Gjyka­ta e Apelit Korçë rezul­ton te jete nder me te preku­rat nga pro­ce­si i Vetingut.  Tru­pa e manget gjyqe­sore, gjyqtaret e “marre borxh” per­mes skemes se delegim­it, por edhe pan­demia e COVID 19, qe mbyl­li per tre muaj dyert e gjykates per pub­likun, shkak­tu­an një përke­qes­im të ndjeshem të treguesve të efi­ciencës.

 

Nga anal­iz­i­mi i të dhë­nave, rezul­ton se, gjatë vitit 2020, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor në Gjykatën e Apelit Korçë, për të dyja dhomat e mar­ra së bashku ka qenë 172.2 ditë. Kjo mesa­tare apliko­het vetëm mbi çësht­jet e themelit që janë vendimuar në vitin 2020. Vendimet e ndër­m­jetme dhe urdhrat e ekzeku­tim­it nuk janë pjesë e këtij vlerësi­mi.

 

Nga të dhë­nat e anal­izuara, rezul­ton se në 2020-ën tregue­sit e Dhomës Penale janë përke­që­suar me 13.7% kra­ha­suar me vitin 2019 sa i për­ket kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it për çësht­jet e themelit të anal­izuara nga INFOÇIP. Kra­ha­suar me 2016-ën, vihet re një përke­qësim me 10 % në gjashtë­mu­jorin e parë të 2019-ës. Sa i për­ket Dhomës Civile, vihet re gjithash­tu një përke­qësim me 52.5% në vitin 2020 kra­ha­suar me 2019-ën. Kon­sta­to­het gjithash­tu një rënie me 50% në 2020-ën, kra­ha­suar me 2016-ën.  HAP KETU RAPORTIN NE PDF

 

korca

 

Anal­iza e të dhë­nave sug­jeron se ka një përke­qësim të treguesve në vitin 2020 sa i takon kohëzg­jat­jes së arsyetimit/dorëzimit të dos­jeve gjyqë­sore. Rezul­ton se Gjyka­ta e Apelit Korçë ka një përke­qësim me 150 % në 2020-ën, kra­ha­suar me 2019-ën, ndërko­hë në kra­hasim me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 300% sa i për­ket tregue­sit të kohëzg­jat­jes së arsyetimit/dorëzimit të dos­jeve gjyqë­sore.

 

Nga të dhë­nat e anal­izuara, rezul­ton se në 2020-ën tregue­sit janë përke­që­suar me 122% për Dhomën Penale kra­ha­suar me 2019-ën, ndërko­hë në kra­hasim me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 288% sa i për­ket këtij tregue­si.

 

Sa i për­ket Dhomës Civile ka një përke­qësim me 226 % në 2020-ën, kra­ha­suar me vitin paraard­hës. Ndërko­hë kra­ha­suar me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 397% sa i për­ket këtij tregue­si.

 

vonesa arsyetim, korce

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim