12 Shta­tor 2023 - Kuven­di i Shqiperise ka vonuar per me shume se nje vit zgjed­hjen e Avokatit te Pop­ul­lit. Aktu­al­isht  ne krye te ketij insti­tu­cioni kushtetues vijon te qen­dro­je Znj. Erin­da Bal­an­ca, man­dati i se ciles ka per­fun­d­uar lig­jer­isht ne Qer­shor 2022.  Kuven­di ka desh­tu­ar ne raun­din e pare (dhje­tor 2022) per te bere perzg­jed­hjen e avokatit te ri te pop­ul­lit. Raun­di i dyte eshte riha­pur ne sesion e kalu­ar par­la­men­tar por nk mun­di te per­fun­do­je dot bren­da afat­eve te synuara.

 

Qen­dra për Çësht­je te Informim­it Pub­lik, INFOÇIP iu drej­tua me nje kerkese zyrtare Kuven­dit më datë 08.08.2023, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informim­it” dhe kerkoi  infor­ma­cion mbi kan­di­datët që kanë aplikuar për pozi­cionin e Avokatit të Pop­ul­lit, mbeshtet­jen qe ata kane marre si dhe mbi afatet kohore te perzg­jed­hjes se tyre nga Kuven­di. Ne pergjig­je te kesaj Kerkese, Kuven­di i vuri ne ne dis­pozi­cion dje, ne date 11 Shta­tor 2023, pergjig­jen zyrtare, si me poshte vijon (e zbard­hur e plote):

 

Në përgjig­je të kërkesës suaj për infor­ma­cion, drej­tu­ar Kuven­dit të Shqipërisë më datë 08.08.2023 dhe në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informim­it”, në të cilën kërkoni infor­ma­cion mbi kan­di­datët që kanë aplikuar për pozi­cionin e Avokatit të Pop­ul­litpo ju dër­go­jmë bashkëlid­hur këtë infor­ma­cion, me qël­lim përm­bush­jen e detyrim­it ligjor për dhënie infor­ma­cioni. Njëko­hë­sisht ju infor­mo­jme se një kop­je të përgjig­jes po j‘ua dër­go­jme me postë në adresën e paraqi­tur në kërkesën për infor­ma­cion.

 

Fale­minder­it për mirëkup­ti­min!

 

Suela Huta
Shef Sek­tori & Koor­di­na­tor Informi­mi

 

PERGJIGJET SIPAS PYETJEVE

 

1.Kush janë kan­di­dat­u­rat që kanë aplikuar për pozi­cionin (vakancën) e Avokatit të Pop­ul­lit?

 

Kan­di­datët që kanë aplikuar janë si më poshtë:

  1. Ahmet Prençi
  2. Alket Jaupi
  3. Bes­im Ndregjoni
  4. Bledar Dervishaj
  5. Dar­d­an Mustafaj
  6. Dri­ta Avdyli
  7. Edi­son Fran­gu
  8. Endri Papa­jorgji
  9. Erald Aga
  10. Ilir­jan Rus­mali
  11. Lef­t­er­i­je Lleshi (Luzi)
  12. Robert Gaj­da
  13. Sokol Haz­izaj
  14. Tar­tar Bazaj
  15. Vitore­Tusha

 

  1. Kush nga kan­di­datët ka kalu­ar pro­cesin e ver­i­fikim­it dhe vlerësim­it nga Komi­sioni i Çësht­jeve Ligjore  dhe plotë­son  kriteret ligjore për vijimin e garës  për Avokatin e Pop­ul­lit?

Komi­sioni për Çësht­jet Ligjore, Admin­is­tratën Pub­like dhe të Drej­tat e Njeri­ut pas dëg­jesës pub­like me kan­di­datët në mbled­hjen e datës 29 mars 2023,  në zba­tim të detyrimeve të pikës 5, të nen­it 9, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Pop­ul­lit”, i ndryshuar, në mbled­hjen e datës 09 qer­shor 2023 mori në shqyr­tim dhe kreu vlerësimin për përm­bush­jen e kritereve kushtetuese dhe ligjore të secilit kan­di­dat.  Në për­fundim të disku­timeve të mbled­hjes së datës 09 qer­shor 2023 Komi­sioni ven­dosi që të gjithë kan­di­datët e paraqi­tur u kual­i­fikuan për vijimin e pro­ce­durës.

 

  1. Kur ka për­fun­d­uar pro­ce­si i ver­i­fikim­it dhe vlerësim­it të kan­di­datëve që kanë shpre­hur interes për këtë vend vakant  nga Komi­sioni i Çësht­jeve Ligjore?

Në për­fundim të disku­timeve të mbled­hjes së datës 09 qer­shor 2023 Komi­sioni ven­dosi që të gjithë kan­di­datët e paraqi­tur kual­i­fiko­hen për vijimin e pro­ce­durës.

 

  1. A është pub­likuar në faqen zyrtare të Kuven­dit apo në mjete të tjera të informim­it pub­lik lista e kan­di­datëve që plotë­so­jnë kriteret e mirat­u­ar nga Komi­sioni i Lig­jeve?

Mbled­h­ja e Komi­sion­it të Çësht­jeve Ligjore e datës 09 qer­shor 2023 ka qenë pub­like dhe është trans­me­t­u­ar live në faqen zyrtare të Kuven­dit.

 

  1. Në për­fundim të pro­ce­sit ver­i­fikues dhe vlerë­sues nga Komi­sioni i Lig­jeve dhe për­cak­ti­mi i listës së kan­di­datëve të kual­i­fikuar si dhe rapor­tit përkatës a janë njof­tu­ar të gjithë gru­pet par­la­mentare dhe deputetët e Kuven­dit për të dhënë mbështet­jen ndaj kan­di­datëve? Nëse është kry­er a është bërë pub­lik në faqen zyrtare të Kuven­dit apo në mjete të tjera të informim­it pub­lik.

 

Komi­sioni për Çësht­jet Ligjore­Ad­min­is­tratën Pub­like dhe të Drej­tat e Njeri­ut me shkresën 924/1 prot, dt 9.6.23 i ka për­c­jel­lë gru­peve par­la­mentare dhe të gjithë deputetëve raportin e vlerësim­it mbi kan­di­dat­u­rat e paraqi­tu­ra për plotësimin e pozi­cionit vakant për Avokat të Pop­ul­lit, ku u është kërkuar mbështet­ja me 28 fir­ma.

 

  1. 6. Cili është afati që Komisoni i Lig­jeve ka për­cak­tu­ar për gru­pet par­la­mentare dhe deputetët e Kuven­dit për të dhënë mbështet­jen e tyre për kan­di­datët që ata vlerë­sonin sipas njof­tim­it të Komi­sion­it? A është bërë pub­lik afati?

Afati që u është lënë gru­peve par­la­mentare ka qënë tre javë. Afati është për­cak­tu­ar në raportin që Komi­sioni u ka për­c­jel­lë gru­peve par­la­mentare.

 

  1. Sa prej kan­di­datëve të kual­i­fikuar në garë kanë sig­u­ru­ar mbështet­jen me jo më pak se 28 deputetë në për­fundim të afatit ttë lënë nga Komi­sion­in i Lig­jeve? Nëse po a është pub­likuar lista e kan­di­datëve?

Kan­di­datët e mëposhtëm kanë sig­u­ru­ar mbështet­jen me nën­shkrime nga jo më pak se 28 deputetë dhe i kanë depoz­i­tu­ar ato në Kuvend.

  1. Z. Bes­im Ndregjoni, me shkresën nr.1412/1 prot, datë 19.06.2023;
  2. Z. Bledar Dervishaj, me shkresën nr.2083 prot, datë 30.06.2023;
  3. Z. Dar­d­an Mustafaj, me shkresën nr.2108 prot, datë 03.07.2023;
  4. Z. Edi­son Fran­gu, me shkrsën nr. 1447/1, datë 21.06.2023;
  5. Z. Erald Aga, me shkresën nr.1874 prot, datë 13.06.2023;
  6. Z. Tar­tar Bazaj, me shkresën nr.1863 prot, datë 13.06.2023;
  7. Znj. Vitore Tusha, me shkresën nr.2031 prot, datë 26.06.2023.

 

  1. A ka patur kan­di­datë nga lista e kan­di­datëve të kual­i­fikuar të cilët kanë sig­u­ru­ar mbështet­jen e deputetëve përtej afatit të shpal­lur dhe nëse po cilët janë? A është bërë pub­lik apo do bëhet pub­lik në të ardhmen fak­ti që ndon­jë kan­di­dat ka sig­u­ru­ar mbështet­jen përtej afatit të cak­tu­ar?

Data se kur është dorëzuar mbështet­ja për secilin kan­di­dat është në përgjig­jen më sipër.

 

  1. Kur do përf­shi­het në rendin e ditës së Kuven­dit të Shqipërisë voti­mi për AP?

Përf­shir­ja e përzg­jed­hjes së Avokatit të Pop­ul­lit në Pro­gramin e Punës së Kuven­dit dhe në Kalen­darin e Punimeve për­cak­to­het nga Kon­fer­en­ca e Kryetarëve.

 

  1. Nëse Kuven­di nuk arrin një kon­sen­sus për zgjed­hjen e AP, a dispono­hen mekaniz­ma kushtetues apo ligjor zhbllokues?

Pika 1 e nen­it 9 e ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Pop­ul­lit”, i ndryshuar për­cak­ton se Avokati i Pop­ul­lit qën­dron në detyrë deri në zgjed­hjen e Avokatit të ri.

Për infor­ma­cione të tjera në interesin tuaj, ju sug­jero­jmë raportin e bërë pub­lik në faqen zyrtare të inter­netit të Kuven­dit përkatë­sisht në këtë link:

https://webapi.parlament.al/Files/202309111217367059raport%20vleresimi%20kandidate%20Avokat%20i%20Popullit%202023.pdf

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim