Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, INFOÇIP u njoh me tek­stin e Rreg­ul­lores që ka har­tu­ar GJKKO me tit­ull” Për sug­ur­inë, rendin, solem­nitetin dhe rreg­ul­lat e sjll­jes në ambi­en­tet e gjykatës së posaçme të shkallës së parë për kor­rup­sion­in dhe krim­in e orga­nizuar”, mirat­u­ar me vendim të Këshillit të Gjykatës nr49, dt 17.07.2026

 

 

Përmes këtij reag­i­mi zyr­tar, INFOÇIP shpreh shqetësimin e thel­lë për parashikimet që kjo rreg­ul­lore përm­ban sa i takon aksesit të medias në këtë gjykatë. Përf­shir­ja e rreg­ullave për mar­rd­hëni­et Media-Gjyqë­sor në këtë Reg­ul­lore është jashtë objek­tit që ajo i cak­ton vetes. Kjo mar­rd­he­nie ka mar­rë një zgjid­hje për­fundimtare në Udhëzuesin Stan­dard të Mar­rëd­hënieve të Gjykatave me Pub­likun dhe Medi­an, të mirat­u­ar nga KLGJ dhe të pub­likuar  në Fle­tor­jen Zyrtare nr 182 ne dat­en 16 Dhje­tor, 2023.

 

Rreg­ul­lor­ja e GJKKO përm­ban parashikime që bien ndesh jo vetëm me rreg­ul­loren e KLGJ, por edhe me Kodin e Porce­durës Penale, mad­je duke u kthy­er në një prece­dent të rrezik­shëm për cën­imin e parimeve kushtetuese të hier­ark­isë së nor­mës ligjore dhe të shtetit ligjor.

 

Rreg­ul­lor­ja e GJKKO kri­jon kushte për pri­va­tiz­imin e plotë të sal­lës së gjyqit dhe elem­i­nimin e cdo forme mbikqyr­je të pavaru­ar pubike apo medi­atike. Ajo elemi­non të dre­jatat e palës nën akuzë në pro­cesin penal, duke  rënë ndesh me parashikimet e Kodit të Pro­ce­durës Penale por edhe me parashikimet e Udhëzuesin Stan­dard të Mar­rëd­hënieve të Gjykatave me Pub­likun dhe Medi­an, të mirat­u­ar nga KLGJ (neni 14), kur vetë pala e akuzuar jep pëlqimin për regjistrim­in dhe pub­likimin në media të deklarimeve që bën në sal­lën e gjyqit.

 

Rreg­ul­lor­ja e GJKKO asg­je­son të drejtën e pub­likut për të ndjekur përmes medias pro­cesin penal ne ngarkim te per­son­ave të  zgjed­hur apo funk­sion­areve te larë. Në këtë rast, pub­liku është në cilës­inë e vik­timës së veprës penale dhe kufiz­i­mi i medi­ave në sal­lën e gjyqit cënon direkt dimen­sion­in pub­lik të gjykim­it, duke rënë hap­tazi ndesh me Kushte­tutën dhe kodet e pro­ce­durës në RSH.

 

Rreg­ul­lor­ja bën parashikime skrupu­loze për sendet e ndalu­ara në sal­lën e gjyqit, duke rrezikuar që pub­liku ta per­cep­to­jë GJKKO si shto­jcë e nje insti­tu­cioni pen­i­ten­ciar, ku kufi­zo­hen lir­itë dhe jo si një insti­tu­cion drejtësie me tagra te posacem ligjore qe mbron dhe garan­ton të drej­tat e shte­tasve.

 

Bazuar në parashikimet eksten­sive për Medi­an në GJKKO si dhe duke anal­izuar teknikën e for­mulim­it të nen­eve, mund të kup­to­het se autorët, ne vend që ta tra­j­to­jnë medi­an si një aleate në mbro­jt­jen e intere­sit pub­lik, mad­je dhe të vetë gjykatës, e shohin atë si një pengese, mad­je si një kundër­shtar qe duhet kufizuar ne rastin me te mire. Kjo pikë­pam­je është anakro­nike; Gjyqë­sori dhe Media janë aleatë të natyr­shëm në mbro­jt­je të inter­sit pub­lic nga shpër­dori­mi që i bëhet këtij të fun­dit nga pushtetet e tjera. Premisa sipas së cilës, Media prezu­mo­het aleate e krim­it dhe e të kor­rup­tuarve dhe jo aleate e Pub­likut, i cili ka të drejtë të infor­mo­het mbi pro­cesin penal, duhet elemi­no­het përmes anul­lim­it të vendim­it që ka mirat­u­ar këtë rreg­ul­lore.

 

Rreg­ul­lor­ja duhet të bëjë parashikime rig­oroze që media të këtë vendet e saj të garan­tu­ara ne sal­lën e gjykim­it penal . Parashikimet rel­a­tive se Media ka vetëm vendet bosh që mund të mbeten në sal­lë, pasi ulen famil­jatër dhe palët e tjera të intere­suara, janë prob­lematike. Ato do të thel­lo­jnë nda­sitë midis Pushtetit Gjyqë­sor dhe Pushtetit Medi­atik, duke sjel­lë efek­tin e kundërt për vete GJKKO, e cila e ka interes thel­bë­sor rrit­jen e bes­im­it të pub­likut në veprim­tar­inë e saj në mbro­jt­je të ligjit dhe vetë intere­sit pub­lik.

 

Liria e Medias eshte e garan­tu­ar në RSH„por kjo Rreg­ul­lore ben një kufiz­im te rrepte te garan­cisë kushtetues, tek­sa bën rreg­ul­lime jashtë fushës së veprim­tarisë së vet. Rreg­ul­lor­ja duhet të garan­to­jë per­puth­mer­inë inte­grale të saj me parimet kushtetuese në fuqi në RSH. Përmes parashikimeve në këtë Rreg­ul­lore, admin­is­tra­ta e GJKKO merr tagrat e Gjykates Kushte­tuse qe ver­i­fikon respek­timin e parim­it të lirise së medias.

 

INFOÇIP kon­sta­ton me shqetësim se Rreg­ul­lor­ja i cak­ton detyrim Medias që sean­ca të ndiqet me kerkese para­prake.  Kjo kërkese nuk apliko­het  edhe per famil­jarët  e të pan­de­hurve apo te vik­ti­mave te krim­it. Media është mbykqyrëse direkt e intere­sit pub­lk dhe raportin tek ky i fun­dit; kur intere­si pub­lik është dëm­tu­ar per­mes veprim­tarisë së dyshuar krim­i­nale,. Media në sal­lën e gjyqit është e vet­m­ja mënyrë që ajo sal­lë të zgjero­je në mënyre ekpo­nen­ciale arrit­jen e audi­ancës dhen­je zba­tim efek­tiv te parim­it te pub­licitetit gjyqe­sor.. Gjyka­ta ka nëvo­jë për mbësht­jen e pub­likut në cësht­je me pro­fil të lartë poli­tik. Ështe e habit­shme se përse GJKKO nuk zgjedh ta sig­uro­jë këtë mbështet­je përmes Medias.

 

Hed­h­ja e short­it per te per­cak­tu­ar se cila media ndjek sean­cen eshte nje mekanizëm anakro­nik ne epo­ken e trans­me­timeve dix­hitale dhe nk duhet te gje­je vend në ketë rreg­ul­lore. Kon­cep­ti “media e autor­izuar”, qe per­doret ne këtë rreg­ul­lore është diskrim­in­ues në thelb. Të gjitha medi­at kanë të drej­ta të barabar­ta tek infor­ma­cioni gjyqë­sor, i cili, ne pro­cesin penal është në mënyrë domethenese infor­ma­cion pub­lik , sikurse imp­likon vetë pari­mi i pub­licitetit të gjykim­it penal.

 

Lid­hur me trans­me­timin audio-vizive, Rreg­ul­lor­ja e JKKO bie ndesh me rreg­ul­lat që KLGJ ka adop­tu­ar për këtë qëlim në Udhëzuesin Stan­dard të Mar­rëd­hënieve të Gjykatave me Pub­likun dhe Medi­an, të mirat­u­ar nga KLGJ dhe të pub­likuar  në Fle­tor­jen Zyrtare nr 182, pub­likuar ne dat­en 16 Dhje­tor, 2023. Kjo e fun­dit lejon tram­e­timet audio me mjete që për­dor gaze­tari, përf­shirë celu­lar­in, sa kohë që ruhet  ren­di dhe qetësia në sal­lën e gjyqit dhe sa kohë kjo nuk bie ndesh me kërkeat e palës nën gjykim.

 

Mba­jt­ja e rregjis­trave për medi­an dhe pra­nine e saj në gjykatë, sikurse parashiko­het në këtë RReg­ul­lore,  rezonon me prak­ti­ka intimiduese, që, në vend që të pro­movo­jnë, kufi­zo­jnë lir­inë e medias dhe njëko­hësi­ht rrisin ngarkesën admin­is­tra­tive të vetë GJKKO. Regjis­trat e hyr­jes, që adnin­istro­hen  nga per­son­eli I sig­urisë janë të mjaftueshëm për të gaan­tu­ar një mbarë­va­jt­je të kënaqshme të pro­ce­sit gjyqë­sor dhe në tërësi të ndërveprim­it media-gjykatë (neni 94).Mbajtja e regjis­trave edhe në for­mat elek­tron­ike për vep­prim­tar­inë e gaze­tarëve cënon lir­inë e tyre.

 

Rreg­ul­lor­ja e GJKKO asg­je­son të drejtën e palën nën akuze/gjykim për të lejuar ose mohuar medi­an në sal­lën e gjyqit, një e drejtë kjo e cila nji­het nga rreg­ul­lor­ja ekzistuese e KLGJ

 

Neni 98 i Reg­ul­lores së GJKKO ka tra­j­tat e parashikimeve të Kodit Penal apo Admini­tra­tiv . Sank­sionet e cdo natyre, ndaj secilës palë që paraqet interes për të ndjekur pro­cesin penal në sal­lën e gjyqit, I cili është pub­lik në thel­bin e tij, mund të cak­to­hen vetëm me ligj që mira­to­het me shu­miëv të cilë­suar, kon­form parashikimeve të nen­it 81 të Kushte­tutës, i cili evokon rez­ervën e shpre­hur të Kuven­dit, që është pushtet më vete (dega legjisla­tive). Vesh­ja e kom­pe­ten­cave të Kuven­dit nga GJKKO është një tejkalim i parim­it të ndar­jes dhe bal­ancim­it të Pushteteve të RSH.

 

Reg­ul­lor­ja e GJKKO është më gja­ta në gjithë his­torikun e rreg­ul­loreve të insi­tu­cion­eve të shtetit Shqip­taar, me plot 162 nene. Pa hyrë në brend­inë e parashikimeve, në kup­ti­min e teknikës legjisla­tive, kjo Rreg­ul­lore, përvese ngjan me nje Kod, kri­jon mbir­reg­ul­lim, mbiven­dos­je me Kushte­tutën, ligjin dhe rreg­ul­loret e tjera (KLGJ) si dhe ndot­je legjisla­tive, që nuk i shër­ben har­mo­nizim­it të roleve të aktorëve që ndërve­pro­jnë në një shoqëri të hapur dhe demokra­tive  Rreg­ul­lor­ja në vend që të for­co­jë, zbeh Rolin e Media në rapor­timin e pro­ce­sit penal nga gjyka­ta, duke shkak­tu­ar në dëbësim të vetë Medias si Pushtet i Katërt

 

Rreg­ul­lor­ja mbyll sal­lat e gjyqit për gaze­tarët e pavaru­ru dhe i kthen ato në ter­ri­tore me juridik­sion ektra-ter­ri­to­r­i­al dhe ekstra-ligjor për gjyq­tarët e GJKKO, të cilën për­dorin Gardën dhe Policinë jo për admin­istrim­in efek­tiv të gjyqit, por për admin­istrim­in ekskluziv të medias në sal­lën e gjyqit.

 

Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, INFOÇIP reko­man­don heq­jen e të gjitha parashikimive me objekt Medi­an nga Rreg­ul­lor­ja e GJKKO/2026 dhe restau­rim­in e parimeve dhe parashikimeve që përm­ban Udhëzue­si Stan­dard i Mar­rëd­hënieve të Gjykatave me Pub­likun dhe Medi­an, mirat­u­ar nga KLGJ në Dhje­tor, 2023. INFOÇIP i bën thirrje KLGJ të jetë në mbrot­je të Intere­sit pubik dhe të advoko­jë një mar­rd­hënie miqë­sore Media-Gyqë­sor, duke mar­rë masa për elem­i­nimin e aku­mulimeve. Gjyqë­sorit i intere­son një Media që është aleancë me të, pasi që të dyja pushtet kanë vija e parë dhe e fun­dit e mbro­jt­jes së intere­sit pub­lik nga abuz­i­mi i pushteteve të tjera dhe i gru­peve krim­i­nale.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim