9.1 Pajis­je të pro­jek­tu­ara për të paran­dalu­ar rëni­et.

9.2 Pajis­je për paran­dal­im­in e rënieve (pajis­je të plota me të gjithë aksesorët e nevo­jshëm).

9.3 Pajis­je frenuese për thith­jen e energjisë kinetike (pajis­je të plota me të gjithë aksesorët e nevo­jshëm).

9.4 Rri­pa trupi sig­urie.

9.5 Vesh­je mbro­jtëse.

9.6 Vesh­je pune të “sig­urisë” (në dy pjesë dhe si komi­noshe).

9.7 Vesh­je që sig­uro­jnë mbro­jt­je nga makiner­itë (shpimet, pre­rjet etj.).

9.8 Vesh­je që sig­uro­jnë mbro­jt­je nga lëndët kimike.

9.9 Vesh­je të sig­uro­jë mbro­jt­je nga spërkat­jet me pika met­ali të shkrirë dhe nga rreza­ti­mi i rrezeve infra të kuqe.

9.10 Vesh­je mbro­jtëse ndaj nxe­htë­sisë.

9.11 Vesh­je mbro­jtëse ndaj të fto­htit.

9.12 Vesh­je që sig­uro­jë mbro­jt­je nga ndot­ja radioak­tive.

9.13 Vesh­je mbro­jtëse nga pluhuri.

9.14 Vesh­je kundër gaz­it.

9.15 Vesh­je dhe pjesë sht­esë me sin­jal­iz­im flu­o­re­sh­ent, retrore­flek­tues (shir­it krahësh, doreza etj.)

9.16 Mbule­sa mbro­jtëse.

SHTOJCA II

LISTË UDHËZUESE JOSHTERUESE E VEPRIMTARIVE DHE SEKTORËVE TË VEPRIMTARISË QË MUND TË KËRKOJNË SIGURIMIN E PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE

  1. MBROJTJA E KOKËS (MBROJTJA E KAFKËS)

Kaskat mbro­jtëse

1.1 Punë ndërtuese, punë të kry­era mbi, nën ose në afër­si të skelave dhe vendeve të punës të ngrit­u­ra, ndër­tim dhe heq­je arma­ture, mon­tim dhe instal­im dhe punë për shem­b­jen e objek­teve.

1.2 Punë në ura met­a­like, ndër­time të objek­teve prej met­ali, direkë, kul­la, struk­tu­ra hidraulike prej met­ali, fur­ra shkrir­je­je, punimet me met­al, mullinj rro­tul­lues, kon­te­nierë të mëd­henj, tuba­cione me diametër të madh, impiante ngro­hje­je dhe nën­sta­cionet elek­trike.

1.3 Punë në gropa, trashe, puse dhe galeri.

1.4 Punë në tokë dhe shkëm­binj.

1.5 Punë në objek­tet nën­tokë­sore, kar­ri­er­at, gër­mimet e hapu­ra, zhven­dos­ja e rez­er­vave min­erale.

1.6 Punë për instal­im­in e pajis­jeve rrufepritëse.

1.7 Punë me lëndë shpërthyese.

1.8 Punë në afër­si të ashen­sorëve, mekaniz­mave të ngrit­jes, vinçave dhe trans­portuesve.

1.9 Punë për instalimet e fur­rnal­tave të lar­ta, instalimet e reduk­tim­it të drejt­për­drejtë, instalimet në uzi­nat met­alurgjike, në mullinjtë rro­tul­lues, në punët me met­ale, në repartet e farkë­tim­it dhe fonderisë.

1.10 Punë me fur­rat indus­tri­ale, kon­te­nierët, makiner­itë, cis­ter­nat, bunkerët dhe tuba­cionet.

1.11 Punë për ndër­timin e ani­jeve.

1.12 Punë për zëvendësimin e shi­nave në heku­rud­ha.

1.13 Punë në ther­tore.

  1. MBROJTJA E SHPUTAVE TË KËMBËVE

2.1 Këpucë mbro­jtëse kundër shpimeve

2.1.1 Punë për ndër­timin e kolon­ave të betonit dhe sole­tave, punë për ngrit­jen e veprave të artit dhe ndër­timin e rrugëve.

2.1.2 Punë në skelë.

2.1.3 Punë për shem­b­jen e kara­bi­nasë.

2.1.4 Punime në ndër­tim me beton dhe me ele­mente parafab­rikate, përf­shirë ven­dos­jen dhe heq­jen e armaturës.

2.1.5 Punë në kantiere dhe hapësira mag­a­zin­i­mi.

2.1.6 Punë në ndër­timin e çative.

2.2 Këpucë të sig­urisë pa sho­je kundër shpimeve

2.2.1 Punë në ura met­a­like, në ndër­timin  e ndërte­save prej met­ali, direkë, kul­la, ashen­sorë, struk­tu­ra hidraulike të çelikut, në fur­ra të shkrir­jes, indus­trinë e çelikut dhe mullinjtë rro­tul­lues, kon­te­nierë të mëd­henj, tuba­cione me diametër të gjerë, vinça, impiante të ngro­hjes dhe në sta­cione elek­trike.

2.2.2 Ndër­ti­mi i fur­rave, instal­i­mi i ngro­hjes dhe ven­til­i­mi, mon­tim i struk­tu­rave met­a­like.

2.2.3 Punë për riparim­in dhe mirëm­ba­jt­jen.

2.2.4 Punë për instalimet e fur­rnal­tave të lar­ta, instalimet e reduk­tim­it të drejt­për­drejtë, instalimet në uzi­nat met­alurgjike, në mullinjtë rro­tul­lues, në punët me met­ale, në repartet e farkë­tim­it dhe fonderisë,  impiante të pres­im­it në të nxe­htë dhe petëzim­it.

2.2.5 Punë në kar­ri­era dhe gër­mime të hapu­ra, nxjer­r­ja e rez­er­vave të qymyrit.

2.2.6 Punë në njësitë e për­punim­it të mate­ri­aleve të gur­ta.

2.2.7 Fab­riki­mi, për­puni­mi dhe tra­j­ti­mi i prod­himeve prej qelqi.

2.2.8 Punë me kallëpe në indus­trinë e qeramikës.

2.2.9 Punimet e rivesh­jes së fur­rave në indus­trinë e qeramikës.

2.2.10 Punë me kallëpe në indus­trinë e artiku­jve qeramike dhe indus­trinë e mate­ri­aleve të ndër­tim­it.

2.2.11  Trans­porti dhe mag­a­zin­i­mi.

2.2.12  Punë me bllo­qe mishi të ngrirë dhe pako ushqi­mi të kon­servuara.

2.2.13  Ndër­ti­mi i ani­jeve.

2.2.14  Punë për zëvendësimin e shi­nave heku­rud­hore.

2.3  Këpucë të sig­urisë me taka apo taka orto­pe­dike dhe sho­je kundër shpim­it.

2.3.1 Punë mbi çati.

2.4  Këpucë mbro­jtëse me sho­je të izolu­ara

2.4.1 Punë me dhe mbi mate­ri­ale shumë të nxe­hta dhe shumë të fto­h­ta.

2.5 Këpucë të sig­urisë, të cilat mund të hiqen lehtë­sisht.

2.5.1 Punë ku ka risk nga depër­ti­mi i sub­stan­cave të shkri­ra.

  1. MBROJTJA E SYVE DHE/OSE E FYTYRËS

3.1 Syze mbro­jtëse, mas­ka apo ekrane për fytyrën

3.1.1 Punë saldi­mi, mpre­hje dhe pre­rje.

3.1.2 Stukim dhe gdhend­je met­ali.

3.1.3 Punim dhe për­punim i mate­ri­aleve të gur­ta.

3.1.4 Punë me tra­pano dhe pajis­je të tjera shpuese.

3.1.5 Punë me makiner­itë e thy­er­jes dhe copëzim­it të gurit (fron­to).

3.1.6 Punime stampi­mi dhe farkë­ti­mi.

3.1.7 Largim dhe thy­er­je e copëzave.

3.1.8 Spërkat­je me sub­stan­ca gër­ryese.

3.1.9 Punë me acide dhe lëndë gër­ryese, desin­fek­tues dhe pro­duk­te pastri­mi gër­ryese.

3.1.10  Punë me spërkatës të lëng­shëm.

3.1.11  Punë me dhe në afër­si të sub­stan­cave të shkri­ra.

3.1.12  Punë me nxe­htësi rrezat­uese.

3.1.13  Punë me rreze laz­er.

  1. MBROJTJA RESPIRATORE

4.1 Maskat respiratore/aparaturat e mbro­jt­jes së frymë­mar­rjes

4.1.1 Punë në kon­te­nierë, zona të kufizuara dhe fur­ra indus­tri­ale me çlir­im gazi, me rrezik helmi­mi ose pam­jaftuesh­mëri oksig­jeni.

4.1.2 Punë gjatë trans­portit të met­al­it të shkrirë.

4.1.3 Punë në afër­si të kon­vertuesve të gaz­it dhe tubave të gaz­it të fur­rave të shkrir­jes.

4.1.4 Punë në afër­si të xhep­ave shkarkues të fur­rave të shkrir­jes, ku çliro­hen tym­ra të met­aleve të rën­da.

 4.1.5 Punë në vesh­jen e brend­shme të kalda­jave dhe xhep­ave ku çliro­het pluhur.

4.1.6 Lyer­je me pis­to­letë pa ajrim të mjaftueshëm.

4.1.7 Punë në trashe, kanal­iz­ime dhe zona të tjera nën­tokë­sore që lid­hen me ujërat e zeza.

4.1.8 Punë në impiante frig­oriferike, ku ka rrezik nga avul­li­mi i lëndës fto­hëse.

  1. MBROJTJA E DËGJIMIT

5.1 Mbro­jtësit e veshëve

5.1.1 Punë me pre­sat met­a­like.

5.1.2 Punë me tra­pan me ajër të kom­primuar.

5.1.3 Punë e stafit në sheshet e aero­por­tit.

5.1.4 Punë me tok­mak.

5.1.5 Punë me dru dhe tek­stile.

  1. MBROJTA E TRUPIT, DUARVE DHE KRAHËVE

6.1 Vesh­jet mbro­jtëse

6.1.1 Punë me ose për­puni­mi i lëndëve acide dhe ngjitëse, dez­in­fek­tuese dhe sub­stan­cave pas­truese gër­ryese.

6.1.2 Punë me ose në afër­si të mate­ri­aleve të nxe­hta dhe ku ndi­hen efek­tet e nxe­htë­sisë.

6.1.3 Punë me prod­himet e xhamit.

6.1.4 Punë në dhoma frig­oriferike të ngrir­jes së thel­lë.

6.2 Vesh­je mbro­jtëse rezistuese ndaj zjar­rit

6.2.1 Saldim në zona të kufizuara.

6.3 Për­parëse kundër shpim­it

6.3.1 Punë për ther­je dhe ndar­jen e mishit nga koc­ka.

6.3.2 Punë me thikë dore që përf­shin edhe tërhe­q­jen e thikës në drej­tim të trupit.

6.4 Për­parëse prej lëkure

6.4.1 Saldi­mi.

6.4.2 Farkë­ti­mi.

6.4.3 Fonderi.

6.5 Mbro­jt­ja e parakrahut

6.5.1 Ther­ja dhe ndar­ja e mishit nga koc­ka.

6.6 Dorezat

6.6.1 Saldi­mi.

6.6.2 Punë me objek­te me teh të mpre­htë, për­jash­tu­ar mak­i­nat me rrezik pre­rjen e dorezave.

6.6.3 Punë e pam­bro­j­tur me acide dhe solu­cione ngjitëse.

6.7 Dorezat me rrjetë met­a­like.

6.7.1 Ther­ja dhe ndar­ja e mishit nga koc­ka.

6.7.2 Pre­r­ja e rreg­ullt duke për­dorur një thikë dore për prod­him dhe ther­je.

6.7.3 Ndryshi­mi i thikave të maki­nave pre­rëse.

  1. VESHJE TË PAPËRSHKRUESHME NGA UJI

7.1 Punë në  ambi­ent të hapur, në shi dhe mot të fto­htë.

  1. VESHJE REFLEKTUESE

8.1. Punë ku punë­torët duhet të jenë qartë­sisht të duk­shëm.

  1. VESHJE TRUPI ME RRIPA SIGURIE

9.1 Punë në skela.

9.2 Mon­ti­mi i pjesëve të parafab­rikuara.

9.3 Punë në direk.

  1. LITARËT E SIGURISË

10.1 Punë në vinç, në lartësi.

10.2 Punë në lartësi në raftet e mag­a­zi­nave dhe pajis­jet “pirun”.

10.3 Punë në pjesët e lar­ta të kullave të shpim­it.

10.4 Punë në puse dhe kanal­iz­ime.

  1. MBROJTJA E LËKURËS

11.1 Për­punim i mate­ri­aleve veshëse.

11.2 Pastrim.

SHTOJCA III

MODEL DOKUMENTI TË VLERËSIMIT TË RISKUT PËR PËRGATITJEN E LISTËS SË PAJISJEVE MBROJTËSE INDIVIDUALE SIPAS PROFESIONEVE

(Vlerësi­mi dhe doku­men­ti real­i­zo­hen për çdo pro­fe­sion të veçan­të)

  1. A) Faq­ja e parë
Shoqëria:
FLETA E VLERËSIMIT TË RISKUT PËR PAJISJET MBROJTËSE INDIVIDUALE SIPAS PROFESIONIT nr: …..
Profesioni:(për shem­bull marangoz) Depar­ta­men­ti, ven­di i punës
Për­shkri­mi i veprim­tarisë së punës Rrez­iqet (risqet) që vijnë nga veprim­taria
  1. Iden­ti­fiki­mi i dëm­timeve të mund­shme të trupit
 

 

 

  1. C) Vlerësi­mi i riskut për përzg­jed­hjen e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale
Rreziku Pjesë të ekspozuara të trupit Risku

(1,2,3,4,5)

Kërke­sa për PMI-në PMI të propozuara

(Shto­j­ca 1)

Lloji(et) e PMI-në
           
           
           
           
           
  1. D) Lista e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale për pro­fe­sion­in.….….….….….….… (Doku­men­ti për­fundim­tar)
PMI Llo­ji (et) e PMI-ve Rreziku Peri­ud­ha e për­dorim­it Kushtet e për­dorim­it të PMI-ve

[1] Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave trans­po­zon direk­tivën e BE-së 89/656/EEC, datë 30 nën­tor 1989, për kërke­sat min­i­male të shën­de­tit dhe sig­urisë për për­dorim­in nga punon­jësit e pajis­jeve mbro­jtëse indi­vid­uale në vendin e punës (direk­ti­va e tretë indi­vid­uale në kup­tim të nen­it 16(1) të direk­tivës 89/391/EEC).

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim