Nga Ettore Sequi

Qev­eris­ja e mire fil­lon ne niv­el ven­dor. Kjo ndodh per arsye sepse te nje­j­tat parime te qev­eris­jes se mire, apliko­hen ne niv­el qen­dror dhe ven­dor. Keto parime jane thene qarte ne Karten Evropi­ane te vete-qev­eris­jes ven­dore, te cilen Shqiperia eshte angazhuar ta zba­to­je. Nje parim kyc i Kartes eshte sub­sidiariteti. Kjo do te thote se pergjeg­je­site pub­like duhet te ushtro­hen nga autoritetet te cilat jane me prane qytetareve. Autoritetet e qev­eris­jes ven­dore kane ne pozi­cionin me te mire, dhe jane me te infor­muar­it per te nder­marre veprime te suk­sesshme ne niv­el ven­dor dhe rajon­al, si dhe per te marre prone­sine e ketyre veprimeve. Kjo do te thote pushtet ven­dor por edhe pergjeg­je­si ven­dore.
 
Decen­tral­iz­i­mi dhe vete-qev­eris­ja ven­dore jane ele­mente thelbe­sore te reformes se admin­is­trates pub­like ne shume vende. Qe decen­tral­iz­i­mi te arri­je objek­ti­vat e tij — per­mires­i­mi i sher­bimeve pub­like duke i afru­ar ato tek qytetaret — dy jane per­bere­sit e nevo­jshem: Trans­paren­ca dhe pergjegjsh­me­ria.  Per­forci­mi i kon­trol­lit te brend­shem ne niv­el ven­dor dhe rajon­al eshte nje instru­ment kyc per pro­movimin e trans­parences, pergjegjsh­merise dhe hap­jes ne qev­eris­jen ven­dore.
 
Cesht­jet e pergjegjsh­merise dhe trans­parences qev­eris­ese kane nje ren­de­si te mad­he per te permbushur kri­terin poli­tik te Kopen­hagen­it per vendet ne rru­gen drejt Bashkim­it Evropi­an. Autoritetet ven­dore dhe rajonale jane prane pub­likut: Ata gjithash­tu mund te japin nje kon­tribut te ren­de­sishem per te ndih­muar pub­likun te kup­to­je se c’do te thote pra­n­i­mi ne BE dhe cilat refor­ma kerko­hen ne fusha si: kohezioni ekonomik dhe social, bujqe­sia dhe sig­uria e ushqim­it, mje­disi, prokurimet pub­like, kul­tura, rinia dhe arsi­mi.
 
BE ka mbeshte­tur prej kohesh vete-qev­eris­jen ven­dore dhe decen­tral­iz­imin, neper­mjet nje num­ri te madh pro­gramesh asis­tence per vendet e para-aderim­it. Del­e­gaiconi i BE-se ne bashkepunim me insti­tu­cionet finan­cia­re nderkom­betare aktu­al­isht jep asis­tence teknike ndaj autoriteteve Shqiptare per per­mires­imin e infra­struk­tures rurale per leht­es­imin e aksesit te sher­bimeve krye­sore dhe treg­jeve per banoret e zon­ave rurale, duke per­mire­suar furniz­imin me uje dhe sis­temin e kanal­iz­imeve dhe duke pro­movuar tur­izmin dhe trashegimine kul­tur­ore ne zonat ven­dore.
 
Nen Pro­gramin IPA 2009–2011 nje shume totale prej € 43.5 mil­ione eurosh eshte parashikuar te mbesht­ese pro­jek­tet infra­struk­tur­ore te rrugeve rurale dhe € 59.6 mil­ione per sis­temet furnizim­it me uje dhe kanal­iz­imeve ne 10 bash­ki te Shqiperise.(Kamza, Kava­ja, Lezha, Shengji­ni, Vlo­ra, Lush­n­ja, Kuco­va, Fieri, Saran­da, Elbasani, dhe Velipo­ja). Per me teper bashkite e Korces, Beratit, Tiranes dhe Himares per­fi­to­jne nga nje pro­jekt prej 5 mil­ione eurosh qe ka per qel­lim te ndih­mo­je qev­eris­jen ven­dore ne restau­rim­in e qen­drave urbane rreth zon­ave te trashegimise his­torike. Rreth 100 mil­ione euro nga xhep­at e tak­sapaguesve te Bashkim­it Evropi­an jane dhene per komu­nitetet ven­dore ne Shqiperi. Autoritetet ven­dore dhe rajonale se bashku me shoqatat e tyre te qev­eris­jes lokale jane aktore kyce ne bashkepunimin nder-rajon­al. Ata lua­jne nje rol qen­dror ne dia­lo­gun dhe bashkepunimin mes njerezve nga vende dhe komu­nitetet te ndryshme, ne shkem­bimet nder-kul­tur­ore dhe ne pro­movimin e te drej­tave te minoriteteve ne niv­el ven­dor dhe rajon­al.
 
Bashki­mi Evropi­an po mbeshtet pje­se­mar­rjen e Shqiperise ne Pro­gram­et e Bashkepunim­it Nder-kufi­tar me te gjithe fqin­jet e saj, Nje­site e qev­eris­jes ven­dore lua­jne nje rol thelbe­sor ne har­timin dhe venien ne zba­tim te Pro­grameve Nder-Kufitare. Keto pro­grame japin rreth 3.5 mil­ione euros ne grante per pro­jek­te ne fushat e zhvil­lim­it ekonomik dhe tur­izmit, mbro­jt­jes se mje­dis­it dhe kohezion­it social. Bashkite e Korces dhe Shko­dres dhe komu­na e Guri te Zi ne Shkoder kane nen­shkru­ar deri tani kon­tra­ta per grante ne kuad­er te pro­grameve te finan­cuara nga Bashki­mi Evropi­an per Bashkepunimin Nderku­fi­tar Shqiperi ‑ish-Repub­li­ka Jugosllave e Maqe­donise (per Korcen) dhe Shqiperi-Mali I Zi ( per Shko­dren dhe Gurin e Zi). Nje­sia Leht­e­suese per Qev­eris­jen Ven­dore (The Local Admin­is­tra­tion Facil­i­ty) eshte ngrit­ur nga Komi­sioni Evropi­an ne bashkepunim me komitetin e Rajon­eve me 2010. Kjo nje­si mbeshtet viz­itat studi­more te zyrtareve te larte dhe te zgjed­hurve te autoriteteve ven­dore te vendeve kan­di­date dhe poten­cial­isht kan­di­date per ne Bruk­sel me qel­lim qe te kup­to­het me mire se si funk­sionon Bashki­mi Evropi­an ne niv­el ven­dor dhe rajon­al.
 
Ne 2011 po orga­ni­zo­hen 10 vizita te tilla studi­more. Del­e­ga­cioni i Bashkim­it Evropi­an ne Shqiperi punon ngusht­e­sisht me shoqatat e qev­eris­jes ven­dore ne iden­ti­fikimin e pje­se­mar­resve ne viz­itat qe deri me tani jane fokusuar ne zhvil­lim­in rur­al, efik­a­sitetin e energjise, pro­movimin e tur­izmit, trashegimine kul­tur­ore dhe tra­jn­imin e arsim­imin pro­fe­sion­al. Une i nxis qe te gjithe kryetaret e zgjed­hur te bashkive te vazh­do­jne te per­dorin shoqatat e qev­eris­jes ven­dore ne interes te per­bashket te votuesve qe ju kane dhene ju man­datet demokratike. Gru­pet e intere­sit duhet te flasin me nje ze nese duan te degjo­hen nga qev­eris­ja qen­drore dhe autoritetet e tjera shteterore. Nje shoqate eshte nje plat­forme per dia­log kon­struk­tiv mes kryetareve te bashkive te zgjed­hur, qe per­faqe­son interesin e anetareve te saj pavare­sisht perkate­sive te ndryshme poli­tike. Kjo plat­forme mund te sher­be­je si nje ure per komu­nikimin mes autoriteteve ven­dore dhe atyre qen­drore. Kjo ndih­mon qev­eris­jen ven­dore te behet nje aktor efek­tiv ne har­timin e poli­tikave dhe strategjive si dhe ne pro­cesin e ligjber­jes. Se fund­mi, do doja t’ju nxis ju, kryetareve te rinj te zgjed­hur, te punoni se bashku me autoritetet e qev­eris­jes qen­drore drejt per­sh­pe­j­tim­it te reformes se decen­tral­izim­it ne Shqiperi duke per­mire­suar kesh­tu sher­bimet pub­like per njerez­it e komu­niteteve tua­ja ven­dore.


* Ambasador, shef i Del­e­ga­cionit te Bashkim­it Evropi­an ne Shqiperi. Fjala e mba­j­tur dje ne kon­fer­en­cen per “Forcimin e kapaciteteve dhe bashkepunim­it te te zgjed­hurve ven­dore ne Shqiperi”

 

 

 


 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim