Zyra e Trans­parences Qytetare Dur­res ka reaguar diten e premte, dt 9 shta­tor 2011, per­mes nje deklarate për vone­sat seri­oze në mira­timin e bux­hetit të bashk­isë për vitin 2011. Deklara­ta u lex­ua para god­inës së Bashk­isë Dur­rës, për­para medi­ave të shum­ta që pasqyru­an këtë reag­im.

 

Ne dekaratën e lex­u­ar nga she­f­ja e ZTQ Dur­rës, Val­bona Mehmeti, thek­so­hej se “Mira­ti­mi i bux­het është përgjegjësi dhe detyrim ligjor per Këshillin Bashki­ak” Sipas deklaratës, ky i fun­dit nuk duhet të hum­basë asnjë min­utë më tepër për të kry­er detyrën e tij pare­sore si par­la­ment i qytetit, qe eshte pik­er­isht kali­mi i bux­hetit.

Zyra e Trans­parencës Qytetare Dur­rës i kërkoi gjithash­tu Këshillit Bashki­ak që, gjatë proçe­sit të mira­tim­it të bux­hetit, të mos anashkalo­jë asnjë prej hapave të disku­tim­it të tij, veçanër­isht ato që kanë të bëjnë me thith­jen mendim­it të pub­likut. Qyteti ka nevo­jë për inves­time, ndërko­hë që edhe qyte­tarët duhet të infor­mo­hen se ku shko­jnë dhe si për­doren tak­sat që ata pagua­jnë.

 

“Kan­di­datët në zgjed­hjet e 8 majit prem­tu­an një qytet më të mirë, dhe qyte­tarët dur­rësak votu­an pikër­isht për një qytet më të mirë. Bux­heti është mjeti qe i ben keto prem­time te prek­shme. Pa bux­het ato jane thjesht prem­time ne ere”, thuhet në deklaratë.

ZTQ i kërkoi pub­lik­isht bashk­isë dhe këshillit bashki­ak që draft bux­heti t’i shpën­da­het sa më parë palëve të intere­suar që keto të kenë mundësi efek­tive të njo­hjes më draftin. Po kësh­tu, ZTQ Dur­rës ka kërkuar pub­likimin e draft bux­hetit në faqen zyrtare te bashk­isë Dur­rës, në mënyrë që jo vetëm palët e intere­suara, por të gjthë qytetaret të kënë mundësi efek­tive të njo­hjes me të.

 

Zyra e Trans­parencës Qytetare, Dur­res, është kri­juar nga Qen­dra për Çësht­jet e Informim­it Pub­lik, me seli në Tiranë. Aktu­al­isht ZTQ mbështetet nga Nation­al Endoë­ment for Dermoc­ra­cy, NED, me seli në Ëash­ing­ton D.C (e cila fina­co­het krye­sisht nga Kon­gre­si Amerikan). Misioni i Zyrës së Trans­parencës Qytetare është të pro­movo­jë pjesë­mar­rjen qytetare në vendi­mar­rjen e Këshillit Bashki­ak.

 

Lexo deklarat­en e plote …

Shiko fotot …

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim