U desh rreth një orë e njëzet min­u­ta që të fil­lonte mbled­h­ja e par­ala­jmëru­ar e Këshillit të Bashk­isë Korçë, për mua­jin Tetor. Në fil­lim të takim­it mer­rnin pjesë të gjithë këshill­tarët e krahut të djathtë dhe 17 nga këshill­tarët e së majtës.

nbsp

Në rendin e ditës kishte 25 pika, por sipas Kryetar­it të Këshillit të Bashk­isë, zotit Ilia Pen­davin­ji, dy prej tyre ishin emergjente: çësht­ja e zgjerim­it të varezave dhe dhë­nia e tit­ul­lit ‘Qyte­tar nderi’ aktores Hol­livu­di­ane  Luiza Dushku”.

 

Mbled­h­ja fil­loi me dëgjimin e një grupi banorësh të lag­jes 6‑të,  të cilët vijnë në mënyrë të përsërit­ur  për të tretën herë në këtë Këshill. Prob­le­mi i tyre është çatia e pal­latit e cila para disa mua­jve u përf­shi nga flakë. Po afron sti­na e shi­rave dhe këta banorë janë në qiell të hapur. Shqetësim­it të tyre Kryetari i Bashk­isë, zoti Peleshi iu përgjigj se “topi është në anën e qev­erisë, pasi ne kemi kry­er të gjitha detyrimet ligjore, duke dër­guar në Qev­eri doku­menta­cionin përkatës. Banorët përsëri  mbetën të pakë­naqur, pasi doku­men­tat po shko­jnë nga Korça në Tiranë, nga Bashkia në Prefek­turë dhe ata vazh­do­jne te  mbeten në qiell të hapur.
Pika e parë e ren­dit të ditës, ishte çësht­ja e ndih­mës ekonomike, e cila u votua pa prob­lem nga këshill­tarët e të dy krahëve.

 

Pika e dytë ishtë ”Propoz­i­mi për dhënien e tit­ul­lit “Qyte­tar Nderi” aktores së Hol­livu­dit Eliza Dushku. Këshill­tarët e të dy krahëve ishin dako­rt, por kryekëshill­tar­ja demokrate, Jonela Spa­ho, beri vëre­jt­je lid­hur me plotësimin e biografisë së Dushkut, ku “duhet thek­suar origji­na e saj nga Korça, gjë që nuk pasqy­ro­het në mate­r­i­al”. Kryetari i Këshillit, zoti Pen­davin­ji, pra­noi vëre­jt­jen e Spa­hos, por shtoi se kjo gjë është bërë në kushtet e emergjencës (se çfarë emergjence ka dhë­nia e një tit­ul­li të tillë, kjo nuk u shp­jegua nga zoti Pen­davin­ji).

 

Pika që ngjal­li debatin e parë të fortë  në Këshill ishtë pika e tretë, propoz­i­mi i Ekzeku­tiv­it bashki­ak për emër­timin e një rruge. Rru­ga propo­zo­het te marre emrin Myf­tar Graboc­ka, një prej emrave më të njo­hur të ish­nomeklaturës komu­niste në Qarkun e Korçës ( kuj­to­jmë se Myf­tar Graboc­ka, është babai i regji­zores së njo­hur Vera Graboc­ka). Këshill­tari demokrat Pël­lumb Beqiri e kundër­sh­toi me for­cë këtë propoz­im, duke kuj­tu­ar se Graboc­ka është pjesë­tar i atyre që për 50 vite kanë qënë përgjegjës për krime në Shqipëri. I men­jëher­shëm ka qënë reag­i­mi i zotit Peleshi i cili tha se si Kryeatar Bashkie ai vlerë­son disa prej punëve pub­like si, mbyll­ja e lumit që shkonte përmes qytetit, ndër­ti­mi i parkut “Rinia” etj. Edhe kjo pikë u mirat­ua, por vetëm me votat e së majtës.

 

Nga kjo pikë deri tëk pika 12-të u mirat­u­an pa prob­leme dhe debate nga të dy krahët, ndër­sa pikat 11 dhe 13, që kishin të bënin krye­sisht me mira­timin e kërke­save për ngrit­jen e çerd­heve pri­vate për fëmi­jë, u shtynë pasi kishin mangësi në doku­menta­cion.

 

Jo pa debat, ndonëse shumë kon­struk­tiv, ishte edhe çësht­ja e ish Uzinës Mekanike Bujqë­sore. Kjo uzinë vazh­don të mba­het më këm­bë falë kon­tribu­tit të 8 punë­torëve dhe inx­inierëve, të cilët me mak­i­nar­itë ekzistuese vazh­do­jnë të prod­ho­jnë dhe zhvil­lo­jnë shër­bime të ndryshme. Të gjithë këshill­tarët ranë dako­rt që të ngri­het një komi­sion që të shohë mundës­inë e vazhdimë­sisë dhe ripërtërit­jes së kësaj uzine. Komi­sioni të për­bëhet nga 2 këshill­tarë të majtë, 2 të djathtë dhe një për­faqë­sues nga ekzeku­tivi.
Pikat nga 15 deri tëk 22 u kalu­an bren­da 5 min­u­tave.

 

Pika që pati debatin më të ash­për dhe shkak­toi largimin e së djathtës nga sal­la ishte ndër­ri­mi i sekre­tar­it të këshillit Bashki­ak. Sekre­tari i deri­atëher­shëm , Hen­ri Graboc­ka, ishtë ven­do­sur dy vite më parë kur drej­ti­mi i Këshillit, për shkak të LSI, kaloi nga e maj­ta tek e djath­ta. Voti­mi i 8 majit  nxor­ri me shu­micë absolute te majtën, ndaj edhe sipas tyre, u lind e drej­ta të bejnë këtë ndryshim. E djath­ta e kundër­sh­toi duke argu­men­tu­ar se, vetë Kryetari zoti Peleshi deklaroi pas mar­rjes së man­datit të dytë, se do të jem bashkëpunues pavarë­sisht përkatë­sisë poli­tike.  Zoti Peleshi u jus­ti­fikua duke thënë se kjo gje nuk kishte të bën­të me ekzeku­tivin mbasi Sekre­tari i Këshillit të Bashk­isë ishte çësht­je e vetë këtij Këshilli.

 

Sipas ligjit, Sekre­tari duhet të zgjid­het me votim të fshe­htë. Me hap­jen e këtij voti­mi, e djath­ta brak­tisi sal­lën duke mos mar­rë pjesë në votim. Në për­fundim sekre­tari i der­i­tan­ishëm Hen­ry Graboc­ka u shkarkua dhe në vendin e tij u zgjodh Mikel Qirio, propozuar nga krahu i majtë dhe për të cilin votu­an të 18-të këshill­tarët e së majtës.

 

Zyra per Trans­parence Qytetare, Korçë ndo­qi edhe këtë herë në sal­lë mbled­hjen e Këshillit Bashki­ak. Ngrit­ur nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik dhe e mbështe­tur nga OSFA, anetaret e kesaj zyre ndokin nga afër mbled­hjet e Këshillit Bashki­ak. Qel­li­mi krye­sor është pro­movi­mi I pjesë­mar­rjes qytetare dhe transparn­ca në vendi­mar­rjen lokale.
Per­gati­ti
Erget Cenol­li
gaze­tar, ZTQ Korçë

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim