Për vitin 2020, INFOÇIP anal­i­zoi 265 vendime për çësht­je themeli dhënë nga Gjyka­ta e Apelit Gjirokastër. Prej këtyre, 185 çësht­je themeli janë shqyr­tu­ar nga Dhoma Civile e kësaj Gjykate, ndërko­hë që 80 të tjera janë shqyr­tu­ar nga Dhoma Penale. Totali vje­tor, sipas regjis­trave të gjykatës, është 270 çësht­je themeli të për­fun­d­uara në vitin 2020.

 

Nga anal­iz­i­mi i të dhë­nave, rezul­ton se kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, për të dyja dhomat e mar­ra së bashku ka qenë 144.4 ditë gjatë vitit 2020 për çësht­jet e themelit. Vendimet e ndër­m­jetme dhe urdhrat e ekzeku­tim­it nuk janë pjesë e këtij vlerësi­mi tem­atik. Të vlerë­suara veç e veç, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­je civile themeli ka qenë 148.7 ditë ndërko­hë që kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­jet penale themeli ka qenë 134.6 ditë.

 

Anal­iza e të dhë­nave sug­jeron se gjatë vitit 2020 ka një përke­qësim me 51% kra­ha­suar me 2019-ën sa i për­ket tregue­sit të kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it gjyqë­sor. Ndërko­hë vihet re se Gjyka­ta e Apelit Gjirokastër ka një përke­qësim me 57 % në vitin 2020, kra­ha­suar me 2017-ën. Hap Raportin e Plotë në PDF 

 

gjirokastra

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim