VENDIM

Nr. 75, datë 12.2.2014

Për PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËTOR STINOR, TË TIPIT “A/PS”

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Të hua­jit i jepet leje pune e tip­it “A/PS”, si punë­tor sti­nor, nëse plotë­son kriteret, si më poshtë vijon:
  2. a) ka një mar­rëvesh­je ndër­m­jet Repub­likës së Shqipërisë dhe ven­dit të tij të origjinës;
  3. b) nuk është me ban­im të vazh­dueshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  4. c) ka një kon­tratë pune me afat deri në gjashtë muaj, për atë vit kalen­darik, me një punëd­hënës, në kuadër të mar­rëvesh­jes ndër­m­jet Repub­likës së Shqipërisë dhe ven­dit të tij të origjinës;

ç) ka një ndër­pre­rje kohore prej gjashtë mua­jsh nga punësi­mi i fun­dit sti­nor, në vitin pasard­hës kalen­darik;

  1. d) është rik­thy­er në vendin e tij të origjinës, pas punësim­it të fun­dit sti­nor, në vitin paraard­hës kalen­darik.
  2. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “A/PS” bëhet nga:
  3. a) i hua­ji;
  4. b) punëd­hënësi, me të cilin i hua­ji ka një kon­tratë pune;
  5. c) per­soni i autor­izuar nga punëd­hënësi.
  6. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 2 të këtij vendi­mi, duhet të paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  7. a) kërkesën, me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
  8. b) kop­jen e kon­tratës indi­vid­uale të punës;
  9. c) kop­jen e pas­aportës;

ç) autor­iz­imin nga punëd­hënësi, për per­son­in e autor­izuar;

  1. d) pesë fotografi.
  2. Per­son­at e për­men­dur në pikën 2 paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, në për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë në vendin e tij të origjinës ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e tij të origjinës.
  3. Për­faqësia diplo­matike e Repub­likës së Shqipërisë në vendin e origjinës së të hua­jit, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme (Qen­drës Kom­bëtare të Vizave), e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur pranë saj në drej­tor­inë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  4. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale që ato kanë.
  5. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikës 3 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e këtij doku­menta­cioni bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
  6. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pasi merr doku­menta­cionin e plotë apo pas plotësim­it të tij bren­da afatit të për­cak­tu­ar, vlerë­son nëse ai i përm­bush kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 1 të këtij vendi­mi, dhe e pajis të hua­jin, bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tip­it “A/PS”, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.
  7. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur të hua­jit, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi.
  8. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon të hua­jit pajis­jen me leje pune të tip­it “A/PS”, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikën 1 të tij, ose është në kushtet e për­cak­tu­ara në pikën 13 të këtij vendi­mi.
  9. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/PS”.
  10. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/PS”.
  11. Të hua­jit i refu­zo­het lëshi­mi i lejes së punës të tip­it “A/PS” edhe nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në nenin 77 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  12. Të hua­jit i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/PS”, nëse vërte­to­het njëra nga sit­u­atat e për­cak­tu­ara në pikën 1 të nen­it 80 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  13. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/PS”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në pikën 2 të nen­it 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  1. Leja e punës e tip­it “A/PS” për­fun­don nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  2. I hua­ji, i cili pajiset me leje pune të tip­it “A/PS”, para mar­rjes së kësaj leje­je dety­ro­het të pagua­jë tar­ifën prej 6000 (gjashtë mijë) lekësh.
  3. Drej­to­ria që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron, në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për dhënien e lejes së punës.
  4. Vendi­mi nr. 349, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen, refuz­imin dhe anulim­in e lejes së punës të tip­it “A/PS””, shfuqi­zo­het.
  5. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama


ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                 WELFARE AND YOUTH

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

_____________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

 

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  1. Emri i punëd­hënësit ____________________________________________________________

    Name of the employ­er

  1. Ven­di dhe adresa e punëd­hënësit__________________________________________________

    Seat and address of the employ­er

  1. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Busi­ness activ­i­ty code

  1. a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:_________________________________

                    Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

  1. b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:________________________________

                     Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

  1. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

  1. Emër­ti­mi i ven­dit të punës___________________________________________________________

    Name of the job posi­tion

  1. Kuo­tat vje­tore PO     JO

    Year­ly quo­ta                           YES   NO

  1. Punësi­mi sezon­al PO     JO

    Sea­son­al employ­ment              YES    NO

  1. Migri­mi ditor PO      JO

    Dai­ly migra­tion                     YES    NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  1. Mbiem­ri _____________________________________________________________________

    Sur­name

  1. Emri ________________________________________________________________________

    Giv­en name(s)

  1. Emri i babait __________________________________________________________________

    Name of the par­ent

  1. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Ven­di dhe shteti i lindjes_________________________________________________________

    Place and coun­try of birth

  1. Shtetësia______________________________________________________________________

    Nation­al­i­ty

  1. Adresa e banim­it në Shqipëri______________________________________________________

    Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

  1. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|_________________________________

    Code and name of occu­pa­tion

  1. Kual­i­fikimet |___|___|___|

      Skill qual­i­fi­ca­tions

  1. Aktivitet fitim­prurës PO JO

      Gain­ful­ly employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  1. Llo­ji i doku­men­tit _________________________________________________________________

    Type of doc­u­ment

  1. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Num­ber

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________

     Com­pe­tent author­i­ty

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and coun­try of issuance

_____________________________                                    _____________________________

Ven­di dhe data                                                 Emri / mbiem­ri i aplikan­tit

                  (Place and date)                                                                 (Appli­cant)

 

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                           Datë .….….….….

 

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt” dhe të vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj. __________________________________                                 FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms    (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) sur­name)

Lin­dur më    ___________________________

Born on      (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In          (vendlindja/ Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile  ________________________

(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi  ___________________________

Nation­al­i­ty

Me  pro­fe­sion   ________________________

Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of doc­u­ment and num­ber

 

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin .…… të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:

Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit:                ________________

(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit:              ________________

(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlef­sh­mëria e lejes:                           _______________

(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it:                                    _______________

(Issuance Date)

Data e skadim­it:                                 _______________

(Expi­ra­tion Date)

 Page­sa:                                                 _______________

(Appli­ca­tion Fee)

 

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Insti­tu­cioni lëshues:        _______________________

(Issu­ing Author­i­ty)

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

 

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim