Gjatë vitit të parë të pro­jek­tit, INFOCIP orga­ni­zoi Ditën e Gjykatës së Hapur, në Gjykatën e Apelit Shkodër. Stafi i pro­jek­tit zgjod­hi Gjykatën e Apelit të Shko­drës pasi ajo është gjyka­ta e dytë më e mad­he në Shqipëri. Arsye­ja e dyte qe u zgjodh kjo gjyka­ta ishte Refor­ma e Hartës Gjyqë­sore, e cila mund ta mbylle kete gjykate. INFOCIP zgjod­hi te advoko­je nevo­jen per mos-mbyll­jen e kesaj gjykate apeli dhe artikul­min ketij mesazhi ne nje dite te vecante per drejte­sine shqiptare.

 

Dita e Gjykatës së Hapur në Gjykatën e Apelit Shkodër u orga­nizua më 10 maj 2022, e cila nji­het si  Dita Kom­bëtare e Drejtë­sisë në Shqipëri. Aktiviteti u mba­jt në dy sean­ca. Gjatë seancës së parë, stu­den­tët e shkollave të mesme si dhe stu­den­të të uni­ver­sitetit të Fakul­tetit Juridik u ako­mod­u­an për të viz­itu­ar sal­lat e gjyqit. INFOCIP leht­e­si nderveprim­in.  Per­mes pyet­jeve dhe pergjig­jeve që u tra­j­tu­an nga kryetari i Gjykatës, z. Fuat Vjerd­ha nxe­n­e­sit dhe stu­den­tet moren njo­hur mbi menyren e funk­sionim­it te gjykates.

 

Aktiviteti u moderu­ar nga gjyq­tar­ja e shtyp­it, znj. Vojsave Osman­aj, të ndih­muar nga kance­lar­ja e Gjykatës, znj. Gre­ta Laloshi si dhe nga zyr­tar­ja për medi­an dhe mar­rëd­hëni­et me pub­likun, znj. Megi Duka. INFOCIP doku­men­toi plote­sisht kete takim dhe ofroi leht­e­sir­at e duhu­ra per­mes stafeve te veta.

 

 

Ne pje­sen e dyte te aktivitetit, të gjithë gjyq­tarët (6) të si dhe admin­is­tra­ta e Gjykatës Apelit Shkoder, u mblod­hën në seancë të hapur për gaze­tarë dhe bene anal­izen vje­tore të punës së Gjykatës. Ky sesion u mundë­sua nga INFOCIP. Të ftu­ar të nderu­ar në këtë sesion ishin Kryetarët e Bashkive të Shko­drës dhe Lezhës, përkatë­sisht z. Bardh Spahia dhe z. Pjerin Ndreu. Në këtë aktivitet mori pjesë dhe foli edhe zëvendës­min­istri i Drejtë­sisë, z. Kla­jd Karam­eta. Në këtë seancë morën pjesë edhe Krye­prokuro­r­ia e Rrethit dhe Krye­prokuro­r­ia e Apelit, She­fi i Poli­cisë, Dekani i Fakul­tetit Juridik, Prefek­ti, Avokati i Shtetit Rajon­al, Kryetari i Odës së Avokatëve të Shko­drës, Anton Kos­teri dhe figu­ra të tjera të rëndë­sishme në vend. niveli.Aktivitetin e adresoi edhe SH.T. Ambasador i Holan­des ne Tirane, Z. Reinout Vos.

 

 

Gjate fjales se tij hapese ne kete aktivitet te ren­de­sishem, drej­tori i INFOCIP Ger­ti Shel­la kerkoi abrogimin e Aktit Nor­ma­tiv nr 9 datë 25.3.2020 dhe ftoi KQZ te bete te gjitha per­p­jek­jet per hap­jen e gjykatave ndaj pub­likut dhe medias. “Dita e hapur e gjykates vjen pas nje 2 vitesh izolim. eve­ria lim­i­toi me akt nor­ma­tiv parim­in e pub­licitetit te séances gjyqe­sore. Shpre­soj shume qe ky aktivitet te sher­be­je edhe si nje sin­jal­izues real per te inicuar abrogimin e AKT NORMATIV Nr.9, datë 25.3.2020 “Për mar­rjen e masave të veçan­ta në fushën e veprim­tarisë gjyqë­sore, gjatë kohëzg­jat­jes së gjend­jes së epi­demisë së shkak­tu­ar nga covid-19”. Pub­liku duhet te zere vendin qe i takon ne sal­lat ku jepet drejte­sia. Nuk mjafton qe drejte­sia te behet, ajo duhet te shi­het nga te gjithe tek­sa behet” tha Shel­la ne fjalen e tij.

 

Sipas kushte­tutes se Shqiperise, Neni 42, “Kush­do, për mbro­jt­jen e të drej­tave, të lirive dhe të intere­save të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngrit­u­ra kundër tij, ka të drejtën e një gjyki­mi të drejtë dhe pub­lik bren­da një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paan­shme e cak­tu­ar me ligj.

 

Rreth 12 media kom­betare dhe lokale mbu­lu­an ketë aktivitet. INFOCIP pati kenaqe­sine te nderve­pronte ne orga­niz­imin e ketyre aktiviteteve me Gjyq­tar­jen e Medias në Gjykatën e Apelit të Shko­drës Znj. Vojsa­va Osman­aj. Even­ti u regjistrua nga INFOCIP në audio-video të cilë­sisë së lartë.  INFOCIP advokoi nevo­jën e rihap­jes së gjykatave ndaj pub­likut dhe gaze­tarëve, pas mbyll­jes për dy vite rad­hazi, për shkak të kufiz­imeve të Covid19.

 

DITA E HAPUR SHKODER

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim