Këshilli Bashki­ak i Dur­rësit do të mblid­het të enjten, më 22 shta­tor 2011, për herë të dytë në këtë man­dat të ri të tij për të për­fun­d­uar proçesin e kon­sti­tuim­it, në respekt të ligjit që rreg­ul­lon funk­sion­imin e organ­eve të pushtetit ven­dor. Në këtë mbled­hje do të zgjid­het sekre­tari i Këshillit Bashki­ak dhe do të ven­doset për­bër­ja e komi­sion­eve të përher­shme të tij. Njëko­hë­sisht, kjo mbled­hje do të pra­no­jë dorëhe­q­jen e Sotir Ngre­sit, këshill­tar i Par­tisë Social­iste, pasi nuk mund ta mba­jë këtë man­dat për shkak të detyrës që kryen në Bashk­inë e Dur­rësit, dhe do të manda­to­jë zëvëndë­suesin e tij. Në këtë mbled­hje do të admin­istro­het edhe beti­mi i Seit Kër­tushës, këshill­tar i Par­tisë Demokratike, i cili mungoi në mbled­hjen e parë.

 

Pika më e rëndë­sishme e ren­dit të ditës mbetet formi­mi i komi­sion­eve të përher­shme të Këshillit Bashki­ak, pasi ato dis­to­jnë para­prak­isht çdo pro­jekt-vendim që sjell Bashkia dhe i kalo­jnë ato për shqyr­tim në mbled­hjen e rad­hës. Komi­sionet e përher­shme të Këshillit Bashki­ak të Dur­rësit janë: Komi­sioni i Man­dat­eve; Komi­sioni i Finan­cave, Bux­hetit dhe Tatim-Tak­save; Komi­sioni i Stre­him­it, Shër­bimeve Pub­like dhe të Brend­shme; Komi­sioni i Mbro­jt­jes Civile dhe Sig­urisë Pub­like; Komi­sioni i Pron­ave Pub­like, Trans­portit dhe Trafikut; Komi­sioni i Zhvil­lim­it Urban dhe Për­dorim­it të Tokës; Komi­sioni i Kul­turës, Arsim­it, Sportit dhe Komu­niteteve Fetare; Komi­sioni i Poli­tikave të Zhvil­lim­it Ekonomik; Komi­sioni i Poli­tikave të Zhvil­lim­it të Tur­izmit; dhe Komi­sioni i Mar­rëd­hënieve me Jashtë. For­cat krye­sore poli­tike në Këshillin Bashki­ak, Par­tia Demokratike dhe Par­tia Social­iste, ka rënë dako­rt që drej­ti­mi i gjys­mës së komi­sion­eve të përher­shme t’i lihet opoz­itës.

Këshilli Bashki­ak, Dur­rësit mblid­het për zgjed­hur struk­tu­rat drejtuese
 

Këshilli Bashki­ak i Dur­rësit ka 45 anë­tarë, 25 prej të cilëve kon­trol­lo­hen nga Par­tia Demokratike dhe aleatët e saj, ndër­sa 20 nga Par­tia Social­iste dhe aleatët e saj.

 

Zyra e Trans­parencës Qytetare Dur­res, kri­juar nga Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, e që mbështetet nga Nation­al Endow­ment for Demokraci, NED, do të vëzh­go­jë nga afër zhvil­lim­in e mbled­hjes. Objek­tivi i Zyrës së Trans­parencës Qyetetare Dur­rës dhe i Qen­drës për Çesht­jet e informim­it Pub­lik është të pro­movo­jë dhe të rrisë pjesë­mar­rjen qytetare në vendi­mar­rjen lokale, duke mon­i­toru­ar kësh­tu modalitet e vendi­mar­rjes në Këshillin Bashki­ak të Dur­rësit.

 

Këshilli Bashki­ak i Dur­rësit, pas ndër­tim­it të struk­tu­rave të tij të brend­shme, në një mbled­hje të dytë, që do të zhvil­lo­hej javën e ardhshme, pritet të mar­rë në shqyr­tim bux­hetin e vitit 2011 të Bashk­isë dhe disa pro­jekt-vendime të tjera të rëndë­sishme.

 

Val­bona Mehmeti

Gazetare

Team leader, ZTQ, Dur­rës

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim