Për vitin 2020, INFOÇIP mblod­hi dhe anal­i­zoi 560 vendime për çësht­je themeli dhënë nga Gjyka­ta e Apelit Dur­rës. Prej këtyre, 384 çësht­je themeli janë shqyr­tu­ar nga Dhoma Civile, ndërko­hë që 176 të tjera shqyr­tu­ar nga Dhoma Penale. Totali vje­tor, sipas regjis­trave të gjykatës, është 562 çësht­je themeli.

 

Nga anal­iz­i­mi i të dhë­nave, rezul­ton se, gjatë vitit 2020, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor në Gjykatën e Apelit Dur­rës, për të dyja dhomat e mar­ra së bashku ka qenë 388 ditë. Kjo mesa­tare apliko­het vetëm mbi çësht­jet e themelit që janë vendimuar në vitin 2020. Vendimet e ndër­m­jetme dhe urdhrat e ekzeku­tim­it nuk janë pjesë e këtij vlerësi­mi.

 

Të vlerë­suara veç e veç, kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­je civile themeli ka qenë 419.8 ditë ndërko­hë që kohëzg­jat­ja mesa­tare e shqyr­tim­it gjyqë­sor për çësht­jet penale themeli ka qenë 318.5 ditë.

 

kohezgjatja krahasim apel durres

 

KRAHASIMI I KOHËZGJATJES SË SHQYRTIMIT GJYQËSOR 2016–2020

Anal­iza e të dhë­nave sug­jeron se ka një përke­qësim të treguesve në vitin 2020 sa i takon kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it të dos­jeve gjyqë­sore. Rezul­ton se Gjyka­ta e Apelit Dur­rës ka një përke­qësim me 22% në 2020-ën, kra­ha­suar me 2019-ën. Ndërko­hë në kra­hasim me vitin 2016 vihet re një për­mirësim me 14.8% .

 

Nga të dhë­nat e anal­izuara, rezul­ton se në 2020-ën tregue­sit janë përke­që­suar me 17.8% për Dhomën Penale kra­ha­suar me 2019-ën, ndërko­hë në kra­hasim me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 2.6% sa i për­ket tregue­sit të kohëzg­jat­jes së shqyr­tim­it gjyqë­sor.

 

Sa i për­ket Dhomës Civile, ka një rënie me 22.8% në 2020-ën, kra­ha­suar me vitin paraard­hës. Ndërko­hë, kra­ha­suar me vitin 2016 vihet re një përke­qësim me 16.3% sa i për­ket këtij tregue­si.

 

HAP STUDIMI E PLOTE NE PDF

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim