Të ndëru­ar Këshill­tarë,

Të nderu­ar MESUES TE QYTETIT TE DURRESIT

Te nderu­ar per­faqe­sues te shoqerise civile.

Te dashur nxenes qe jemi sot me ne ne kete takim

 

Këshilli Bashki­ak i Dur­re­sit, orga­ni­zon sot kete takim pub­lik per te disku­tu­ar me te gjithe aktoret e intere­suar cesht­je te Bux­hetit te Bashkise per arsimin ne vitin 2012. Ky takim permbyll nje seri mjaft te ren­de­sishme takimesh pub­like qe ka orga­nizuar Keshilli Bashki­ak me palet e intere­suara ne kuad­er të disku­tim­it si të Pakëtës Fiskale ash­tu edhe të Bux­hetit 2012 para se ai te voto­het nga Keshilli. Gjej rastin të falëen­deroj edhe nje­herë për ndih­mësen mjaft poz­i­tive të ofru­ar në këtë kuadër edhe Zyrën për Trans­parencë Qytetare, Dur­rës, Dege e Qed­ndës ÇIP, e cila i ka ofru­ar nje par­teritet të qën­drushëm Këshillit Bashki­ak në këtë drej­tim. Këto takime të real­izuar nga Këshilli Bashki­ak, përvecse një detyrim ligjor, janë edhe një afir­mim e vizion­it të ri që ne si vendi­mar­res lokale po munde­he­mi të nda­jmë me qyte­tarët e Dur­rësit për të real­izuar një vendi­mar­rje me sa më shumë pje­se­mar­rje dhe sa më shumë trans­par­ent me pub­likun.

Tryeza për Arsimin që zhvil­lo­jmë sot merr një kup­tim të veçan­të. Përvecse mesuesve dhe eduka­torëv të tyre, cësht­jet e arim­it i intere­so­jnë në rad­hë të parë fëmi­jëve tane. Një pjesë e tyre janë sot me ne të pran­ishëm në këtë sal­lë, duke shënuar një stan­dart të ri të pjesë­mar­rjes së vetë atyre në vendi­mar­rjen pub­like që i prek ata drejpër­drejt, sikurse është arsi­mi. Ky takim i sotëm zhvil­lo­het në vigjil­je të fes­tës së tyre, 1 Qer­shorit, i cili siv­jet ka disa vecori shumë intere­sante. Këtë vit u mbushëm plot 20 vjet nga rat­i­fiki­mi prej shtetit shqip­tar i Kon­ven­tës për të Drej­tat e Fëmi­jëve. Arsi­mi cilë­sort dhe aksesi i gar­nat­u­ar në shkol­la bren­da stan­darteve është një ndër të dre­jatat më themelore të tyre. Po ash­tu, siv­jet në 1 Qer­shor, mbushet plot 1 vit nga data kur ka hyre në fuqi ligji 10347 «për Mbro­jt­jen e të Drej­tave të Fëmi­jëve », i cili thek­son ako­ma më shumë detyrimet që ne si prindër, mësues, admin­si­tra­torë apo vendi­mar­rës pub­like kemi tan­imë ndaj fëmi­jëve tane. Si nenet a Knven­tës, ash­tu edhe ato të ligjit, shtro­jnë për­para të gjitheve ne që jemi mbled­hur sot në këtë disku­tim edhe një oblig­im ligjor, përvecse atij pindëror. Një arsim cilë­sor nuk mund të real­i­zo­het pa një bux­het cilë­sor.

Le të kuj­to­jmë se fund­mi se, ky vit, është edhe 100 vje­tori i shtetit shqip­tar. Dhe kur flasim për shtet nënkup­to­jmë qev­eris­je. Kur the­mi qev­eris­je kjo është në niv­el qen­dror, POR EDHE NE NIVEL LOKAL. Ne, vendi­mar­rësit e qev­eris­jes ven­dore në qytetin e dur­rësit, kemi një detyrim ndaj brez­it më të ri këtij qyteti, për të vjerë­suar me kujdesin mak­si­mal pjesën e bux­hetit që do ti aloko­het sek­torit të arsim­it. Prob­lemet mund të jemi të shum­ta dhe ndosh­ta jo gjithc­ka mund të adreso­het për zgjid­hje në kushtet kushtet kur burimet finan­cia­re janë të kufizuara. Megjithatë, ne sot do të bejmë një prrior­iz­im, pra duke disku­tu­ar së bashku mbi draft bux­hetin që ka për­gat­i­tur admis­ni­tra­ta e Bashk­isë, do mundo­he­mi të kup­to­jmë dhe të ven­dosit bashkar­isht se ku mund të aloko­hen me mirë këto burime që ka bashkia Dur­rës. Ky takim ju shër­ben juve që e nji­h­ni në ter­ren sit­u­atat­en dhe nevo­jat konkrete qe ajo dik­ton për inves­time në uadër të bux­hetit të bashkise, por edhe Këshillit Bashki­ak, për të qenë të qartë kur të vijë momen­ti për të berë vendi­mar­rjen tonë defin­i­tive mbi pro­jekt bux­hetin që bashkia do të sjel­lë për votim pas disa ditësh.

Pran­daj, ju ftoj te jemi sot sa me aktive ne nderveprim­in tone, ne te mire te nje bux­heti sa me te kon­sul­tu­ar dhe sa me prane nevo­jave konkrete te arsim­it ne qytetin e dur­re­sit. E deklaroj te hapur kete takim, duke ftu­ar fil­lim­isht, Saren, nxe­nese e klases se tete, per te na kuj­tu­ar edhe nje­here te drej­tat e femi­jeve per arsim cile­sor por edhe pje­se­mar­rje direk­te ne vendi­mar­rje.

JU FALEMINDERIT

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim