Bashkia Dur­rës më në fund do të ketë bux­hetin e saj të shumëprit­ur. Laj­mi u bë i ditur në mbled­hjen e rrad­hës të Këshillit Bashki­ak të qytetit ajo e datës 22 Shta­tor mbled­hje gjatë së cilës u përm­byll kos­ti­tu­i­mi i këtij Këshilli. Kos­ti­tu­i­mi i Këshillit të ri ishte kushti i fun­dit për të kalu­ar drejt mira­tim­it të bux­hetit. Vone­sat në mira­timin e bux­hetit ishin bërë tash­më të pajus­ti­fikueshme.

 

Zyra e Trans­parencës për Qyte­tarin në Dur­rës, e ngrit­ur nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik e që mbështetet nga një pro­gram i Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy me financimin e Kon­gre­sit Amerikan u bë në këtë sit­u­atë zëd­hënëse e shqetësim­it qyte­tar. Deklara­ta për shtyp e dhënë nga zyra pak ditë më parë u pasqyrua gjërë­sisht në media pasi shumë reale dhe e vlef­shme. Vetë kryetari i Këshillit të ri bashki­ak Indrit Hamit pohoi në bisedë me anë­tarët e zyrës që kish ndjekur me vëmend­je deklaratën e cila padyshim ishte e dobishme pasi shtynte drejt mar­rjes së hapit vendim­tar për mira­timin e bux­hetit. Mira­ti­mi i bux­hetit do të jëtë pika e parë e ren­dit të ditës e mbled­hjes së ardhshme e cila do të mba­het brën­da mua­jit Shta­tor  më sak­të më datë 29-të. Deklara­ta për shtyp e Zyrës së Trans­parencës për Qyte­tarin syn­onte të nxir­rte në pah fak­tin që s’ka jus­ti­fikim që mban kur flitet për të mirat­u­ar bux­hetin bashki­ak e sido­mos kur bëhet fjalë për qytete ne rëndësi ekonomike si Dur­rësi.

 

Në mbled­hjen e tij të dytë, Këshilli Bashki­ak i Dur­rësit ndërko­hë ka përm­byl­lur proçe­du­rat për kon­sti­tu­imin e plotë të tij, duke zgjed­hur sekre­tarin dhe duke for­muar komi­sionet e përher­shme të Këshillit Bashki­ak. Meli­ha Mal­oku u rizgjodh edhe për një man­dat tjetër në detyrën e sekretares së Këshillit Bashki­ak, ndërko­hë që u krye edhe cak­ti­mi i anë­tarëve në 10 komi­sionet e përher­shme. Në këtë pikë të fun­dit, for­cat poli­tike që më parë kishin ven­do­sur, me kon­sen­sus, që drej­ti­mi i gjys­mës së komi­sion­eve të përher­shme t’i lihej opoz­itës.

 

Mbled­h­ja u hap me admin­istrim­in e betim­it të Seid Kër­tushës, këshill­tar i Par­tisë Demokratike, i cili kishte munguar në mbled­hjen e parë të Këshillit Bashki­ak. Kjo i dha fuqi juridike sta­tusit të tij si anë­tar i Këshillit Bashki­ak të Dur­rësit. Njëko­hë­sisht, mbled­h­ja pra­noi dorëhe­q­jen e Sotir Ngre­sit, këshill­tar i Par­tisë Social­iste. Man­dati i këshill­tar­it është i papa­jtueshëm me detyrën që ai kryen në admin­is­tratën e Bashk­isë, kësh­tu që dorëhe­q­ja ishte e detyrueshme. Ai u zëvëndë­sua me emrin e rad­hës në listën e Par­tisë Social­iste, që ishte Astrit Duçi.

 

Mbled­h­ja kreu edhe ndar­jen e komi­sion­eve të përher­shme të Këshillit Bashki­ak, duke cak­tu­ar edhe drejtue­sit për secilin komi­sion. Komi­sionet do të mar­rin në disku­tim pro­jekt-vendimet e sjel­la nga Bashkia, përf­shirë edhe bux­hetin e këtij viti, që ato të jenë më pas gati për t’u shqyr­tu­ar në mbled­hjen e rad­hës së Këshillit Bashki­ak, që u cak­tua më datë 29 shta­tor 2011.

 

Zyra e Trans­parencës Qytetare Dur­rës, e ngrit­ur nga Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik dhe e mbështe­tur nga Nation­al Endow­ment for Democ­ra­cy, NED, ndo­qi nga afër mbled­hjen e rad­hës së Këshillit Bashki­ak. Anë­tarët e Zyrës janë tash­më pjesë për­bërëse e këtyre mbled­hjeve. Ka qenë vetë kryetari Indrit Hami­ti ai që është shpre­hur i gjithvull­net­shëm për të bashkëpunuar ngushtë me ZTQ-në duke u nisur nga seri­oziteti që e gjithë struk­tu­ra e pro­jek­tit ambi­cioz për trans­parencë bart. Në mbled­hjen e ardhshme të Këshillit Bashki­ak në këtë rrjed­hë bashkëpuni­mi do të jetë në rend dite edhe dorëz­i­mi i akteve të dix­hital­izuara nga ana e ÇIP dhe ZTQ-së Këshillit Bashki­ak të Dur­rësit.

 

 

Val­bona Mehmeti

Gazetare

Team Leader, ZTQ, Dur­res

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim