Korçë, 28 Mars, 2012 — Bashkia e Korçës ka tash­më një stan­dart të ri trans­parence në vend­mar­rje. Të gjitha vendimet e Këshillit Bashki­ak që nga viti 2007 e deri sot gjen­den online, të linkuara në faqen e saj zyrtare http://www.bashkiakorce.gov.al

 

Kjo data­bazë dix­hitale shumë e rëndë­sishme u ndër­tua nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, ÇIP, përmes koor­dinim­it me degën e saj lokale, Zyra për Trans­parencë Qytetare, Korçë dhe falë mbështet­jes së Fon­da­cionit Soros.

 

“Qen­dra ÇIP dhe dega e saj ne Korce, Zyra per Trans­parence Qytetare, i bejne nje sher­bim te vyer sot trans­parences se Keshillit Bashki­ak. Ata sot i dhoro­jne jo vetem Bashkise, por mbi te gjitha qytetareve kor­care arkiv­en e dix­hital­izuar te vendimeve te Keshillit Bashki­ak. Ky eshte vertet nje kon­tribut spe­cial, me vlere te padikutueshme dhe qe mbush mire­filli nje vakum qe ishte aku­mu­lu­ar ne keto vjet sa i takon aksesit efek­tiv ne vendimet e Keshillit si dhe per­dorim­it prak­tik te teknologjive te reja te infor­ma­cionit qe i vijne direkt ne ndihme qyte­tar­it”, u shpreh në fjalën e tij për­shën­de­tëse kryetari i Këshillit Bashki­ak, Z Iliri­an Pen­davin­ji.

 

Ndër­sa Kryetari i Bashk­isë, Z Niko Peleshi, i cili ishte gjithash­tu i pran­ishën në cer­e­mon­inë e dhurim­it të data­bazës iu shpreh se “Sa më shume që thel­lohet pro­ce­si i decen­tral­izim­it, aq me shume vendimet e Keshillit Bashki­ak dhe poli­tikat e Bashk­isë kane ndikim mbi cile­sine e jetes se çdo qyte­tari. Këto vendime duhet të jenë të aksesueshme efek­tivisht nga cili­do qyte­tar, në cdo kohë. Ne jemi të vetëdi­jsh­më për prob­le­ment që kemi patur në këtë drej­tim deri më sot”.

 

“Sot, ne Repub­liken e Shqiperise behen 3 bash­ki te cilat dispono­jne nje data­base online te vendimesh te Keshillit Bashki­ak, konkretisht Tirana, Dur­re­si dhe Kor­ca. Ne kety dy të fun­dit, kjo data­base eshte kri­juar dhe me pas dhu­ru­ar nga Qen­dra ÇIP dhe Zyrat e saj të Trans­parences Qytetare. Ne jemi shume te kenaqur per kete arrit­je”, u shreh drej­tori ekzeku­tiv i Qen­drës ÇIP, Ger­ti Shel­la. Ai fal­en­deroi në mënyrë të veçan­të anë­tarët e Zyrës për Trans­parencë Qytetetare Kor­cë, të cilët kanë ditur të reflek­to­jnë në prak­tikë të gjithë tra­jn­imin dhe udhëzimet e mar­rë për rrit­jen e pjesë­mar­rjes së pub­likut në pro­ce­set vendi­mar­rëse, por edhe për të rit­ur aksesin efek­tiv në aktet e bashk­isë.

 

Per­dori­mi i teknologjive te reja dhe hap­ja ndaj ino­va­cionit eshte nje nder 12 Parimet e Qev­eris­jes se Mire dhe Demokratike te Keshillit te Evropes, per zba­timin e te cilave Bashki­ak Korce ka marre angazhim per­mes nen­shkrim­it nga ana e kryetar­it te saj, Z Niko Peleshi, te kon­trates sociale me qytetaret ne prillin e vitin te kalu­ar. Sot, edhe falë ndihme­sen konkrete te Zyres per Trans­parence Qytetare dhe te Qen­dres ÇIP, ky angazhim kon­trak­tu­al mund te kon­sidero­het i permbushur.

 

Po ash­tu, mos­g­jet­jen e vendimeve nor­ma­tive të pushteti lokal e kon­sta­ton si një prob­lem të mpre­htë edhe “Strategjia Ndërsek­to­ri­ale e Refor­mës në Admis­ni­tratën Pub­like” që është doku­men­ti krye­sor i qev­erisë shqiptare në këtë drej­tim. Kjo Strategji e adreson per zgjid­hje bren­da vitit 2013 kete prob­lem, por deri me tani eshte bere shume pak ne kete drej­tim nga admin­is­tra­ta lokale.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim