U desh­en vetem tre min­u­ta per te çbllokuar atë që kishte shumë muaj që zvar­ritej. Mira­ti­mi i Bux­hetit të Bashk­isë Korçe u mirat­ua diten e enjte (25.08 2011) vetem me votat e mazho­rancës së majtë, të cilët zotëro­jnë 19 nga 35 man­datet që ka ky këshill, në një sal­lë ku e djath­ta kishte der­guar vetëm 6 nga 16 anë­tarët e saj.
 
Bux­heti pati nje odise të gjatë që nis para zgjed­hjeve të 8‑të majit. Ne atë kohë këshilli zotëro­hej prej shu­micës së djathtë, falë votive të LSI- së e cila kaloi djath­tas pas zgjed­hjeve par­la­mentare të 2009-ës. Në mua­jt e parë të këtij viti, kohë kur duhej të ishtë mirat­u­ar nor­mal­isht Bux­heti i vitit 2011, kjo shu­micë arri­ti ta bllokonte punën e ekzeku­tiv­it me argu­mentin se inves­timet e parashikuara në bux­het nuk ishin drej­tu­ar aty ku duhet, por iu bënin jehonë pref­er­en­cave poli­tike të Kryetar­it Peleshi.
 
Pas 8‑të majit, kur Kryetari aktu­al jo vetëm që rikon­fir­moi man­datin e tij, por fitoi bind­shëm edhe në Këshillin Bashki­ak, fil­loi riku­per­im­in e “dëmeve” që kishte pasur ato dy vite që kishte Këshillin në opo­nencë. Por, edhe pas kri­jim­it të këshillit të ri me mazho­rancë social­iste, për shka edhe të mua­jve të pushimeve verore, të majtët nuk arritën për 2 mbled­hje me rrad­hë tësig­uronin shu­micën që iu duhej për mira­timin e këtij Bux­heti.
 
Ata kërkuan kon­sen­susin e së djathtës, por kjo nuk e dha me argu­mentin se ne këtë bux­het shke­len disa nene nga ligji që rreg­ul­lon punët e Pushtetit Lokal .
 
Në mbled­hjen e ditës së enjte (dt 25 Gusht 2011), e cila ka qënë një nga më të shkur­trat në his­tor­inë 20-vjeçare të pushtetit local plu­ral­ist në Korçë, pasi fil­loi në orën 09.50 dhe mbaroi më 10.15, këshill­trët e djathtë nëprm­jet zon­jës Ari­ana Pupa, u shpre­hën se “ne nuk e mira­to­jmë pasi vëre­jt­jet tona për Bux­hetin nuk u mor­rën parasysh.
 
I men­jëher­shëm ka qënë reag­i­mi i kreut të Bashk­isë që tha se: “Mosvo­ti­mi nga ana e të djathtëve tre­gon për një papërgjegjsh­mëri që është jo poli­tike, por navitet poli­tik. Fak­ti që edhe pas 9 mua­jsh të fil­limvi­tit, Bashkia për fajin tuaj (të të djathtëve) nuk ka bux­het tre­gon se ju nuk e përligjni bes­imin qe iu kanë dhënë votue­sit. Kundër­sh­ti­mi juaj nuk ka asnje argu­ment teknik dhe ligjor, ju kërkoni vetëm që nga ky Bux­het të jepën për Këshillin e Qarkut 180 miljon lekë, cka do të thotë 4 rrugë ose 12 lul­ishte më pak për kët qytet. Ne nuk mund tua japim lekët e tak­sapaguesve të qytetit, që ju më pas tua jep­ni komu­nave tua­ja”.
 
Pas fjalës së Kryear­it Peleshi drejtue­si i Këshillit hapi votimin dhe , vetëm me votat e të majtëve , që këtë herë mer­rnin pjesë pa asnjeë mungesë në mbled­hje, bux­heti u mirat­ua.

Erget Cenol­li,  gazetar/ZTQ Korce

 

Shkarko bux­hetin 2011 ne excel

 

Mbled­h­ja e Keshillit Bashki­ak Korce Dt. 25.8.2011 from Qen­dra CIP on Vimeo.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim