Bashkia e qytetit të Korçës pritet të përf­shi­het së shpe­jti në disku­timin dhe më pas mira­timin e Paketës Fiskale 2012. Burime nga bashkia e qytetit juglin­dor kanë kon­fir­muar se është mbyl­lur drafti­mi i Paketës nga admin­is­tra­ta e Bashk­isë dhe pritet që shumë shpe­jt ajo t’i kalo­jë Këshillit Bashki­ak për vendi­mar­rje.

 

Zyra për Trans­parencë Qytetare, Korçë po ndjek me vemend­je hal­lkat e pro­cesin vendi­mar­rës për diku­mentin që cak­ton të ard­hu­rat në buzhetin e bashk­isë së qytetit për vitin 2012. ZTQ, Qen­dra ÇIP, përmes faqes së saj në inter­net, do te ven­dosë në dis­pozi­cion të qyte­tarëve korçarë pro­jek­tin e Paketës Fiskale 2012, në mënyrë që të gjithë të intere­suar­it të mund të nji­hen me të para­prak­isht. Zyra e Trans­parencës Qytetare, Korçë, ndërko­hë është duke koordinuar për­p­jek­jet me struk­tu­rat vendi­mar­rëse të qytetit juglin­dor për të sig­u­ru­ar një disku­tim pub­lik të këtij doku­men­ti të rëndë­sishëm.

 

Qen­dra ÇIP inku­ra­jon Bashk­inë Korçë dhe Keshillin Bashki­ak të nisin sa më parë disku­timin e draft-Paketës Fiskale me gru­pet e intere­sit dhe qyte­tarët e instere­suar. Të gjithë duhet të dijnë se sa do të jenë tak­sat dhe tar­i­fat që do të pagua­jnë në arken e Bashk­isë. Të gjithë kanë të drejtë të mëso­jnë se cili do të jetë des­ti­na­cioni i par­ave që do të derd­hen ne for­men e tak­save dhe tar­i­fave prej qever­itareve lokale.

 

Nga ana tjetër, disku­ti­mi i Draft-Paketës Fiskale me tak­sapague­sit e Bashk­isë Korçë, është në garan­ci që mira­timii si saj të mos jetë peng i dasive me natyre poli­tike. Pavarë­sisht se shu­mi­ca në Këshillin Bashki­ak të Korçës i për­ket “Aleancës për të Ardhmen”, një­soj si edhe vete Kryetari I Bashk­isë, Z. Niko Peleshi, për kalim­in e Paketës Firskale nevo­jiten 2/3 e votave në Këshill Bashki­ak. Kjo e bën të domos­doshëm har­mo­niz­imin e kësaj vendi­mar­rjeve edhe me këshill­tarët e djathtë.

 

Në Dur­rës, ku Qen­dra ÇIP gjithash­tu ka një degë lokale një­soj si në Korçë, disku­ti­mi i Paketës Fiskale 2012 me gru­pet e intere­sit u provua të ishte një për­vo­jë e cila i hapi rrugë mira­tim­it me shumëcë absolute të voteve në Këshill Bashki­ak. Në Dur­rës, bashkia qev­eriset nga z. Vangjush Dako, i “ Aleancës për të Ardhmen”, kurse shu­micën në Këshillin Bashki­ak e kanë për­faqë­sue­sit e koa­li­cionit “Alean­ca për Qyte­tarin”.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim