Qyteti bregde­tar, tre muaj pas zgjed­hjeve ven­dore të 8 majit, ka më në fund funk­sion­al par­la­mentin e tij ven­dor. Gjithkush në Shqipëri mund të ketë hamendë­suar që vone­sat tre-mujore në kon­sti­tu­im i përk­isnin eksluzivisht Bashk­isë së Tiranës.

 
Në Dur­rës, ndërko­hë, shko­hej në caqet e fun­dit të lejuara nga ligji për funk­sion­imin e pushteti ven­dor. Zgjed­hjet ven­dore nxor­rën Vangjush Dakon fitues në garën për kre­un e Bashk­isë, kan­di­dat i koa­li­cionit “Alean­ca për të Ardhmen”. Fitor­ja e tij e bind­shme ndaj kan­di­datit të kua­li­cionit “Alean­ca për Qyte­tarin” nuk për­puthej me rezul­tatin e ngushtë që dy koa­li­cionet poli­tike patën sa i për­ket këshill­tarëve bashki­akë.
 
Rezul­tatet e zgjed­hjeve ven­dore të 8 majit nxir­rnin fitues koa­li­cionin “Alean­ca për Qyte­tarin”. Ky grupim poli­tik kishte mar­rë vota të nevo­jshme për të patur 24 anë­tarë në Këshillin Bashki­ak, përkun­drejt 21 anë­tarëve të koa­li­cionit “Alean­ca për të Ardhmen”.
 
Alean­cat në fjalë nuk do të për­bënin fil­lim­isht shkak për vone­sat në kon­sti­tu­im. Ato do kthe­heshin në kyçe në një moment të dytë, gjith­n­jë lid­hur me mbled­hjen e parë, pasi do të ishin në qendër të vëmend­jes për shkak të brishtë­sisë së mar­rëvesh­jeve të arrit­u­ra mes palëve aleate gjatë gjithë kohës.
 
Komi­sioni Qën­dror i Zgjed­hjeve vonoi shpall­jen e vendim­it për man­datet e Këshillit Bashki­ak të Dur­rësit për shkak të një par­reg­ullsie të ver­i­fikuar në lis­tat emërorë të dorëzuara nga par­titë poli­tike të koa­li­cionit “Alean­ca për të Ardhmen”. Emri i Ilia Mil­loshit, kryetari i degës së Par­tisë Demokra­cia Sociale në Dur­rës, fig­uronte në dy lista dhe në të dyja ishte fitues: në listën e këshill­tarëve të Par­tisë Social­iste dhe në atë të Par­tisë Demokra­cia Sociale. KQZ ven­dosi që emri të fig­uronte vetëm në listën e Par­tisë Demokra­cia Sociale, duke lënë hapësir­at e dëshiru­ara nga social­istët për një këshill­tar më tëpër të tyrin. Kolegji Zgjed­hor, ndërko­hë, në shqyr­timin e apelit të bërë nga Ilia Mil­loshi, e ricak­toi atë në listën e këshill­tarëve social­istë, duke mundë­suar në këtë mënyrë pas­jen nga ana e Par­tisë Demokra­cia Sociale të një anë­tari më shumë në rrad­hët e Këshillit Bashki­ak.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim