Këshilli i Qarkut të Dur­rësit, gjatë man­datit të tij të ri, do të drej­to­het nga një grua. Eglan­ti­na Begteshi do të jetë kan­di­dat­ja që do të paraqesë mazho­ran­ca, fitor­ja e së cilës pret vetëm mbled­hjen për t’u konkretizuar. Burimet zyrtare pranë degës së Par­tisë Demokratike në Dur­rës bëjnë të ditur se Eglan­ti­na Begteshi ishte mes propoz­imeve, të cilat u disku­tu­an në një mbled­hje të Krye­sisë së Par­tisë Demokratike. Përzg­jed­h­ja e saj është mirëprit­ur nga struk­tu­rat lokale të Par­tisë Demokratike dhe nga for­cat e tjera poli­tike të koa­li­cionit “Alean­ca për Qyte­tarin”.

 

Eglan­ti­na Begteshi është anëtare e Këshillit Bashki­ak të Dur­rësit dhe u zgjodh të ishte pjesë e anë­tarëve që Këshilli Bashki­ak zgjedh për në Këshillin e Qarkut. Ajo për­faqë­son në këtë mënyrë edhe një lëviz­je të fortë për të mbështe­tur gratë në vendim­mar­rje. Ajo vjen pas një jete të gjatë poli­tike në rad­hët e Par­tisë Demokratike, ku ka mar­rë pjesë edhe në zgjed­hjet e përgjithshme si kan­di­date për deputete. Aktu­al­isht, ajo drej­ton degën e Foru­mit Demokratik të Gruas në Dur­rës.

 

Nga burimet pranë degës së Par­tisë Demokratike në Dur­rës mëso­het se proçe­si i propoz­imeve për kan­di­datët e mund­shëm që do të drej­tonin Këshillin e Qarkut ishte shumë i hapur dhe pro­duk­tiv. Emrat më të mirë dhe me për­vo­jë si poli­tike, ash­tu edhe drejtuese, ishin pjesë e garës. Krye­sia e Par­tisë Demokratike ven­dosi për të kan­did­uar me Eglan­ti­na Begteshin.

 

Për Dur­rësin, kjo për­bën një risi për t’u për­shën­de­tur. Përmes fig­urës së saj, për­faqësi­mi i grave në poli­tikë dhe vendim­mar­rje merr një kup­tim më të plotë. Ndonëse lig­jet që nxisin baraz­inë gji­nore apo rrit­jen e për­faqësim­it të gruas në poli­tikë janë aty, shpesh zba­ti­mi i tyre është bërë me shumë inter­pre­time, herë-herë edhe duke mën­jan­u­ar gratë. Por, ky rast për­bën edhe treguesin për mbështet­jen që ajo ka. Pse jo, ajo mund të sjel­lë edhe një frymë më të mirë bashkëpuni­mi mes komu­nave dhe bashkive të Qarkut të Dur­rësit.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim