Prof. Dr. Mige­na Leskoviku, eksperte e te drejtes kushtetuese ka argu­men­tu­ar parimet dhe zgjid­hjet e dhena ne draftin e per­gat­i­tur “Per ref­er­en­dumet ne RSH”, ne Tryezen e dyte Kom­betare te NISMES PER REFERENDUMIN, ora­ganizuar nga INFOCIP.
 
Në refer­atin e saj ajo u ndal ne tipologjite e ref­er­en­dumeve si dhe ne prob­lemin e kri­juar nga amendimet e fun­dit kushtetuese per rez­er­ven ekskluzive te Kuven­dit per ndryshimin e Kushte­tutes, pa i lene fare hape­sire qytetareve por te marre nis­men per ndryshime te aktit themeltar.

 

 

Si në draftin para­prak, ash­tu edhe në for­matin aktu­al të kon­solid­uar nga INFOÇIP, pro­jek­tligji difer­en­con dy kat­e­gori bazë për ushtrim­in direkt të sovran­itetit të pop­ul­lit: ref­er­en­du­min e përgjthshëm dhe ref­er­en­du­min ven­dor.

 

Ref­er­en­dum i përgjithshëm është ref­er­en­du­mi që zhvil­lo­het në një ditë në të gjithë ter­ri­torin e Repu­bikës së Shqipërisë dhe rezul­tati i tij ka fuqi detyruese të përgjithshme.  Ref­er­en­du­mi ven­dor është një nga mekanizmat/format e vetqev­eris­jes ven­dore, ku banorët e një njësie të qev­eris­jes ven­dore shpre­hen me votim të drejt­për­drejtë për çësht­je që kon­sidero­hen  me rëndësi komu­nitetin të cilat janë nën juridik­sion­in dhe autoritetin vendi­mar­rës të një­sive të qev­eris­jes ven­dore ku ata bano­jnë.

 

Si ref­er­en­dumet e përgjithshme edhe ato ven­dore mund të ini­cio­hen nga “Lart-Poshtë” dhe nga “Poshtë-Lart”. Për të parat, nis­mën ref­er­en­dare e ka si rreg­ull organi për­faqë­sues në niv­el qën­dror (Kuven­di) dhe ven­dor (këshilli bashki­ak ose këshilli i qarkut).

 

Për ref­er­en­dumet e përgjithshme të inicuara nga Poshtë-Lart, pop­ul­li ka të drejtë përmes 50 mijë zgjed­hësve të kërko­jë shfuqiz­imin e një ligji si dhe t’i kërko­jë Pres­i­den­tit të Repub­likës që çësht­je të një rëndësie të veçan­të të voto­hen direkt në pop­ull. Në respekt të opin­ion­it të Komi­sion­it të Vene­cias, që mban datën 27 Shta­tor 1999, rëndësi e veçan­të e një çësht­je për­cak­to­het a‑priory dhe a‑fortiory nga kap­ja e pragut prej 50 mijë fir­mash nis­mëtare. Ky është një numër shumë domethënës votash për një vend me elek­torat të pakët si Shqipëria. Largimet demografike dhe pamundësia aktuale e përthith­jes së votës së  emi­grantëve  në vendet e tyre të rezi­dencës sug­jero­jnë se dhë­nia e mira­tim­it (con­sent-it) para­prak të 50 mijë shte­tasve më të drejtë vote për mba­jt­jen e një ref­er­en­dum është tregues i mjaftuesh­më se çësht­ja e shtru­ar për ref­er­en­dum ka “rëndësi të veçan­të”.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim