Në nje vendim te rëndë­sishëm, Gjyka­ta Kushtetuese kon­sta­toi cen­imin e te drejtës për gjykim bren­da afatit te arsyeshem në cësht­jen me ankues sht­e­sasin Ylli Dyl­gjeri. Vendi­mi u shpall në datë 3.10.2024 dhe është botu­ar në fle­tore zyrtare 170/2024. Vendi­mi eshte nje tjeter gur themeli ne adres­imin e fenomenit dra­matik te vone­save te shume­fishuara gjyqe­sore me te cilat per­ballen sot qytetaret .…

 

 

ylli dylgjeri
Ne foto: Ylli Dyl­gjeri, ankues/kerkues ne GJK

 

Rasti në fjalë u përf­shi nga INFOCIP në studimin me tit­ull “Afatet e Gjykim­it të Arsyeshëm 2026–2023”, i cili u mbështet nga parn­erët tanë, Embassy of the Nether­lands in Alba­nia. Në faqen 117–127 të këtij studi­mi është pub­likuar gjithash­tu edhe vendi­mi i Gjykatës së Lartë për rastin në fjalë, si një vendim me të meta dhe që ilu­as­tron qën­drim­in e gabuar që ka mba­j­tur GJL sa i takon ushtrim­it të rolit të saj si gjykatë kom­pe­tente në kon­sta­timin e cëmit të afatit të gjykimt të arsyeshëm nga gjyka­ta e apelit.

 

Cesht­ja u për­faqë­sua në gjykimin kushtetues nga avokat­ja Etl­e­va Haka (foto poshte, djath­tas) , e cila ka një mer­itë të spikatur ne fitoren juridike te arrit­ur. INFOCIP ofroi mbeshtet­je per rastin ne fjale, duke e nxi­tur ata ne per­masen e litigim­it strategjik, qe duhet t’i jape fund prak­tikes prob­lematike te vezhguar deri me sot.

 

av etleva haka

INFOCIP përgë­zon Gjykatën Kushtetuese për kura­jon pro­fe­sion­ale në mar­rjen e këtij vendi­mi kura­joz, ne favor te drej­tave te njeri­ut per nje pro­ces te rreg­ullt gjyqe­sor. Ky vendim, i shto­het disa vendimeve te tjera me kete objekt, duke e ven­do­sur GJK ne poz­i­tat e lavderueshme te gar­dian­it te te drej­tave te njeri­ut sa i takon zvar­rit­jes se pro­ce­seve gjyqe­sore ne Shqiperi.

 

INFOCIP fton Gjykatën e Lartë e Repub­likës së Shqipërisë të reflek­to­jë urdhërimet/arsyetimet e këtij vendi­mi në ankimet që ajo merr në shqyr­tim si gjykatë kom­pe­tente për kon­sta­timin e tejkalim­it të afatit të gjykim­it të arsyeshëm, sikurse parashiko­het nga nenin 399/2 te KPC.

 

Jo vetëm GJK, por edhe GJEDNJ kanë kom­ple­t­u­ar tashme jurispru­dencën e duhur sa i takon cënim­it të afatit të gjykim­it të arsyeshëm në rastin e Shqipërisë. Çesht­ja BARA & KOLA KUNDËR SHQIPËRISË (Kërke­sat nr. 43391/18 dhe 17766/19) eshte gjithash­tu nje gur themeli qecak­ton stan­dartin me te cilit keto lloj cesht­jes duhet te taj­to­hen nga gjykatat ven­dase.

 

Gjyka­ta e Lartë duhet të demosto­jë me vendime konkrete se ajo gjithash­tu është lin­jëzuar më këto dy gjyka­ta supreme ndaj saj. Gjyka­ta e Lartë e Repub­likës së Shqipërisë duhet te kete gjithash­tu kura­jon pro­fe­sion­ale per te mbro­j­tur te drej­tat e qytetareve per nje pro­ces te rreg­ullt gjyqe­sor. Ne cdo rast, te drej­tat uni­ver­sale te njeri­ut duhet te pri­or­i­ta­ri­zo­hen nese ato konkur­ro­jne me pro­cese admin­is­tra­tive te perkohshme, sikurse vetingu i gjyqtareve, dhe jo anas­jell­tas.

 

KLGJ duhet të mar­rë masa që organi­ka e pam­jaftuesh­më në gjykatat e ven­dit të bëhet shkak për shkel­je të drej­tave të njeri­ut në pro­cesin gjyqë­sor. Kjo është e vet­m­ja mënyrë që GJK të respek­to­het nga gjykatat e tjera dhe nga organet e qev­eris­jes gjyqë­sore.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim