VENDIM

Nr. 76, datë 12.2.2014

PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR STUDENTË, TË TIPIT “A/S[1]

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­eve 71, pika 8, e 86, pika 2 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”, me propoz­imin e min­istrit të Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Këshilli i Min­is­trave

VENDOSI:

  1. Të hua­jit i jepet leje pune për stu­den­të, e tip­it “A/S”, me kohë të për­cak­tu­ar ose të pjesshme, nëse plotë­son kriteret e mëposhtme:
  2. a) ndjek studime të rreg­ull­ta uni­ver­sitare;
  3. b) ka një kon­tratë pune me një punëd­hënës, me kohë të për­cak­tu­ar ose të pjesshme;
  4. c) punësi­mi i të hua­jit (stu­den­tit) si punë­mar­rës, gjatë vitit akademik, bëhet vetëm me kohë të për­cak­tu­ar, sipas legjis­la­cionit në fuqi;

ç) punësi­mi i të hua­jit (stu­den­tit) si punë­mar­rës bëhet me kohë nor­male, gjatë pushimeve të shkol­lës, sipas legjis­la­cionit në fuqi;

  1. d) i hua­ji (stu­den­ti) punon deri në 20 (njëzet) orë në javë;
  2. dh) i hua­ji ka hyrë në mënyrë të ligjshme në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
  3. Të hua­jit i ripërtëri­het leja e punës e tip­it “A/S”, si stu­dent çdo vit, jo domos­dosh­mër­ish me të njëjtin punëd­hënës, nëse plotë­son kriteret e mëposhtme:
  4. a) vazh­don studimet e rreg­ull­ta uni­ver­sitare;
  5. b) ka për­fun­d­uar me suk­ses studimet në vitin pararendës;
  6. c) ka një kon­tratë pune me një punëd­hënës, me kohë të për­cak­tu­ar ose të pjesshme, por jo domos­dosh­mër­ish me punëd­hënësin e mëparshëm;

ç) insti­tu­cioni përgjegjës, pranë të cilit kryen studimet, ka dhënë pëlqimin për kon­tratën e punës;

  1. d) i hua­ji (stu­den­ti) punon deri në 20 (njëzet) orë në javë;
  2. dh) i hua­ji ka qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë.
  3. Kërke­sa për t’u pajisur me leje pune të tip­it “A/S” bëhet nga:
  4. a) i hua­ji;
  5. b) punëd­hënësi, me të cilin i hua­ji ka një kon­tratë pune;
  6. c) per­soni i autor­izuar nga punëd­hënësi.
  7. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tip­it “A/S”, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  8. a) kërkesën me të dhë­nat per­son­ale, sipas for­matit të dhënë në aneksin 1 që i bashkëlid­het këtij vendi­mi;
  9. b) kon­tratën e rreg­ullt të punës me një punëd­hënës, me kohë të për­cak­tu­ar ose të pjesshme;
  10. c) vërte­timin nga insti­tu­cioni arsi­mor ku ndjek studimet se është stu­dent;

ç)  kop­jen e lejes së qën­drim­it;

  1. d) kop­jen e pas­aportës;
  2. dh) pesë fotografi.
  3. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, të cilët kërko­jnë ripërtërit­jen e lejes së punës të tip­it “A/S”, bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve para për­fundim­it të lejes së mëparshme, paraqesin doku­menta­cionin e mëposhtëm:
  4. a) kërkesën me të dhë­nat per­son­ale;
  5. b) kon­tratën e rreg­ullt të punës me një punëd­hënës, me kohë të për­cak­tu­ar ose të pjesshme;
  6. c) vërte­timin nga insti­tu­cioni arsi­mor, pranë të cilit ndjek studimet, për kry­er­jen me suk­ses të studimeve të vitit pararendës;

ç) kop­jen e pas­aportës;

  1. d) pesë fotografi.
  2. Per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, paraqesin kërkesën dhe doku­menta­cionin e për­cak­tu­ar në pikën 4 të këtij vendi­mi, për pajis­jen për herë të parë me leje pune ose të për­cak­tu­ar në pikën 5 të këtij vendi­mi, në rast të ripërtërit­jes së lejes së punës, në:
  3. a) zyrën përkatëse të punësim­it, në ter­ri­torin e së cilës punëd­hënësi, pranë të cilit do të punë­so­het i hua­ji, ushtron veprim­tar­inë ekonomike dhe nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  4. b) Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëse punëd­hënësi, pranë të cilit do të punë­so­het i hua­ji, e ushtron veprim­tar­inë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qën­drim të ligjshëm në ter­ri­torin e Repub­likës së Shqipërisë;
  5. c) për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e origjinës së të hua­jit.
  6. Nëse kërke­sa paraqitet pranë Drej­torisë së Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësim­it, autoriteti përkatës, pasi shqyr­ton doku­menta­cionin e paraqi­tur dhe vlerë­son se ai nuk është në për­puth­je me kërke­sat e pikave 4 ose 5 të këtij vendi­mi, i kërkon të hua­jit plotësimin e tij bren­da 10 (dhjetë) ditëve pune.
  7. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, pas paraqit­jes së kërkesës nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, ver­i­fikon shly­er­jen e detyrimeve lid­hur me pagat e punon­jësve, sig­urimet shoqërore dhe shën­de­të­sore nga ana e punëd­hënësit, pranë të cilit do të punë­so­het i hua­ji.
  8. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it, nëse vlerë­son se doku­menta­cioni i paraqi­tur është i plotë apo pas plotësim­it të tij bren­da afatit nga per­son­at e për­cak­tu­ar në pikën 3 të këtij vendi­mi, është në rreg­ull e nëse vlerë­son se përm­bushen kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 ose 2 të këtij vendi­mi, e pajis të hua­jin me lejen e punës të tip­it “A/S”, sipas for­matit të dhënë në aneksin 2 bashkëlid­hur këtij vendi­mi ose, bren­da 30 (trid­hjetë) ditëve pune, ia ripërtërin atij lejen e punës të tip­it “A/S”.
  9. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia kthen kërkesën dhe doku­menta­cionin e paraqi­tur të hua­jit, nëse ai nuk e ka plotë­suar atë bren­da afatit të për­cak­tu­ar në pikën 7 të këtij vendi­mi.
  10. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyra përkatëse e punësim­it ia refu­zon kërkesën për pajis­je ose ripërtërit­je të lejes së punës të tip­it “A/S” stu­den­tit, i cili, megjithëse ka plotë­suar doku­menta­cionin e kërkuar, vlerë­so­het se nuk plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në pikat 1 ose 2 të këtij vendi­mi, ose është në kushtet e pikës 15 të këtij vendi­mi.
  11. Nëse kërke­sa është paraqi­tur pranë për­faqë­sisë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit, ajo, nëpër­m­jet Min­istrisë së Punëve të Jashtme (Qen­drës Kom­bëtare të Vizave), ia për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur pranë saj drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë.
  12. Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, nëpër­m­jet drej­torisë që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, e për­c­jell doku­menta­cionin e paraqi­tur në Drej­tor­inë e Përgjithshme të Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësim­it, sipas kom­pe­tencës ter­ri­to­ri­ale që ato kanë.
  13. Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it, nëpër­m­jet Min­istrisë së Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, e për­c­jell në Min­istrinë e Punëve të Jashtme njof­timin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/S”.
  14. Min­is­tria e Punëve të Jashtme njofton për­faqës­inë diplo­matike të Repub­likës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të hua­jit ose në për­faqës­inë diplo­matike që mbu­lon vendin e origjinës së të hua­jit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tip­it “A/S”.
  15. Anuli­mi dhe refuz­i­mi i lejes së punës të tip­it “A/S” apo ripërtërit­ja e saj bëhen kur i hua­ji është në njërën nga sit­u­atat e parashikuara në nenet 77 e 80, pika 1 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  16. I hua­ji, të cilit i refu­zo­het ose i anu­lo­het leja e punës e tip­it “A/S”, ka të drejtën e ankimim­it, sipas pro­ce­durës së për­cak­tu­ar në nenin 81 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  17. Leja e punës e tip­it “A/S” për­fun­don nëse plotë­so­hen kriteret e për­cak­tu­ara në nenin 78 të ligjit nr. 108/2013 “Për të hua­jt”.
  18. Drej­to­ria, që ka në përgjegjësi çësht­jet e migra­cionit, në Min­istrinë e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, mon­i­toron në mënyrë peri­odike, pro­ce­durën e ndjekur nga Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për dhënien e lejes së punës.
  19. Vendi­mi nr. 353, datë 6.3.2009 i Këshillit të Min­is­trave “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës për pajis­jen, refuz­imin, ripërtërit­jen dhe anulim­in e lejes së punës për stu­den­të”, shfuqi­zo­het.
  20. Ngarko­hen Min­is­tria e Mirëqe­nies Sociale dhe Rin­isë, Min­is­tria e Punëve të Jashtme, Drej­to­ria e Përgjithshme e Shër­bim­it Kom­bë­tar të Punësim­it dhe zyrat përkatëse të punësim­it për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në Fle­toren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama


ANEKSI 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES

SOCIALE DHE RINISË

REPUBLIC OF ALBANIA

MINISTRY OF SOCIAL                                                     WELFARE AND YOUTH

 

DREJTORIA E POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE MIGRATORE

__________________________________________________________

EMPLOYMENT AND MIGRATION POLICIES DIRECTORATE

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT__________________________________________

NATIONAL EMPLOYMENT SERVICE

FORMULAR-KËRKESË / APPLICATION

për lëshimin e lejes së punës një të hua­ji / for issuance of work per­mit to a for­eign­er

  1. TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT / INFORMATION ABOUT THE EMPLOYER
  1. Emri i punëd­hënësit ___________________________________________________________

    Name of the employ­er

  1. Ven­di dhe adresa e punëd­hënësit__________________________________________________

    Seat and address of the employ­er

  1. Num­ri i regjistrim­it në ISSH |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Reg­is­tra­tion num­ber in the Cr Health Insur­ance Insti­tute

  1. Kodi fiskal NIPT |___|___|___|___|___|___| OIB|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Busi­ness activ­i­ty code

  1. a) Vendi­mi i gjykatës për njo­hjen e biz­ne­sit ose:___________________________________

                    Court Deci­sion on Busi­ness Acknowl­edg­ment or

  1. b) Ekstrakt nga Qen­dra Kom­bëtare e Regjistrimit:__________________________________

                     Abstract from Nation­al Reg­is­tra­tion Cen­tre

  1. Data e men­d­uar e fil­lim­it dhe e për­fundim­it të punës |___|___|___|___|___|___|___|___| deri në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Peri­od for which the work per­mit is request­ed from to

  1. Emër­ti­mi i ven­dit të punës_________________________________________________________

    Name of the job posi­tion

  1. Kuo­tat vje­tore PO    JO

    Year­ly quo­ta                           YES  NO

  1. Punësi­mi sezon­al PO     JO

    Sea­son­al employ­ment             YES   NO

  1. Migri­mi ditor PO JO

    Dai­ly migra­tion                    YES   NO

  1. TË DHËNAT E TË HUAJIT / INFORMATION ABOUT THE FOREIGNER
  2. Mbiem­ri ________________________________________________________________________

    Sur­name

  1. Emri ___________________________________________________________________________

    Giv­en name(s)

  1. Emri i babait _____________________________________________________________________

    Name of the par­ent

  1. Datëlind­ja |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Date of birth

  1. Gjinia F M          |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Sex         M     F *                to be entered if issued

  1. Ven­di dhe shteti i lindjes____________________________________________________________

Place and coun­try of birth

  1. Shtetësia_________________________________________________________________________

Nation­al­i­ty

  1. Adresa e banim­it në Shqipëri_________________________________________________________

Res­i­den­tial address in the Repub­lic of Alba­nia

  1. Kodi dhe emri i punësim­it |___|___|___|___|___|___|____________________________________

    Code and name of occu­pa­tion

  1. Kual­i­fikimet |___|___|___|

      Skill qual­i­fi­ca­tions

  1. Aktivitet fitim­prurës PO      JO

      Gain­ful­ly employed          YES    NO

  1. DOKUMENTI I VLEFSHËM / VALID DOCUMENT
  2. Llo­ji i doku­men­tit _________________________________________________________________

    Type of doc­u­ment

  1. Num­ri |___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

    Num­ber

  1. Lëshuar në |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Issued on

  1. E vlef­shme deri më |___|___|___|___|___|___|___|___|

    Valid until

  1. Autoriteti kom­pe­tent ______________________________________________________________

     Com­pe­tent author­i­ty

  1. Lëshuar nga _____________________________________________________________________

     Place and coun­try of issuance

_____________________________                                    _____________________________

             Ven­di dhe data                                                               Emri / mbiem­ri i aplikan­tit

             (Place and date)                                                                                (Appli­cant)

SHËRBIMI KOMBËTAR I PUNËSIMIT

ANEKSI 2

Nr._____ prot.                                                                                                   Datë .….….….….……

LEJE PUNE PËR TË HUAJ

TIPI: ……………….

 

Në zba­tim të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”, dhe vendim­it të Këshillit të Min­is­trave nr. .…, datë __.__.2013 “Për për­cak­timin e kritereve, të doku­menta­cionit dhe të pro­ce­durës  për pajis­jen me leje pune”,

Z./znj.  __________________________________                                               FOTOGRAFIA / PHOTO

Mr/Ms        (emri, mbiem­ri / Giv­en name(s) Sur­name)

Lin­dur më    ___________________________

Born on           (data, mua­ji, viti / Day Month Year)

Në     _________________________________

In               (vendlind­ja / Place and coun­try of birth)

Gjend­ja civile  ________________________

(Civ­il Sta­tus)

Me shtetësi  ___________________________

Nation­al­i­ty

Me  pro­fe­sion   ________________________

Skill qual­i­fi­ca­tions

Llo­ji i doku­men­tit dhe num­ri __________________|___|___|___|___|___|___|___|___|___|___|

Type of doc­u­ment and num­ber

 

I hua­ji pajiset me leje pune të tip­it ___________________________, pasi përf­shi­het në kat­e­gor­inë e për­cak­tu­ar në nenin .…… të ligjit nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Për të ushtru­ar aktivitetin / veprim­tar­inë e tij/saj:

Name of the employ­er

Sta­tusi i sub­jek­tit:               ________________

(Subject’s Legal Sta­tus)

Sek­tori i aktivitetit:             ________________

(Sec­tor of Activ­i­ty)

Me adresë: _________________________________

Seat and address

Vlef­sh­mëria e lejes:                _______________

(Work Per­mit Valid­i­ty)

Data e lëshim­it:                      _______________

(Issuance Date)

Data e skadim­it:                  _______________

(Expi­ra­tion Date)

 Page­sa:                                 _______________

(Appli­ca­tion Fee)

 

Kjo leje pune është e vlef­shme derisa i hua­ji të vazh­do­jë të bëjë pjesë në këtë kat­e­gori punësi­mi, bazuar në ligjin nr. 108/2013, datë 28.3.2013 “Për të hua­jt”.

Insti­tu­cioni lëshues:        _______________________

(Issu­ing Author­i­ty)

DREJTOR

[1] Ky vendim i Këshillit të Min­is­trave përafro­het pjesër­isht me direk­tivën e Këshillit 2004/114/KE,  datë 13 dhje­tor 2004 “Mbi kushtet e pra­nim­it të shte­tasve të vendeve të tre­ta për qël­lim studi­mi, pro­grame të shkëm­bim­it për nxënës, tra­jn­im pa pagesë ose shër­bim vull­ne­tar”. Num­ri CELEX 32004L0114, Fle­tor­ja Zyrtare e Bashkim­it Evropi­an, seria L, nr. 375, datë 23.12.2004, faqe 12–18.

 

Leave a Reply

<< Kthehu ne fillim