Nga Gerti Shella (Dr. Shkenca Juridike)

 

23 / 10/ 2025 — Paraburgimi dhe koha brenda të cilës dikush mund të mbahet I arrestuar ne qeli pa iu provuar më parë fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë është sot një nga çështjet më të ndjeshme në Shqipëri. Fenomeni ka prekur të gjitha shtrsat shoqërore, nga qytetarët më të pamundur e deri tek zyrtarët më të lartë të shtetit.

 

Sipas te dhënave zyrtare te Drejtorisë së Pergjithshme te Burgjeve, gjatë muajit Gusht 2025 numri i personave te arrestuar në pritje të gjykimit, qe mbahen në burgjet shqiptare ishte 2593, nderkohe qe numri i atyre qe vuajnë denimin ishte vetëm 1824 persona. Kjo do të thotë se rreth 60% e popullatës në burgjet shqiptare janë persona që sipas standartit tonë kushtetuese, prezumohen të pafajshëm.

 

Ndaj tyre eshte aplikuar masa ekstreme e sigurimit, arrest ne burg. Kjo e dhënë ështe indikator alarmant i një qasje jo-europiane. Sot, në vendet e BE, vetëm 1/5 e popullates në burgje jane persona në pritje te daljes ne gjyq (pra, të arrestuar), kurse pjesa tjeter, 4/5 jane persona qe vuajnë dënimin me vendim të formës së prerë.

 

Por, në Shqipëri, problem nuk është thjesht raporti i përmbysur i popullatës në burgje.  Kriza e vërtetë duket së qëndron në parashikimet që përmban Kodi i Procedurës Penale lidhur me afatet e paraburgimit dhe fuqinë e jashtëzakonshme të prokurorit dhe gjykatës për të aplikuar këto lloj masash.

 

Neni 263 i Kodit të Procedurës Penale (ndryshuar me ligjin nr. 35/2017) përcakton afatet e paraburgimit në varësi të maksimumit të dënimit që parashikon dispozita konkrete.  Konkretisht, në fazën e hetimit afatet, sipas këtij neni janë:
  1. 3 muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
  2. 6 muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimumin deri në dhjetë vjet burgim;
  3. 12 muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Le të analizojmë një çeshtje konkrete. Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet (neni 260 K.P.). Kjo do te thote se nese i akuzuari per krime te tilla nuk i eshte dorezuar gjyqit penal, ai duhet te lirohet nga qelite e paraburgimit, nese kalon një vit  (çdo koincidence me emra dhe figura politike konkrete është thjesht rastesore ).

 

Por prisni! I njëjti Kod, në nenin 264, pika 2 kundërshton rregullin e përgjithshëm që vendos vetë dhe konketisht: “2.Gjatë hetimeve paraprake, prokurori mund të kërkojë zgjatjen e afateve të paraburgimit, që janë në mbarim e sipër, kur ekzistojnë nevoja të rëndësishme sigurimi dhe verifikimet veçanërisht komplekse e bëjnë të domosdoshme këtë zgjatje. Gjykata pasi dëgjon prokurorin dhe mbrojtësin merr vendim. Zgjatja mund të bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të jetë më shumë se tre muaj.

 

Me një llogari të thjeshtë, kohëzgjatja prej një viti, mund të arrijë maksimalisht 15 muaj për katëgorinë e tretë të veprave penale që po analizojme, pra ato më seriozet (që dënohen dhjetë vjet e sipër); 9 muaj për krime që dënohen max. dhjetë vjet burgim; 6 muaj për kundravajtjet penale.

 

Por jo sërish(!)…sepse i njëjti Kod sërish kundërshton vetveten! Në nenin 263 pika 6, përcaktohet se: “Kohëzgjatja tërësore e paraburgimit, duke marrë parasysh edhe zgjatjen e parashikuar nga neni 264 pika 2, nuk mund të kalojë këto afate:
  1. a) dhjetë muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
  2. b) dy vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim;
  3. c) tre vjet, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Sic mund të kuptohet, këtu matematika e thjeshtë “na ka ka lënë shëndenë”. Por, nëse mendojmë se e gjitha kjo mbaron këtu, jemi prapë gabim! Kodi (Pr.P.) pëson një komplikim të mëtejshëm për përllogaritjen e afateve të partaburgimit që do ishte sfidë edhe për vetë fizikën kuantike. Konkretisht, në nenin 264 pika 3 i K.Pr.P është parashikuar se: “Kohëzgjatja e paraburgimit nuk mund të kalojë gjysmën e maksimales së dënimit të parashikuar për veprën penale që procedohet”. Kjo do të thotë se nëse një zyrtar i lartë akuzohet për korrupsion, maksimumi i dënimit për të cilin është 12 vite burg, ai mund të qëndrojë në paraburgim deri në 6 vjet, pa dalë akoma para gjyqit që do shqyrtojë në themel akuzat e ngritura.  Për dikë ë akuzohet për një vepër penale, që dënohet maksimalisht me 20 vjet burg, 10 vite në paraburgim deri sa t’i provohet akuza është një kohë legjitime, sipas Kodit tonë Procedural Penal.

 

Ndërkohë, nenit 399/2 të K.Pr.Civile (i ndryshuar në vitin 2017 në kuadër të Reformës në Drejtësi) cakton afatet e gjykimit të arsyeshëm. Në gjykimin penal në shkallë të parë, afati i gjykimit të krimeve është 2 vjet dhe i kundërvajtjeve 1 vit; gjykimit në apel për krimet [duhet të mbyllet] në një afat kohor prej 1 viti dhe për kundërvajtjet penale në 6 muaj; në Gjykatën e Lartë, përfundimi i gjykimit për krimet [duhet të mbyllet] në një afat kohor prej 1 viti dhe për kundërvajtjet në 6 muaj.  Mirë do të kishte qenë që këto afate të vendoseshin në Kodin e Procedurës Penale, por megjithatë, të dyja kodet kanë hierarki të njëjtë dhe kjo është gjysma e të keqes.
Pyetja që ngrihet në këtë rast është, nëse vetë afati i gjykimit të arsyeshëm për krime në shkallë të parë nuk duhet të tejkalojë 2 vjet, sepse ndryshe shkelen të Drejtat e Njeriut, (gantuar nga Kushtetuta, neni 42/2 dhe nga KEDNJ, neni 6), a ka shkelje të drejtave të njeriut kur dikush, mund të qëndrojë mbi 2 vjet në paraburgim, sipas përcaktimeve aktuale që përmban K.Pr. Penale? PO nëse qëndron 6 vjet (si fjala vjen një zyrtar i lartë që akuzohet për korrupsion), apo edhe 10 vjet e sipër me rradhe për vepra penale që kanë maksimumin 20–25 vjet?

 

Përgjigja është e thjeshtë! Me parashikimet aktuale procedurale, shkelja e të drjetave të njeriut për afatët e paraburgimit, është E LEJUAR me ligj. Kjo përbën një skandal!

 

Referuar praktikës së konsoliduar të GJEDNJ, përllogaritja e afatit të gjykimit të arsyeshëm fillon nga momentin kur personi njoftohet për akuzën penale të ngritur ndaj tij, ose kur ndaj tij merren masa që ndikojnë realisht në situatën e tij ligjore (psh arrestimi, paraburgimi). Në vitin 2023 (gjatëshëmujori i parë) 44.5 % e totalit të gjykimeve penale të themelit dolën jashtë fatit të gjykimit vetëm si kohë gjykimi, pa përllogaritur kohën e paraburgimit… Kjo do të thotë se nëse përllogaritim kohën e paraburgimit, shifra mund të jëtë dukshëm më e lartë (rreth 78–82%).

 

Sot, gjykimet për ndryshimin e masë së sigurimit përbëjmë thuajse gjysmën e gjykimeve që zhvillohen në Apel, duke krijuar një mbi-ngarkesë ekstreme për gjykatën. Ndryshimi i masës së arrestit me burg pëfaqëson njëkohësiht presionin më të madh korruptiv mbi sistemin tonë penal (për arsye krejt të kuptueshme).

 

Por, për t’u kthyer tek rrënja e problemit, parashikimet e Kodit tonë të Procedurës Penale, sidomos ato të bërë nga vitit 2027 e këtej, që përkon me Reformën në Drejtësi, janë në shkelje të KEDNJ, Kushtetutës, madje dhe vetë K.Pr.Civile sa i takon përllogartjes së afateve të paraburgimit, duke ligjeruar shkeljen e të drejtave të njerit për një gjykim të drejtë e të shpejtë, Në një kuptim më të filtruar, parashikimet në fuqi për përllogaitjen e afateve të paraburgimit janë anti-kushtetuese.

 

 
Do të ishte e drejtë që gjykata kompetente të kishte aktivizuar deri më tani ndonjë gjykim incidental të një cështje të tillë. Por gjyqtarët janë shumë të paktë, shumë të lodhur dhe shumë të keqkuptuar për të ngritur në gjykimin kushtetues këtë fenomen që i ka rrënjët tek  vendimarrja politike në Kuvend.   

 

 
Falë ligjbërjes së Kuvendit, prokurorët dhe gjykatat janë duke operaruar me instrumenta që lejojnë shkeljen e të drejtave të njeriut që vetë Kushtetuta i garanton se nk do të shkelen. Në këtë pike, Shteti Ligjor ka arritur fundin. Sigurisht që kjo situatë nuk pengon askënd që, nga kolltuku ku është ulur, t’i kërkojë publikut rritjen e besimit tek institucionet e drejtësisë!
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim