Qen­dra ÇIP pro­movoi në Dur­rës botimin e saj më të ri ʺPërm­bled­hje e legjis­la­cionit për fëmi­jët në Repub­likën e Shqipërisë, 1992–2012 ʺ. Kjo Përm­bled­hje volu­mi­noze prej rreth 640 faqesh, më seri­oz­ja e real­izuar ndon­jëherë në fushën e legjis­la­cionit për fëmi­jë, syn­on t’i vijë në ndih­më agjen­cive ligjz­bat­uese për të përm­bushur me efi­cencë mak­si­male në kohë dhe cilësi detyrimet ligjore në fuqi. Gjithash­tu, studi­mi, qe u mbeshtet nga UNICEF, ka për qël­lim t’i vijë në ndih­më edhe insti­tu­cion­eve që har­to­jnë poli­ti­ka dhe ndër­mar­rin nis­ma ligjore me qël­lim për­mirësimin e rreg­ul­limeve ligjore në vijimësi. Konkretisht, studi­mi ndih­mon në rrad­hë të parë struk­tu­rat dhe mekaniz­mave insti­tu­cionalë (në niv­el qën­dror dhe ven­dor) që janë ngrit­ur tash­më si kërkesë direk­te e Ligjit nr. 10 347, dt 4.11.2010 “Për mbro­jtjën e të Drej­tave të Fëmi­jëve” me syn­im imple­men­timin e vetë ligjit.

Pikër­isht për këto arsye, ÇIP zgjod­hi ditën e disku­tim­it pub­lik për Bux­hetin Bashki­ak për Arsimin në qytetin e Dur­rësit për të bërë edhe pro­mopvimin e këtij boti­mi. Taki­mi u orga­nizua nga Qen­dra ÇIP në sal­lën e kon­certeve të Shkol­lës Artis­tike ʺJan Kukuzeli ʺ, një ndër shkol­lat më për­faqë­suese të tra­ditës së shkëlqy­er në arsim­imin e brez­it të ri në qytetin e Dur­rësit.. Në takim mor­rën pjesë kryetari i këshillit bashki­ak, Indrit Hami­ti, nënkryetari i Bashk­isë Dur­rës, Ardian Çela, drej­tori i drej­torisë arsi­more të Dur­rësit, Fil­ip Gjon­caj, Komisin­er­ja për të drej­tat e fëmi­jëve në Bashk­inë e Dur­rësi dhe pothuaj të gjithe drej­torët e shkollave në qytetin e Dur­rësit. Në takim morën pjesë edhe një grup nxënë­sish të shkol­lës artis­tike ʺJan Kukuzeliʺ.

Kryetari i Këshillit Bashki­ak në Dur­rës, Z Hami­ti, fal­en­deroi Qen­drën ÇIP për orga­niz­imin e këtij taki­mi që ai e cilë­soi shumë të rëndë­sishëm. ʺTryeza për Arsimin që zhvil­lo­jmë sot merr një kup­tim të veçan­të. Përvecse mesuesve dhe eduka­torëv të tyre, cësht­jet e arim­it i intere­so­jnë në rad­hë të parë fëmi­jëve tane. Një pjesë e tyre janë sot me ne të pran­ishëm në këtë sal­lë, duke shënuar një stan­dart të ri të pjesë­mar­rjes së vetë atyre në vendi­mar­rjen pub­like që i prek ata drejpër­drejt, sikurse është arsi­mi. Ky takim i sotëm zhvil­lo­het në vigjil­je të fes­tës së tyre, 1 Qer­shorit, i cili siv­jet ka disa vecori shumë intere­sante. Këtë vit u mbushëm plot 20 vjet nga rat­i­fiki­mi prej shtetit shqip­tar i Kon­ven­tës për të Drej­tat e Fëmi­jëve. Arsi­mi cilë­sort dhe aksesi i gar­nat­u­ar në shkol­la bren­da stan­darteve është një ndër të dre­jatat më themelore të tyre. Po ash­tu, siv­jet në 1 Qer­shor, mbushet plot 1 vit nga data kur ka hyre në fuqi ligji 10347 «për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jëve ʺ, i cili thek­son ako­ma më shumë detyrimet që ne si prindër, mësues, admin­si­tra­torë apo vendi­mar­rës pub­like kemi tan­imë ndaj fëmi­jëve tane.ʺ, tha z. Hami­ti.

Drej­tori ekzeku­tiv i ÇIP, Ger­ti Shel­la tha në fjalën e tij për­shën­de­tëse se : ʺPa nje bux­het te studi­uar mire dhe te disku­tu­ar me vete admin­is­tra­toret e arsim­it, mesue­sit, dhe nxënësit, nuk mund te kri­jo­hen kushte opti­male per te patur nje edukim sa me cile­sor, cka do te sillte automatik­isht edhe nje cemin te kesaj te drejte themelore per femi­jet tane, rrjed­himisht dhe një anashkalim të dis­poz­i­tave ligjore në fuqi që gan­to­jnë të drej­tat e fëmi­jëveʺ.

Një nxë­nese e klasës së 8‑të, e qua­j­tur Sara lex­oi më parë para të pran­ish­mëve një ekstrakt të ligjit për të drej­tat e fëmi­jëve të për­gat­i­tur nga expertët e Qen­drës ÇIP.

Taki­mi kaloi me mjaft disku­time nga të pran­ish­mit për nevo­jat dhe prob­lemet që duhen adresuar për zgjid­hje në kuadër të bux­hetit të bashk­isë për vitin 2012. Në fund, për të gjithë të pran­ish­mit, u shpën­danë në numër të kon­siderueshëm kop­je të botim­it të ÇIP,ʺPërmbledhja e Legjis­la­cionit për Fëmi­jët në Repub­likëne Shqipërisë, 1992–2012ʺ.

Orga­niz­i­mi në një Përm­bled­hje të posaçme i të gjitha lig­jeve dhe akteve ndërkom­bëtare të rat­i­fikuara nga Shqipëria me objekt ekskluziv fëmi­jët, si edhe i të gjitha atyre dis­poz­i­tave rel­e­van­të për fëmi­jët të shpërn­dara nëpër dhjetëra lig­je apo akte ndërkom­bëtare që nuk kanë domos­dosh­mër­isht objekt fëmi­jët dhe/apo të drej­tat e tyre (Com­pendi­um), përveçse një nevo­jë, është mbi të gjitha një kusht i drejt­për­drejtë që struk­tu­rat përgjegjëse të imple­men­to­jnë siç duhet Ligjin nr. 10 347, dt. 4.11.2010“Për mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jëve”.

 

Lexo me shume per Permbled­hjen e Legjis­la­cionit

Fjala e kryetar­it te KB, Indrit Hami­ti

Shiko fotot e aktivitetit

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim