Komisioni i Venecias publikon Raportin: Mbajtja ne arrest ne burg i krye-bashkiakeve shkel demokracine vendore
Komisioni i Venecias ka dalë me një raport ndaj praktikës për pezullimin dhe zëvendësimin e kryetarëve të bashkive, duke paralajmëruar se këto veprime përbëjnë shkelje të rëndë të autonomisë vendore dhe të vullnetit të zgjedhësve.
Në dokumentin e miratuar gjatë sesionit të 144‑t plenar më 24 tetor 2025, Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit thekson se:
“Pezullimi ose përfundimi i mandatit të kryetarëve të bashkive për shkak të ndalimit apo paraburgimit të tyre prek thelbin e autonomisë vendore dhe shkel parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.”
Raporti thekson se ndikimi i këtyre masave është i dyfishtë, pasi dëmton jo vetëm të drejtat individuale të kryetarit të prekur, por edhe cenon vullnetin demokratik të zgjedhësve, të cilët mund të mbeten pa përfaqësim real përmes emërimeve politike.
“Zëvendësimi i kryetarëve të zgjedhur të bashkive me të emëruar nga qendra praktikisht shkel vullnetin e elektoratit, duke gërryer themelet e demokracisë vendore dhe duke cenuar ndarjen vertikale të pushteteve,” thuhet në raport.
Komisioni thekson gjithashtu se paraburgimi dhe pezullimi i përfaqësuesve vendorë ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe të tubimit paqësor, duke e shndërruar një masë procedurale parandaluese në kufizim të debatit demokratik.
Në një tjetër pasazh, Komisioni nënvizon se çdo vendim për pezullim apo shkarkim duhet të jetë një masë e jashtëzakonshme, e përcaktuar qartë në ligj dhe e justifikuar vetëm në raste të rënda, me garanci të plota procedurale dhe kontroll gjyqësor të detyrueshëm për të shmangur politizimin.
“Pezullimi i një të zgjedhuri vendor duhet të kalojë testin e proporcionalitetit dhe të merret nga gjyqësori, për të shmangur ndikimet politike,” theksohet në raport.
Në përfundim, Komisioni i Venecias paralajmëron se demokracia vendore mund të mbijetojë vetëm nëse përfaqësuesit e zgjedhur janë të lirë të ushtrojnë mandatin e tyre, ndërsa çdo ndërhyrje që zëvendëson zgjedhjen me emërim administrativ bie ndesh me frymën dhe germën e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.
SHKARKO RAPORTIN
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016–2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA






















































