Kor­cë, 19 Mars 2012 — Stafi i Qen­drës INFOÇIP dhe anë­tarët e Zyrës së Transprencës Qytetare, Kor­cë u takuan në dt 19 Mars në Kor­cë për të disku­tu­ar mbi gjet­jet për­fundimtare të mon­i­torim­it 15 mujor të aktivitetit të Këshillit Bashki­ak Kor­cë. Taki­mi syn­onte përthith­jen e drejpër­drejtë të mendim­it të të gjithë anëtareve të ZTQ, Korçë para orga­nizim­it final të gjet­jeve në Raportin që do të har­to­het nga Qen­dra INFOÇIP, me seli në Tiranë.

 

Në këtë takim të fun­dit u hapën edhe nje­herë për vlerësim të gjitha gjet­jet e mbled­hu­ra dhe të refer­u­ar nga ZTQ, Korçë. Të gjithë anë­tarët patën mundësi të thek­so­jnë ato momente të cilat për ta kanë rëndësi të evi­den­to­hen qartë në raportin që do të har­to­het nga ÇIP. Ky raport pritet të për­fun­do­jë në fil­lim të verës dhe do të sjell një risi në mat­jen dhe vlerësimin e per­for­mancës ligjore të vendi­marrsit lokal (Këshillit bashki­ak). Objekt mat­je­je dhe vlerësi­mi janë pjesë­mar­r­ja në vendi­mar­rje e aktorëve të intere­suar dhe respek­ti­mi I modaliteteve ligjore për votimin dhe shpall­jen e vendimeve të Këshillit.

 

Ky takim i zhvil­lu­ar në Kor­cë, është pjesë e ndërveprim­it të synuar mes dy struk­tu­rave që funk­siono­jnë respek­tivisht në bazë dhe në qen­drër, I parashikuar edhe në metodologjinë e prjek­tit të zhvil­lu­ar nga ÇIP. Mjeti krye­sor metodologjik qe u zhvil­lu­ar kësaj të fun­dit për real­iz­imin e këtij pro­jek­ti u emër­tu­ar PRO AKTIV (akro­n­im i mod­i­fikuar per: Pro­tokoll i Vleres­im­it te Trans­parencës Vendi­mar­rëse në Keshillin Bashki­ak përmes Pjesë­mar­rjes Aktive “. Ky pro­tokoll mon­i­tori­mi dhe vleres­i­mi është sui-gener­is, që do të thotë se është “qepur pas trupit” të legjis­la­cionit rel­e­vant që është në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë, në rastin konkret ligji 8652 “Për Orga­niz­imin dhe Funk­sion­imin e Qev­eris­jes Ven­dore”, i ndryshuar. Në përgjithësi kjo Metodologji imp­likon ndërveprim­in e domos­doshëm midis një orga­niz­i­mi “grass­roots” (ZTQ) dhe një orga­ni­zate think tank, me voka­cion të fortë për mon­i­torim dhe advo­ca­cy (INFOÇIP).

 

 

E para, në ndërveprim­in e saj me struk­tu­rat në niv­el lokal gjen­eron të dhë­na në ter­ren të cilat i për­cil­lën struk­turës së spe­cial­izuar në qendër për për­punim, ampli­fikim, dhe gjener­im konkuzionesh bazuar mbi evi­den­ca solide. Sub­stan­ca e kësaj anal­ize është mat­ja dhe vlerësi­mi i nivelit të zbat­ueshm­risë së ligjit nga struk­tu­rat lokale që janë objekt mon­i­tori­mi (në rastin konkret Këshilli  Bashki­ak, Korçë). Nga ana tjetrë, struk­tu­ra “grass­roots” ushqe­het nga struk­tu­ra Think Tank me një pro­tokoll të deta­juar mbi bazën e të cilit ndër­to­het ndërvepri­mi me Këshillin Bashkaik (objek­tin e mon­i­torim­it në niv­el ven­dor).

 

Është me rëndësi të thek­so­het se kjo metodologji bazo­het mbi prezu­mimin se kuadri ligjor i cili nor­mon pro­cesin vendi­mar­rës në niv­el lokal dhe trans­parencën që duhet të bashkëshoqëro­ja atë, është i kom­ple­t­u­ar dhe garantues. Në fakt kjo përkon me vlerësimin e përha­pur se vende si Shqipëria kanë (adop­tu­ar) legjis­la­cion të mirë, dhe se prob­lemet e hasura buro­jnë nga impe­men­ti­mi i pam­jaftueshëm (i keq) i këtil legjis­la­cioni.

 

 

Shiko fotot e aktivitetit

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim