Zyra e Trans­parences Qytetare, Korçë orga­ni­zoi ditën e merkurë, dt. 8 Shkurt 2012, një takim të madh pub­lik për të pro­movuar Rrjetin e Trans­parencës Qytetare në këtë qytet. Ky rrjet për­be­het nga për­faqë­sues të të gjitha kat­e­gorive sociale në Korçë. Rrjeti ka në për­ber­je e vet edhe për­faqë­sues nga komu­niteti Rom dhe Egjypt­ian. Aktu­al­isht ky rrjet ka në për­br­je të vet 80–100 qyete­tarë. Syn­i­mi krye­sor i rrjetit është pro­movi­mi i pjesë­mar­rjes qytetare në vendi­mar­rjen e pushteti lokal si dhe nxit­ja e trans­parencës qev­erisë. Orga­niz­i­mi i këtij rrjeti masiv është bërë i mundur falë angazhim­it të drejpër­drejtë atë Qen­drës ÇIP dhe të degës së saj lokale në Korçë, Zyra për Transparëncë Qytetare.

 

Në kuadër të këtij aktiviteti masiv, që u zhvil­lua në amb­jen­tet e Hotel Grand, Zyra e Trans­parencës Qytetare, Korçë i bëri apel Këshillit Bashki­ak që, në shqyr­timin e Pakëtës Fiskale 2012, të mos anashkalo­jë hal­lkat ligjore të pro­ce­sit vendi­mar­rës. Deklara­ta pub­like u lex­ua para medi­ave të shum­ta të pran­ishme nga drejtue­si i Zyrës së Korçës, z Rid­van Meçol­lari.

 

Pake­ta Fiskale është akti më i rëndë­sishëm nor­ma­tiv që Këshilli Bashki­ak mira­ton në një vit. Pake­ta cak­ton bar­rën fiskalë që çdo qyte­tar duhet të derd­hë në arkën e bashk­isë në for­mën e tak­save dhe tar­i­fave. Si e tillë, disku­ti­mi i të ard­hu­rave në bux­het me vetë tak­sapague­sit është një pro­ces që duhet mar­rë shumë seri­ozisht. Kjo vendi­mar­rje prek këdo që jeton e punon në ter­ri­torin qe admis­ni­trin Bashkia Korçë, qof­shin këto bis­nese të mëd­ha, të vogla apo qyte­tarë të thjeshtë.

 

Ne deklaratën pub­like të lex­u­ar nga z. Meçol­lari, u thel­sua se Bashkia Korçë ka tash­më një tra­ditë të mirë në thith­jen e mendim­it të pub­likut në vendi­mar­rje. Por “Nuk ka rast më të mirë se sa disku­ti­mi i tak­save dhe tar­i­fave ven­dore për ta pro­movuar ako­ma dhe me shume pjesë­mar­rjen pub­likut në vendi­mar­rje; nuk ka rast me te mire se ky per te rrit­ur ako­ma  stan­dartet e trans­parences në qytetin e Korçës”.

 

Drej­tori i Qen­drës ÇIP, Ger­ti Shel­la thek­soi disa herë gjatë takim­it se disku­ti­mi i Paketës Fiskale me bashkës­inë është mbi të gjitha një detyrim ligjor. Ligji 8652, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE”, në nenin 35 “Për sean­cat e këshillimeve me bashkës­inë dhe e drej­ta e pub­likut për t’u infor­muar“, për­cak­ton shpre­himisht se:

 

“Këshilli bashki­ak, për­para shqyr­tim­it dhe mira­tim­it të akteve, zhvil­lon sean­ca këshilli­mi me bashkës­inë. Sean­cat e këshillim­it janë të detyrueshme për rastet e parashikuara në nenin 32 shkro­n­jat “dh”, “e”, “f” he “k”; …ku në rastin konkret “f” është ate­hërë kur Keshilli “Ven­dos për tak­sat e tar­i­fat ven­dore, si dhe nivelin e tyre”

 

Prej një viti tash­më, Zyra e Trans­parencës Qyteare mon­i­toron aktivitetin e Këshillit Bashki­ak Korçë, sa i takon  detyrim­ive që buro­jnë nga neni 35 i ligjit 8652. Eshtë në përgjegjës­inë tonë t’i bëjmë apel sot Këshillit Bashki­ak të mos anashkalo­jë detyrim­in e qartë ligjor që i ngarkon neni 35 edhe ne rastin e disku­tim­it te Paketes Fiskale.

 

Pro­movi­mi i Rrjetit te Trans­parences Qytetare, Korce. Kerke­sa e pare: Disku­tim pub­lik i Paketes Fiskale 2012 from Qen­dra CIP on Vimeo.

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim