Gjykatat e Lar­ta kanë një rol themelor e të domos­doshëm në pro­cesin e har­mo­nizim­it të prak­tikës gjyqë­sore në vend me stan­dard­et ndërkom­bëtare dhe adres­imin e sfi­dave aktuale të refor­mës në drejtësi. Ky ishte mesazhi krye­sor i kon­fer­encës ndërkom­bëtare të orga­nizuar në Tiranë nga Gjyka­ta e Lartë Shqiptare në kuad­er te jubileut te 110 vje­torit te Dites se Drejte­sise.

 

Kon­fer­en­ca mblod­hi gjyq­tarë nga Gjykatat Supreme të Gjer­man­isë, Ital­isë, Francës, Azer­ba­jx­han­it, Turqisë, Maqe­donisë së Veri­ut, Kosovës, Malit të Zi, si dhe nga Gjyka­ta Evropi­ane e të Drej­tave të Njeri­ut dhe Gjyka­ta Fed­erale e Tak­save e SHBA-së. Disku­ti­mi u fokusua në pike­tat krye­sore të rrugë­tim­it më shumë se një shekul­lor të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë dhe trans­formim­it të saj nga vler­at kom­bëtare në ato më uni­ver­sale.

 

Qen­dra per Çesht­je te Informim­it Pub­lik ishte e ftu­ar ne kete kon­fer­ence per ta prezan­tu­ar kon­tributin e saj ne fushen e pro­movim­it te nje drejte­sie efikase dhe pa vone­sa. INFOCIP gjithash­tu risol­li per­mes sten­dave prak­tiken krye­sore vendi­mar­rese 110-vjeçare te Gjykates se Larte. Afishi­mi i ketyre sten­dave u be ne pje­sen e jashtme te mjedi­s­eve ku u mba­jt Kon­fer­en­ca nderkom­betare, ne Hotel Rogn­er.

 

shella president ambasador konferenca 110 vjet gjl

 

rogner ekspozita 10 maj

 

Në fjalën e tij hyrëse, Sokol Sadushi, Nënkryetar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, për­shën­de­ti pjesë­mar­rësit dhe u ndal tek rrit­ja e bes­im­it të pub­likut tek sis­te­mi i drejtë­sisë e cila mbetet sfidë krye­sore. “ Gjyqë­sori e përm­bush mision­in e tij në mënyrë efek­tive vetëm kur pub­liku kri­jon bes­im tek, gjykatat, se edhe kur gabo­jnë, vepro­jnë kre­jtë­sisht të pavarur. Kjo do të thotë bes­im në një gjyqë­sor të pavarur, të nder­shëm dhe të paan­shëm, për të mbro­j­tur demokrac­inë dhe shtetin e së drejtës”, u shpreh Sadushi.

 

Pres­i­den­ti i Shqipërisë Sh.T Bajram Begaj në fjalën e tij u shpreh se Gjyka­ta e Lartë ka një kon­tribut të pazëvendë­sueshëm duke kri­juar mundës­inë për të patur një jurispru­dencë në për­puth­je me stan­dard­et dhe parimet e të drejtës evropi­ane si dhe në respekt të mbro­jt­jes së të drej­tave të njeri­ut.

 

Kryetar­ja e Gjykatës Kushtetuese Hol­ta Zaçaj në fjalën e saj u ndal në rëndës­inë e pavarë­sisë së pushtetit gjyqë­sor si një nga shtyl­lat krye­sore të shtetit të së drejtës. Nau­re­da Llaga­mi, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqë­sor të Shqipërisë u fokusua në rëndës­inë dhe nevo­jën e refor­mës në drejtësi.

 

Kon­fer­en­ca u per­shen­det edhe nga Yuri Kim, Ambasador­ja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Chris­tiane Hohmann, Ambasador­ja e BE-së në Shqipëri, Christophe Poirel, Drej­tor i të Drej­tave të Njeri­ut, Drej­to­ria e Përgjithshme për të Drej­tat e Njeri­ut dhe Sundim­it të Ligjit në Këshillin e Evropës, dhe  pasua ne nje sesion i dedikuar refer­at­eve me tem­ati­ka te posacme te mba­j­tu­ara nga gjyqtare dhe juriste te shquar.

 

Dar­i­an Pavli, per­faqe­sues i Shqiperise ne GJEDNJ gjithash­tu adresoi Kon­fer­en­cen mbi temtiken e vone­save gjyqe­sore qe ka kri­juar Refor­ma dhe imp­likimet qe ato kane ne sfer­en e te drej­tave te njeri­ut.

 

Gjate Kon­fer­ences, INFOCIP pati munde­si te shkem­bente mendime me pje­se­mares te shquar ne kete takim jubi­lar, sikurse me kryetaren e Gjykatës Kushtuese në Kosovë, Znj. Gre­sa Caka-Nimani, ish-kryetaren ne detyre e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, Znj Vitore Tusha, ish kryetaren e Gjykates se Larte, Znj.  Shpre­sa Beçaj etj. Ne keto takime kor­tezie ishin te pran­ishem edhe part­neret e INFOCIP, konkretisht Ambasa­da Holan­deze, per­mes Znj. Edli­ra Osmani ( Senior Pol­i­cy Offi­cer – Rule of Law). INFOCIP prej vitit 2021 po imple­men­tons e bashku me Ambasaden Holan­deze pro­jek­tin “Open Courts through Press Judges”. Pro­jek­ti syn­on hap­jen e gjykatave ndaj medias dhe Pub­likut. Ditet e hapu­ra dhe kon­fer­en­cat kom­betare dhe nderkom­be­tre jane nje nder menyrat qe mundes­o­jne nje komu­nikim me inten­siv te gjykatave me te gjitha palet e intere­suara dhe ven­caner­isht me medi­an, dhe per­mes saj edhe me Pub­likun e gjere.

 

gerti ish kryetare t ekushtetuese

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim