Në kuadër të pro­jek­tit STAR3 “Mbështe­ja dhe Avanci­mi i Refor­mave të Qev­eris­jes Ven­dore”, Qen­dra për Çësht­je të Informim­it Pub­lik, INFOÇIP, në cilës­inë e Part­ner­it po zba­ton kom­po­nentin “Pro­movi­mi i Kon­sul­tim­it Pub­lik dhe Pjesë­mar­rjes në Niv­el Ven­dor”. Përmes këtij kom­po­nen­ti do të asis­to­hen 7 bash­ki për zhvil­lu­ar një prak­tikë të qën­drueshme të kon­sul­tim­it pub­lik, kon­form parashikimeve ligjore në fuqi në Repub­likën e Shqipërisë. Plan­i­fiki­mi i deta­juar dhe për­dori­mi i meto­dave ino­va­tore për një angazhim domethënës në kon­sul­time, duke përf­shirë teknologjinë e infor­ma­cioni do të jënë objek­tiv krye­sor i kësaj asis­tence.

 

Asis­ten­ca do të ketë në fokusin e saj degën ekzeku­tive të bashk­isë, si pjesë inte­grale e cik­lit vendi­mar­rës dhe poli­tik­bër­jes në niv­el të qev­eris­jes ven­dore. 

 

Shtatë (7) bash­ki do të përzgjid­hen për pilo­timin e këtij kom­po­nen­ti në bazë të kritereve të para­cak­tu­ara. STAR 3 syn­on kri­jimin e një prak­tike të mirë dhe të rep­likueshme edhe në bashk­itë e tjera. Kri­ji­mi i një stan­dar­ti të unifikuar për pro­ce­set e kon­sul­tim­it në niv­el ven­dor, me fokus degën ekzeku­tive si ini­ci­uese e cik­lit vendi­mar­rës dhe përgjegjëse për imple­mentin e tij, është objek­tiv i kësaj asis­tence teknike.

 

Iden­ti­fiki­mi dhe përzg­jed­h­ja e 7 bashkive do të bëhet nëpër­m­jet një pro­ce­si të hapur dhe gjithëpërf­shirës. Shpre­h­ja e intere­sit nga ana e bashkive për t’u bërë pjesë e këtij pro­gra­mi asis­tence  i para­prin vlerësim­it të kritereve.  INFOÇIP do të lehtë­so­jë dhe asis­to­jë me kapacitete teknike pro­cesin nëpër të cilin do të kalo­jnë bashk­itë e përzg­jed­hu­ra.

 

Për bashk­itë e selek­sionuara do të har­to­hen një raport vlerësi­mi mbi bazën e të cilit do të për­cak­to­hen ter­mat konkretë të asis­tencë. Për secilën nga bashk­itë e përzg­jed­hu­ra, INFOCIP do të asis­to­jë har­timin e plan­eve vje­tore sipas një stan­dar­ti të avan­cuar i cili mban parasysh funk­sionet e bashk­isë si dhe detyrimet ligjore për orga­niz­imin e kon­sul­timeve sipas kërke­save ligjore në fuqi.

 

  • Për secilën nga bashk­itë e përzg­jed­hu­ra, STAR3/INFOCIP do të ofro­jë mjete për të imple­men­tu­ar pro­cesin kon­sul­ta­tiv si dhe për të rrit­ur poz­i­tivisht impak­tin e tij në cik­lin vendi­mar­rës.
  • Plan­et vje­tore të kon­sutim­it pub­lik do të mod­e­lo­hen dhe imple­men­to­hen përmes asis­tencës teknike që STAR 3/INFOCIP do të vërë në zba­tim në kuadër të këtij kom­po­nen­ti.
  • Në bashk­itë që do të bëhen pjesë e tij pro­gra­mi asis­tence, do të zhvil­lo­hen 14 sean­ca kon­sul­timesh pub­like 92 për secilën bash­ki përftuese).
  • STAR 3/INFOCIP do të asis­to­jë bashk­itë për har­timin e raporteve vje­tore për kon­sul­timin pub­lik dhe doku­men­timin e plotë të prak­tikës kon­sut­ta­tive bren­da vitit 2022.
  • Stafet përgjegjëse të bashkive që do përzgjid­hen për këtë pro­gram do të tra­jno­hen si dhe do të pajisen me setin e plotë tem­plat­eve për plan­i­fikimin e kon­sul­timve si dhe rapor­timin e tyre peri­odik (gjashtë-mujor dhe vje­tor).
  • STAR 3/ INFOCIP do të asis­to­jë bashk­itë përftuese të dis­emi­no­jnë prak­tikat e mira edhe në bashk­itë e tjera duke kri­juar një mjedis të fryt­shmë ndërvep­ti­mi me syn­im pasurim­in e prak­tikës.

 

   HAP THIRRJEN E PLOTE                                         HAP FORMULARIN E APLIKIMIT

 

Bashk­itë e intere­suara duhet të dër­go­jnë një Letër Motivi­mi të fir­mo­sur dhe vulo­sur nga Kryetari/Kryetarja e Bashk­isë në adresën qendra@infocip.org, me tit­ull “Shpre­hje Intere­si për Pro­gramin e Kon­sul­tim­it Pub­lik’’. Afati i dorëzim­it: 2 Mars 2022, ditë e martë, ora 23:59.

KONSULTIMI PUBLIK DHE PJESEMARRJA

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim