Pro­jek­ti STAR III i UNDP për­fun­doi në 30 Qer­shor 2024. Për të shënuar rrugë­timin 10 vjeçar të part­ner­itetit nëpër­m­jet tri fazave të pro­jek­tit, UNDP, në bashkëpunim me part­nerët finan­cues të kësaj ini­cia­tive, orga­nizuan eventin “Dhjetë Vite Part­ner­itet për Avancimin e Agjendës së Decen­tral­izim­it dhe Refor­mës se Qev­eris­jes Ven­dore”.

monika mazniku ok

INFOCIP ka qene part­ner krye­sor me STAR qe ne vitin 2014, si pjese e grupit te punes per pilo­timin e shkrir­jes se komu­nave ne 61 bashkite e reja qe kri­joi Refor­ma Admin­is­tra­ti­vo-Ter­ri­to­ri­ale. Ky bashkepunim vijoim me pas me STAR 2, gjate cilin INFOCIP imple­men­toi stan­dartin e unifikuar te pub­likim­it te vendimeve te keshillave bashkike si dhe pajisi nje nmuer shume te madh te bashkive te ven­dit me faqe mod­erne inter­neti, si infra­struk­ture kyce per avancimin e agen­des se trans­parences dhe mire­qev­eris­jes ne niv­el ven­dor.

 

Gjate STAR 3, INFOCIP avan­coi me tej pro­gramin ligjor te kon­sul­tim­it me pub­likun ne niv­el ven­dor dhe krjoi Plat­for­men www.konsultimivendor.al

 

Drej­tori i INFOCIP, Ger­ti Shel­la ishte i ftu­ar te adresonte eventin si per­faqe­sues i shoqerise civile. Ai thek­soi ne fjalen e tij domos­dosh­mer­ine e vijim­it te asis­tences teknike per bashkite, te cilat sot per­ballen me sifi­dat e med­ha te dig­i­tal­izim­it te sher­bimeve.

 

Fjala e plote e Drej­torit Ekzku­tiv te INFOCIP, Z. Ger­ti Shel­la:

 

Te Nderu­ar….

 

Si fil­lim, fal­en­deroj UNDP per fte­sen per te adresuar kete event permbylles te rruge­tim­it 10 vje­car te pro­jek­tit STAR. Inten­siteti i larte me te cilin ky pro­jekt asis­toi qev­er­ine shqiptare dhe bashkite e reja e perthyen per­cep­ti­min per kohen! 10 vjet kane kalu­ar kaq shpe­jt !

 

shella ok

 

Bashkepuni­mi i INFOCIP me STAR nisi qe ne vitin 2014. Per­son­al­isht kam qene pjese e grupit te punes per pilo­timin e shkrir­jes se komu­nave ne 61 bashkite e reja qe kri­joi Refor­ma ter­ri­to­ri­ale.  Burimet njere­zore, organikat e reja, inve­ta­riz­i­mi i sher­bimeve ishin pjese e ushtrim­it kom­pleks qe STAR nder­mori ne ate kohe. Mod­eli u tes­tua ne Bashkine Pogradec dhe Ura Vajgurore, sot Dimal per tu rep­likuar me pas ne te gjitha bashkite.

 

STAR do te ecte ne nje rruge te pashkelur, nderko­he qe prit­shmerite ishin te med­ha… Pro­jek­ti ishte ne nje kup­tim cele­si i solit ne nje pen­ta­gram asis­tence me shume nota e me shume part­nere.

 

STAR 2 mber­ri­ti me shpe­jt se sa iku STAR 1. Strategjia Nder­sek­to­ri­ale e Decen­tral­izim­it, 2015–2020 ishte tashme par­ti­tu­ra qe duhej inter­pre­t­u­ar me suk­ses. Pub­liki­mi i plote online i vendimeve te KB ne for­mat te stan­dar­tizuar dhe te unifikuar ishte nje nder objek­ti­vat e Strategjise (objek­tivi IV).

 

STAR, ne bashkepunim me INFOCIP ne vitin 2017 asis­toi direkt  33 bash­ki të pub­likonin vendimet e tyre online. 

 

 

Me heret, INFOCIP, kishte ndih­muar rreth 15 bash­ki, nje pjese e mire qen­der qarku, te pub­likonin ser­ine e vendimeve te keshillit qe nga viti 2007 e ne vijim, ne nje plat­forme mod­erne, te njo­hur nga gjithe sot si VENDIME.AL. Vetem disa bash­ki si Tirana, Shko­dra, por edhe Kuvo­ca kishin kri­juar vete nje tra­dite per pub­likimin e vendimeve, edhe pse jo ne for­mat te stan­dar­tizuar.

 

Fale bashkepunim­it me STAR 2, të gjitha vendimet e 61 keshillave bashki­ak që u kri­juan pas zgjed­hjeve të 2015-ës u dix­hital­izuan dhe u pub­likuan online, me te nje­jtin stan­dard nga Tropo­ja ne Kon­is­pol, nga Rro­gozhi­na ne Pustec. 

 

 

Nëse Shqipëria do të kishte ende 373 Bash­ki dhe Komu­na, pub­liki­mi dhe stan­dar­tiz­i­mi do ishin te pamundura, pasi nuk eshte nje­soj të dig­i­tal­i­zosh vendimet e 373 keshillave bashki­ake e komu­nale kra­ha­suar me vetem 61 nje­si qe cak­toi Refor­ma. Sa per ilustrim, mesa­tar­isht nje keshill bashki­ak mira­tonte rreth 80 vendime ne vit, kurse nje keshill komu­nal mira­tonte rreth 50. Me një per­l­log­a­r­it­je te thjeshte do te duhej qe per peri­ud­hen e 1 viti, per­vec 5000 vendimeve të 61 bashkive, te dix­hital­i­zo­heshin edhe 15 mije vendime te mbi 300 komu­nave.

 

Përm­byll­ja e pro­ce­sit të dig­i­tal­izim­it dhe pub­likim­it online me stan­dart te unifikuar të vendimeve te 61 bashkive te Shqiperise bren­da Nen­torit 2018 u rapor­tua si nje arrit­je e ren­de­sishme e Shqiperise ne Samitin Boteror te OGP qe u mba­jt ne Ottaëa te Kanadase ne vitin 2019.

 

Ne peri­ud­hen Dhje­tor 2017-Dhje­tor 2018 u dig­i­tal­izuar rreth 10 mije vendime per 33 bashkite e asis­tu­ara nga STAR 2. Sot, ne vitin 2024, Plat­for­ma ka vijuar zgjerimin…ajo parm­ban mbi 50 mije vendime te keshillave bashki­ake te te gjitha bashkive. Ajo eshte sot mem­o­r­ja vendi­mar­rese e vete Refor­es Admin­is­tra­tive.

 

Shqiperia ren­ditet nder vendet e pak­ta qe pub­likon online me stan­dart te unifikuar 100% te vendi­mar­rjes se pushtetit ven­dor. Sot pas 7 apo 14 vitesh, stan­dar­ti qen­dron ende. Ne e garan­to­jme kete stan­dart cdo dite se bashku me bashkite perftuese tashme, duke i dhene qen­dresh­meri pro­duk­tit qe final­izuam me STAR 2.

 

Nje­soj sikurse Fle­tor­ja Zyrtare eshte doku­men­ti his­torik dhe aktu­al ne te cilin boto­hen dhe hyjne ne fuqi lig­jet dhe aktet nor­ma­tive te insti­tu­cion­eve qen­drore, VENDIME.AL eshte fle­tor­ja zyrtare e 61 bashkive te RSH dhe pika e referim­it per legjis­la­cionin ven­dor. Ajo i ka sher­by­er me se mire vizion­it per unifikimin dhe stradar­tiz­imin e sher­bimeve te qev­eris­jes ven­dore pas RAT.

 

***

 

Te nderu­ar kolege dhe bashkepune­tore

 

Ne vitin 2015, shume bash­ki nuk kishin fare sis­teme online. Shu­mi­ca prej tyre nuk kishte as faqe zyrtare inter­neti. Vete fak­ti qe pub­liki­mi i vendimeve te keshillit behej ne nje plat­forme qen­drore ishte tregues direkt i kesaj mugese. Ndërhyr­ja e tretë qe iu besua INFOCIP në kuadër të STAR 2 ishte logjike: pajis­ja e bashkive të reja me infra­struk­ture online, duke fil­lu­ar se pari me faqet zyrtare.

 

Keto do të shër­benin jo vetëm si mjete komu­niki­mi me pub­likun, por mbi të gjitha si plat­for­ma teknologjike për të përm­bushur detyrimet e reja ligjore. Ligji për të drejtën e informim­it, ligji për kon­sul­timin pub­lik, ligji për vetë-qev­eris­jen ven­dore, ligji për finacat ven­dore dhe një seri lig­jesh të tjer­at imponon­in kri­jimin e këtyre sis­te­meve dhe njëko­hë­sisht rrit­jen e kapaciteve IT të bashkive të reja.

 

Më herët, INFOCIP kishte nisur një pro­gram asitencë për pajis­jen e bashkive me faqe zyrtare; Bashkia Gramsh, Bashkia Pukë dhe disa bash­ki të tjera u pajisem me keto sis­teme qe ne vitin 2016. Por ishtë ndërhyr­ja vendimtare e STAR 2 qe fik­soi stan­dartin kom­bë­tar sa i takon kësaj infra­struk­ture kri­tike. Në fil­lim 13 bash­ki u kual­i­fikuan për të perf­tu­ar faqe zyrtare nga Pro­jek­ti STAR2. INFOCIP imple­men­toi kom­po­nentin me shpe­jte­si, bren­da 6 mua­jsh. Më pas edhe 5 bash­ki të tjera u bënë pjesë e këtij pro­gra­mi. Cak­ti­mi i stan­darteve për ndër­timin e plat­for­mave u bë nga STAR 2 në bashkëpunim me ADISA dhe INFOCIP. AKEP gjithash­tu ofroi një bashkëpunim cilë­sor në këtë fazë.

 

Pjesë e paketes se ndihmes ishte edhe pajis­ja me plat­for­ma ndih­mëse pro­fe­sion­ale, sikurse data­bazat e legjis­la­cionit sec­to­r­i­al te perdite­suar, Agis Geo­por­tal për menazhimin efikas të ter­ri­torit. etj. Sis­te­mi i pub­likim­it të vendimeve u inte­gru­an gjithash­tu në faqet e reja zyrtare. Komu­niki­mi me email per here te pare ne his­torine e bashkive shqiptare u zyr­ta­rizua ne domainet me mbare­sen .gov.al   

  

KY ISHTE NJE MINI-REVOLUCION, QE I HAPI RRUGEN TRANSFORMIMIT TE MEVONSHEM DIGITAL NE OFRIMIN E SHERBIMEVE.

 

Num­ri i bashkive që sot për­dorin faqe zyrtare inter­net sipas stan­dar­tit STAR 2/ INFOCIP arrin në 45. Pas për­fundim­it të fazës së parë, shumë bash­ki të tjera kon­ver­tu­an sis­temet e tyre në plat­for­mat Toën Press qe ne per­sh­tatem. Ky ështe një tregues domethenes suk­sesi sa i takon pra­nim­it te stan­dar­tit (slide me bashkite e reja)

 

Edhe sot, tek­sa ne flasim, Plat­for­mat Toën Press vijo­jnë të përzgjid­het nga bashk­itë e Shqipërisë. Ne sapo kemi per­fun­d­uar faqen e re zyrtare per Bashk­inë Maliq, sipas stan­dar­tit qe u kri­jua nga STAR/ UNDP.

 

Si pjesë e paketës se site­meve online, dhjetëra IT të bashkive u tra­jnu­an nga INFOCIP/STAR 2, duke shtru­ar rrugën për trans­formimin dix­hital në niv­el ven­dor. Plat­for­ma Help Desk e kri­juar nga INFOCIP ne 2019-en vijon të supor­to­je edhe sot me suk­ses IT e bashkive per menax­himin e faqeve zyrtare, pavare­sisht ndryshimeve te here pas her­shme te stafeve IT.

 

Përmes këtyre sis­te­meve qe ne kri­juam, behet e duk­shme puna e jashteza­kon­shme e bashkive, por edhe puna ambi­cioze e pro­grameve të tjera të asis­tences qe vijo­jne të puno­jnë në fushën e qev­eris­jes ven­dore.

 

Pas pilo­tim­it, rep­likim­it te mod­elit dhe unifikim­it me te cilin u moren STAR 1 dhe STAR 2, STAR 3 pri­or­i­ta­ri­zoi kon­so­lidimin e stan­darteve te kri­juara.

 

Asnje stan­dard i cak­tu­ar nuk do te kishte vlere nese ai nuk do ti sher­bente ne thelb demokracise ven­dore, ku Pje­se­mar­r­ja  e Pub­likut eshte nje gur themeli.  “Pro­movi­mi i kon­sul­tim­it pub­lik dhe pjesë­mar­rjes në niv­el ven­dor” ishte nje tjeter kom­po­nent i imple­men­tu­ar nga INFOCIP per pro­jek­tit STAR 3. Nder­hyr­ja nisi në fund të vitit 2021 dhe për­fun­doi në vitin 2023.

 

Detyrat ishin konkrete: te kri­jo­hej nje mod­el ligjor per kon­sul­time domethenese me pub­likun, kon­form parashikimeve te ligjit 146/2024 per Kon­sul­timin Pub­lik. Ky mod­el mbante parasysh planiz­imin e pro­ce­sit, njof­timin efikas të tij, real­iz­imin dhe dokumene­timin e takimeve dhe ne fund reflek­timin e reko­mandimeeve në aktet finale të mirat­u­ara. Anki­mi i palëve duhet të ishte gjithash­tu një opsion real dhe i mund­shëm për t’u aktivizuar.

 

Legjis­la­cioni shqip­tar ven­dos theksin në kon­sul­timet pub­like duke i bërë të detyrueshme ne tem­atiken bux­hetore, fiskale, mjedis­ore, prone­sore, për të vijuar man­dej me strategjitë dhe rreg­ul­loret që har­to­hen në niv­el ven­dor.

 

Për të kon­solid­uar një mod­el kon­sul­timesh domethenese dhe mbi të gjitha sipas kërk­save të ligjit:

  • 14 kon­sutime pub­like u pilo­tu­an në 7 bash­ki, Shkodër, Lezhë, berat, Patos, Roskovec, Kolon­jë, Përmet
  • Rreth 800 pje­se­mar­res, qytetare dhe grupe intere­si morën pjesë në kon­sul­timet pub­like të orga­nizuara
  • Te gjitha takimet (14) u doku­men­tu­an me audio-video dhe me foto pro­fe­sion­ale (mbi 300 foto).
  • Te gjitha takimet u pro­tokol­lu­an kon­form parashikimeve te Ligji
  • Për herë të parë u krjuan ne for­mat dix­hital tem­plate e punës për kor­di­na­torin e kon­sul­tim­it pub­lik, për çdo hal­lkë të pro­ce­sit që për­shkruhet nga ligji 146/2014
  • Ne Berat dhe ne Per­met u imple­men­tua per here te pare kon­sul­ti­mi bux­hetor tem­atik me te rinj, kon­form detyrim­it qe cak­ton “Ligji per Rinine” (Ligji 75/2019)

 

Ligji për kon­sul­timin pub­lik per­cak­ton mjete dhe infra­struk­ture që të jetë i zbat­ueshëm. Ifras­truk­tu­ra baze eshte regjistri online per kon­sul­timin pub­lik. Per arsye qe nuk po ndale­mi sot ti disku­to­jme, bashkite e shqiperise nuk jane te perf­shi­ra ne plat­for­men qen­drore konsultimipublik.gov.al

 

Per te adresuar hen­dekun, por edhe per te pilo­tu­ar nje mod­el ne niv­el te qev­eris­jes ven­dore, INFOCIP, ne bashkepunim me STAR 3 nder­toi nje plat­forme te dedikuar me domain­in konsultimivendor.al  Sikurse ligji e per­cak­ton, kjo plat­forme shër­ben si një pikë qen­drore kon­sul­ti­mi. Nëpër­m­jet këtij regjistri sig­uro­het komu­nikim per të gjitha palët e intere­suara tek organin pub­lic ne niv­el ven­dor. Kjo for­më gjithash­tu sig­uron dhe for­con baraz­inë e p[aleve ne pro­cesin e kon­sul­tim­it puib­lik .

 

Plat­for­ma u nder­lidh me faqet zyrtare te inter­netit ne 6 bashkive pese­mar­rese te pro­gramit. Me vone u perf­shire te tjera bash­ki part­nere si Lush­n­je, Shi­jak dhe Div­jake, etj

 

Kjo plat­fome, edhe pse vetem e pilo­tu­ar eshte e mireprit­ur te adop­to­het nga insti­tu­cionet qe asis­to­jne qev­eris­jen ven­dore, ndosh­ta dhe nga AKSHI dhe te inte­gro­het ne plat­for­men zyrtare KONSULTIMI.AL. duke i dhene nje per­mase kom­betare ne pro­cesin e rep­likim­it. Jam i bindur qe nese do te kishte patur nje STAR 4, kjo do te ishte nje tjeter objek­tiv i arrit­ur …!!!!

 

Duke shpre­suar se keto kon­tribute i kane sher­by­er demokracise ven­dore, bashkive te shqiperise dhe vizion­it te qev­erise shqiptare te shpre­hur ne Strategjite e saj, une ju fal­en­deroj per munde­sine per te ndare edhe nje­here me ju keto arrit­je dhe i uroj suk­sese kesaj kon­fer­ence .

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim