Për vitin 2020, INFOÇIP mblod­hi dhe anal­i­zoi 526 vendime për çësht­je themeli dhënë nga Gjyka­ta e Apelit Shkodër. Prej këtyre, 329 çësht­je themeli janë shqyr­tu­ar nga Dhoma Civile e kësaj Gjykate, ndërko­hë që 197 nga Dhoma Penale. (totali vje­tor, sipas regjis­trave të gjykatës, është 527 çësht­je themeli).

 

Nga anal­iz­i­mi i të dhë­nave, rezul­ton se, gjatë vitit 2020, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor në Gjykatën e Apelit Shkodër, për të dyja dhomat e mar­ra së bashku ka qenë 435 ditë. Kjo mesa­tare apliko­het vetëm mbi çësht­jet e themelit
që janë vendimuar në vitin 2020. Vendimet e ndër­m­jetme dhe urdhrat e ekzeku­tim­it nuk janë pjesë e këtij vlerësi­mi.

 

Të vlerë­suara veç e veç, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­je civile themeli ka qenë 448.2 ditë ndërko­hë që kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­jet penale themeli ka qenë 413 ditë.

 

Sa i takon arsyetim­it dhe dorëzim­it të vendimeve për­fundimtare për çësht­jet e themelit në vitin 2020 nga Gjyka­ta e Apelit Shkodër, nga vlerësi­mi tem­atik rezul­ton se mesa­tar­ja e të dyja dhomave të mar­ra së bashku është 38.1 ditë. Kohëzg­jat­ja e arsyetimit/dorëzimit të vendim­it për çësht­je civile themeli rezul­ton mesa­tar­isht 37.6 ditë ndërko­hë ajo për çësht­jet penale rezul­ton 38.5 ditë.

 

ARSYETIMI SHKODER

 

Anal­iza e të dhë­nave sug­jeron se ka një përke­qësim të treguesve në vitin 2020 sa i takon kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it të dos­jeve gjyqë­sor. Rezul­ton se Gjyka­ta e Apelit Shkodër ka një përke­qësim me 24% në 2020-ën, kra­ha­suar me 2019-ën. Ndërko­hë në kra­hasim me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 47% sa i për­ket tregue­sit të kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it gjyqë­sor.

 

Nga të dhë­nat e anal­izuara, rezul­ton se në 2020-ën tregue­sit janë përke­që­suar me 17% për Dhomën Penale kra­ha­suar me 2019-ën, ndërko­hë në kra­hasim me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 56% sa i për­ket këtij tregue­si. Sa i për­ket Dhomës Civile, ka një përke­qësim me 28.6% në 2020-ën, kra­ha­suar me vitin paraard­hës. Kra­ha­suar me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 38% sa i për­ket këtij tregue­si.

 

HAP RAPORTIN E PLOTE NE PDF

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim